LIVE UPDATES
Politike

Nga AKSHI te Porto Romano, çfarë denoncoi Arben Ahmetaj mbrëmjen e kaluar: '5 E.R.' po plaçkit vendin

Dosja.al, ka bërë një përmbledhje të të gjitha denoncimeve që Ahmetaj bëri mbrëmjen e kaluar, duke u fokusuar nga tenderat e AKSHI-t, te porti i Porto Romanos dhe deri te projekti i firmosur pak javë më parë 'Smart City'. 

9 Janar 2026, 10:41 Nga Izmir Akulli
Nga AKSHI te Porto Romano, çfarë denoncoi Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë denoncime të forta mbrëmjen e kaluar në intervistën e 4 të dhënë për 'Çim Peka Live'. Nga Zvicra, ku dhe u mbajt intervista, Ahmetaj foli me fakte dhe shifra në lidhje me disa afera që sipas tij, po vjedhin taksat e shqiptarëve, duke u kamufluar si investime në të mirë të vendit.

Dosja.al, ka bërë një përmbledhje të të gjitha denoncimeve që Ahmetaj bëri mbrëmjen e kaluar, duke u fokusuar nga tenderat e AKSHI-t, te porti i Porto Romanos dhe deri te projekti i firmosur pak javë më parë 'Smart City'. 

Porto Romano 

Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmjen e kaluar se kompania gjermane “Lidl” ka marrë një koncesion 35-vjeçar (me të drejtë rinovimi edhe për 35 vite të tjera) për një terminal doganor në Porto Romano, ndërkohë që porti i ri ende nuk është ndërtuar. Sipas tij, qeveria ka kryer shpronësime duke përdorur argumentin e interesit publik, por aseti në fakt kalon në duart e një subjekti privat për dekada të tëra.

 "Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t’i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik.

Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme,  kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë. Nuk jam Ansa dhe as 007-a. Unë ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. Të gjitha dosjet do t’i jap me vete. Dhe është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore," tha Ahmetaj.

Projekti “Smart City”

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj foli dhe për projektin kombëtar 'Smart City' për instalimin e kamerave të survejimit, financuar përmes një kredie jashtë vendit. Ahmetaj u shpreh se projekti ka kaluar nga 60 milionë dollarë në mbi 140 milionë, duke u dhënë pa tender. Sipas Ahmetajt, ky projekt ka çmime të pajustifikueshme, si 15,700 dollarë për kamera trupi dhe 52,000 dollarë për kamera trafiku.

"Një numër shumë të madh? 5.7 milionë euro kushtoi atëherë. Në kohët e Tahirit. 5.7 milionë euro. Tani është gjysma e fondit që u shkon vetëm me shtesë, vetëm për kamera ë trupi. Dhe mos harroni që ka dhënë 70 milionë dollarë Banka Botërore për monitorimin e trafikut. Dhe mos harroni që çdo, që çdo bashki ka investuar tek Smart Safe Cities. Për çfarë e bën këtë projekt? Për veten e vet. Për çfarë? Për çfarë? Kujt do t’ia japi? Ku shkojnë, ku shkojnë kompanitë? Dhe e mori, e hoqi zëvendësministrin, e dhunoi, se kështu i përdor dhe mirë ja i bën. Mua më ka ardhur anash, s’më ka përdorur ndonjëherë kështu për këto. S’kam qenë ndonjëherë depozitë e tij. Po sigurisht që mua më nxorën pritë dhe pushkën e kishte Altini. Gjithsesi, edhe shkon Xhemali firmos. Se nuk pranoi Albana. Se sigurisht që me këtë shkon në burg nesër. Ky ikën, se ky është i paprekshëm," tha Ahmetaj.

Kompania KAYO

Arben Ahmetaj ka deklaruar se kompania KAYO, projektuar si shtylla e industrisë së mbrojtjes, po përdoret si urë për devijimin e pronave dhe aseteve publike drejt bizneseve private, duke shmangur tenderat, transparencën dhe kontrollin e KLSH-së. Sipas Ahmetajt, shteti rrezikon humbjen e kontrollit mbi bazën materiale të ushtrisë, ndërsa kontratat mund të jepen me negociata të mbyllura.

