LIVE UPDATES
Politike

“Rama provoi të bënte dirigjentin, disa i bëri për të qeshur”/ Analiza e DW: Zgjerimi i BE-së mbetet karuzel bllokadash

Samiti Ballkan-BE u solli vendeve të Ballkanit Perëndimor para dhe premtime për anëtarësim në BE. Por hapat konkrete drejt anëtarësimit munguan.

14 Dhjetor 2023, 08:36 Nga I.A
“Rama provoi të bënte dirigjentin, disa i bëri për
Foto nga samiti

BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama provoi të bënte dirigjentin, teksa krerët e shteteve të BE-së dhe Ballkanit po rreshtoheshin për fotografi. Disa i bëri për të qeshur,  por të tjerë ishin të shpërqendruar në axhendat e tyre. Një pamje që përshtatej me gjendjen e BE-së kur është fjala për zgjerimin.  Se, ndryshe nga ç'ishin shpresat, as Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut nuk e mësuan se kur do të fillojnë kapitullin e parë të bisedimeve, as Bosnja-Hercegovina, nëse do të nisë bisedime, as Mali i Zi e Serbia se si do të vijojnë me negociatat, dhe as Kosova, se kur do t'i hiqen masat ndëshkuese dhe do t'i konsiderohet kërkesa për statusin e kandidates. Kryeministrja serbe, Anna Brnabiç dhe presidentja kosovare Vjosa Osmani, të cilat përfaqësonin dy vendet fqinjë në grindje, do të dërgojnë në atdhe porosinë: të ecet përpara me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çtensionimin e situatës.  

Proces gradual i anëtarësimit

Në vend të hapave konkrete të anëtarësimit, në deklaratën e përbashkët u përsërit premtimi për anëtarësim të Ballkanit në BE, dhe përshpejtimin e këtij procesi, nëpërmjet "integrimit gradual", siç do ta quante atë sekretari i Këshillit të BE-së, Charles Michel, në konferencën e përbashkët me kryetaren e komisionit, Ursula von der Leyen. 

Këshili i BE përsëriti kërkesën për reforma, por vuri edhe disa fonde të reja në dispozicion: Ato janë për projekte prej gjithsej 680 milionë euro, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe promovimin e energjisë së rinovueshme, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bllokuara 

Shqipëria për momentin ndodhet në grindje me Greqinë për shkak të Fred Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës, që edhe pas shtatë muajsh ndodhet në paraburgim. Maqedonia e Veriut bllokohet prej disa vitesh nga Bullgaria, e cila tani kërkon që Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën. Por qëndrimi përfundimtar i Greqisë dhe Bullgarisë do të merret vesh gjatë samitit dy ditor që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Në samitin e rregullt do të flitet kryesisht për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë. Gjermania e mbështet këtë, sipas një deklarate të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Bundestag. Por vende si Austria dhe Hungaria janë kundër bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin. Austria kërkon që nëse çelen negociatat me Ukrainën, të çelen edhe me Bosnjë-Hercegovinën. Por këtë e kundërshton Gjermania. Sipas saj, Bosnja-Hercegovina, nuk është ende gati. 

Pikërisht janë këto bllokada të njëpasnjëshme, që e kthejnë çështjen e zgjerimit në një proces të tejzgjatur. Kancelari gjerman, Olaf Scholz dëshiron t'i japë fund këtyre bllokimeve për shkak të çështjeve dypalëshe, siç janë ato mes Greqisë dhe Shqipërisë apo Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalimit në Bundestag ai foli për reformimin e BE-së dhe u shpreh kundër vendosjes së vetos për çdo fazë të zgjerimit: Parlamentet kombëtare mund të vendosin për çeljen ose jo të negociatave, por jo për çdo fazë, tha ai. Ai tha, se vende që kanë bërë reforma, si për shembull Shqipëria, duhen vlerësuar, përndryshe dëmtohet i gjithë procesi.

Marrë nga DW

edi rama anna brnabiç vjosa osmani samiti be-ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë