Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Tani, KQZ-ja është e gatshme që të shpallë rezultatin përfundimtar, tha zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave.
Tani, KQZ-ja është e gatshme që të shpallë rezultatin përfundimtar, tha zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.
“Por, sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, theksoi Elezi.
Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit. Pikërisht për votat me postë, në PZAP është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka kërkuar shufqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.
Sipas rezultateve preliminare, LVV-ja e Albin Kurtit ka shënuar rezultatin më të mirë në zgjedhje ndonjëherë, duke fituar 51.11 për qind të votave apo përkthyer në vota, ky subjekt mori 486.994 vota që i japin 57 vende në Kuvend.
Kreu i kësaj partie, Albin Kurti, është personi më i votuar në Kosovë duke marrë 40.4.023 vota. Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 vende në Kuvendin prej 120 deputetësh.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 vende në organin ligjvënës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, e afërt me Beogradin zyrtar – do të ketë nëntë nga dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb. Një deputet nga radhët e komunitetit serb do ta ketë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit. Ndërkaq, të dhjetë vendet e tjera të garantuara për komunitetet pakicë joserbe janë shpërndarë në disa parti dhe koalicione.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 për qind e trupit votues. LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se synon formimin e shpejt të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor. Kurti më pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e Qeverisë, por as Glauk Konjufca nga LVV-ja./REL
DURRËS- Lëvizja Bashkë ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një protestë para Bashkisë së D...
Arben Ahmetaj Në muajin Tetor 2025, persona ende ta paidentifikuar, por që ka dyshime të forta se kanë prapavijë me botën e e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për situatën e përmbytjeve duke renditur të gjitha masat e marra për kë...
Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se qeveria ka vënë në dispozicion mbi 50 milionë euro p&...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro deklaroi se 54 shkolla kanë ndërprerë sot procesin mës...
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha se gjatë këyre ditëve të vështira,&n...
Pirro Vengu TIRANË- Ministri i Mbrojtjes ,Pirro Vengu u shpreh se janë të angazhuar 502 forca në terren lidhur me situatën...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku ka folur në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të E...
Edi RAMA TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të dhënë...
Edi Rama TIRANË- Sot në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në godinën qeveritare Komit...