LIVE UPDATES
Politike

"Rama provokon qytetarët"/ Berisha: U bëj thirrje t’i gjuani me domate dhe vezë kudo që t’i shihni

Berisha pretendoi se qeveria ka humbur çdo legjitimitet dhe se zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar nën ndikimin e krimit të organizuar, duke rënduar më tej situatën politike në vend.

9 Janar 2026, 12:00 Nga I.A

"Rama provokon qytetarët"/ Berisha: U bëj thirrje t’i

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ashpërsoi tonet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke e akuzuar për provokim të qëllimshëm të qytetarëve dhe për përdorim politik të drejtësisë. Gjatë fjalës në tryezën opozitare, Berisha u ndal te përmbytjet në Durrës dhe mungesa e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa e cilësoi dërgimin e ministres Belinda Balluku në zonën e Urës së Mifolit si një akt provokativ.

Ai pretendoi se qeveria ka humbur çdo legjitimitet dhe se zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar nën ndikimin e krimit të organizuar, duke rënduar më tej situatën politike në vend.

"Dhe tani së fundmi nuk heq imunitetet. Do t’u lutem çdo shqiptari të rikthehet pak në vitet 2005-2013. Çdo kërkesë, në mënyrë absolute, e paraqitur nga prokuroria, pavarësisht nga konsideratat politike për atë prokurore, është zbatuar pa asnjë lloj komenti. Përkundrazi, çdo ministër që u kërkua nga prokuroria të hetohet, ka dorëzuar vetë imunitetin. Ja ku është Fatmir Mediu, imunitetin dhe dorëheqjen. Ai tjetri, Lulzim Basha, dy herë imunitetin. Ilir Meta, pa e thirrur vetë ata, më erdhi në zyrë, tha unë tani do jap dorëheqjen, kjo është shpifje që kanë bërë, është një manipulim i shiritit. Por unë nuk do shkoj atje si zëvendëskryeministër, por do shkoj si qytetar i thjeshtë. Ky është kodi i njeriut me integritet që nuk do të rëndojë dhe që nuk ka frikë nga asgjë. Kurse ky përdor drejtësinë, segmente të drejtësisë për të bllokuar drejtësinë.

Është një lloj grushti shteti që bën. Dhe në një akt provokativ ndër më të ulëtit, e kishte dërguar dje Lubi Ballukun tek Ura e Mifolit. Iu bëj thirrje qytetarëe, kudo që të shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate. Këta janë shkaktarë kryesorë të fatkeqësive tuaja. I dëgjuat sot, po shpifet. Çfarë po shpifet? Më falni, dy hidrovorët e Durrësit, ai i Hamallës pa asnjë pompë në funksion, të vjedhura pompat dhe motorët e pompave. Këtu i kam. Kanë vënë pompa nafte me 30 litra ujë. Tjetrit nuk i punojnë pompat. Durrësi është përmbytur në mënyrë apokaliptike. Të mos harrojmë se aty ka qenë kënetë, dhe nëse ujërat nuk hiqen, aty nuk jetohet më.

Dhe ky, me shpifje thotë, nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, sepse gjendja e jashtëzakonshme në ligjet e vendit, në Kushtetutë, ajo e detyron pastaj t’u përgjigjet qytetarëve. E detyron që fondin rezervë ta çojë drejt tyre në radhë të parë. Po jo, thotë, po na përçajnë thotë. Mund të rri dhe të numëroj shumë më shumë, por duhet të them këtu se kjo qeveri nuk ka asnjë orë legjitimitet. Është faktuar se ka ardhur nga zgjedhje farsë elektorale. Është e provuar kjo. Në rekomandimet e Këshillit të Europës për zgjedhjet në Shqipëri, thuhet të ndahet partia nga shteti. Do të thotë që zgjedhjet janë zhvilluar si në kohën e Enver Hoxhës, por me pluralizëm fiktiv. Në Parlamentin Europian, kryetari i delegacionit të PE që monitoroi zgjedhjet, deklaroi se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rrotacionin politik. Pra, mban në pushtet Edi Ramën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj