Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi këtë si një dëshmi të funksionimit të një mekanizmi të errët pushteti dhe presioni politik, që sipas tij shtrihet në nivelet më të larta të qeverisjes.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Ergys Agasit, duke deklaruar se ai ka luajtur një rol kyç në largimin e tre ministrave të Brendshëm. Gjatë fjalës së tij në dëgjesën me partitë opozitare, Berisha u shpreh se Agasi kishte rol kryesor dhe në organizimin e marrjes peng të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për llogari të Ramës.
Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi këtë si një dëshmi të funksionimit të një mekanizmi të errët pushteti dhe presioni politik, që sipas tij shtrihet në nivelet më të larta të qeverisjes.
"Kurse shqiptarët përjetojnë një narko-diktaturë. Ato diktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Kanë futur në parlamentin aktual 28 deputetë me listë. Ato marrin çdo vendim, emërojnë çdo ministër. Ju rikujtoj këtu se Ergys Agasi, për llogari të bandave dhe të tij, ka larguar nga detyra 3 ministra të brendshëm. Kush ishte Ergys Agasi? Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës. Njeriu më i afërt. Njeriu që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano. Pra, ky regjim ka shkatërruar Shqipërinë në një rrezik për Europën. Imagjinoni ju se çfarë është ky regjim për qytetarët e vet. Ministrat, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtorë agjencish, janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit. Ka shndërrruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të drogës në Europë. Ky vend ka sot treguesin e ndërtimit 300 përqind më të lartë se mesatarja e BE.
Çmimet janë stratosferike, ndërtimet nuk kanë të ndalur. Imagjinoni ku po shkon vendi ynë. Ky vend, në qoftë se Maduro me politikat e tij ka detyruar 20 përqind të venezuelasve të largohen, Edi Rama me politikat e tij ka detyruar mbi 43 përqind të shqiptarëve të largohen nga Shqipëria në 10 vite. E tha bukur një pensionist, që jetonte me remitancat që i vinin, ky tha, ma shkatërroi euron, e kisha rreth 1400, tani e kam rreth 960. Imagjinoni se si atij iu përgjysmua ai pension që i dërgonin familjarët. Pa llogaritur këtu me mijëra ndërmarrje eksporti, që të gjitha punojnë me euro, falimentuan. Dhe ata që falimentojnë ata nisen drejt Europës për një kafshatë, për një punë. Me mijëra punëtorë, intelektualë, 720 mijë të rinj. Sot shqiptarët kanë treguesin e lindshmërisë në botë për shkak të emigracionit, sipas OKB. Kanë rënien më të madhe të popullatës. Kanë prej vitit 2018 një vdekshmëri, mijëra qytetarë vdesin më shumë se sa lindin. Kombi është në rrugën e zhdukjes," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi situatën politike, institucionale dhe shoqërore n&eum...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë denoncime të forta mbrëmjen e kaluar në intervistën e 4 ...
KQZ KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare t&e...
DURRËS- Lëvizja Bashkë ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një protestë para Bashkisë së D...
Arben Ahmetaj Në muajin Tetor 2025, persona ende ta paidentifikuar, por që ka dyshime të forta se kanë prapavijë me botën e e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për situatën e përmbytjeve duke renditur të gjitha masat e marra për kë...
Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se qeveria ka vënë në dispozicion mbi 50 milionë euro p&...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro deklaroi se 54 shkolla kanë ndërprerë sot procesin mës...
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha se gjatë këyre ditëve të vështira,&n...
Pirro Vengu TIRANË- Ministri i Mbrojtjes ,Pirro Vengu u shpreh se janë të angazhuar 502 forca në terren lidhur me situatën...