"E dini besoj që ë, Kayo është kjo kompania e industrisë së mbrojtjes. Ky nuk është projekt industrial, të dashur qytetarë. Është Roni Yeffet? Do vijmë te Roni Yeffet. Ky është projekt financiar. Se Kayo s’do prodhojë ndonjë gjë. Por dua t’ju tregoj gjenezën e KAYO-s, që të kuptoni se çfarë ndodh me vendin tonë dhe me kreun e organizatës. Okej. Në korrik të 24-ës u bë ligji numër 88. Dhe u krijua KAYO si kompani shtetërore me 100%. Okej? Me objekt prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. Në letër ky ishte projekt për modernizimin e industrisë së mbrojtjes. Dakord? Në praktikë, ky ligj u bë baza formale për krijimin e një mekanizmi që i jep qeverisë mundësi të përdorë pasuritë shtetërore si kapital tregtar privat, jashtë çdo mbikëqyrje parlamentare. Atëherë, menjëherë pas ligjit 88, u bë një seri me VKM. I kam këtu VKM-të, do t’i jap dosjen. 230, 231. Këto i sajonte Elira Kokona se ajo i merrte dhe i bënte një përdredhje për të dalë aty ku deshte kreu i organizatës. Dhe thotë, zgjerimi i fushës së veprimtarisë së Kayos përtej ligjit themelues, me vendim qeverie që s’lejohet. Duke e kthyer atë nga prodhues ushtarak në operator tregtar me partnerë privatë," tha Ahmetaj.

Bankers Petrolium

Në intervistë, Ahmetaj duke folur për denoncimet, është ndalur dhe te kompania e naftës Bankers Petrolium. Ahmetaj ka denoncuar ndikimin e paligjshëm në pezullimin e mbledhjes së një detyrimi prej 120 milionë dollarësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum.

"Këtu kam shkresë ku kam shkruar në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjen e Bankersit, të 120 milionëshit.  Kam thënë, ta dinë shqiptarët se çfarë fillojnë sajojnë ca brenda prokurorisë së Fierit që kanë qenë nën influencën e vetingut, të drejtueses politike e tjera e tjera. E di çfarë thotë letra ime? Ka dhe numër protokolli. Dhe kjo është në fund të vitit 2016. Në zbatim të ligjit të akcizës, i them. Prej datës 1 prill 2014, nuk ka përjashtim për karburantin që përdoret si hollues në proceset e nxjerrjes së naftës. Dhe më pas të merret detyrimi e tjera e tjera. Këtu pastaj, këto dy letra, unë nuk e di si e ka bërë Anila Denaj, se për hir të së vërtetës nuk ma ka marrë mendja, kanë pezulluar mbledhjen e 120-shit me kërkesë të Belinda Ballukut.

Belinda Balluku në letrën e vet shkel në shpërdorim të pastër detyre, për të mos thënë më tej, bën interpretim të ligjit, këtu është 2019, diçka te i katërti ndoshta, nuk e di, 8 i katërti, po e shoh këtu. Protokolli është 502 më duket, po nejse, unë kam letrën dhe do t’jua jap, që nuk i lejohet ministrit të infrastrukturës. Në rastin, midis të tjerave, në rastin konkret jemi në kushtet kur holluesi nuk përdoret si karburant por as si lëndë djegëse, nuk interpreton ligjin as proceset teknologjike. Proceset teknologjike janë procese të manualit. Dhe aq më tepër që ligji i akcizës prevalon mbi çdo lloj, thotë jo, akcizohet.

 Akcizohet, hidhet hollues ke nafta, del nafta bashkë me holluesin, u hodh 1 litër naftë, u hodh 1 litër hollues dhe dy dhe dy litra naftë, po po e shpjegoj thjesht për të kuptuar logjikën. Dhe dolën tre litra lëng djegës. Që do akcizohet. Se kaq shumë kanë përdorur hollues. Po e shpjegova thjesht. Dhe kjo thotë që përjashtohet nga akciza thotë. Dhe detyrojnë administratën dhe administrata doganore nuk duhet ta kishte pranuar urdhrin e Anilës për pezullim. Pra, çfarë ndodh? Ky prish shtëpi në Theth dhe fal taksa të papaguara oligarkësh me 5%. Qëndrimi im ka qenë, nëse dikush nga bizneset do me deklaruar në proces pastrimi të vetvetes asete dhe likuiditete, në bilancin e vet, paguaj 50%. Pse ai që ka paguar atje rregullisht taksat, çfarë është ai? Ndërkohë ti vetë shkon prish shtëpitë në Theth. Ti shkon fut në burg për gjëra të vogla. Dhe këtu falke ti 100, 200, 300, 400, 500, 40 Armos. 40! Po, le t’i investigojnë gazetarët,” tha Ahmetaj.

Falja e tokës

Ish-zvkryeministri ka deklaruar mbrëmjen e kaluar se Rama i ka falur Karlo Bolinos një tokë, pasi shteti e kishte shpronësuar më parë me 2.9 milionë euro. Sipas Ahmetajt, ky është një shembull i qartë i trajtimit preferencial ndaj mediave apo pronarëve që i shërbejnë pushtetit.

"Ti shkon shpronëson 2.9 milionë euro një zonjë, nuk e di si e ka emrin ajo zonja që ka qenë tek vetingu, nuk e di se ku ka qenë. Dhe për t’i shpronësuar një tokë me 2.9 milionë euro dhe pastaj ti shpronëson shtetin se ja jep Karlo Bolinos. Çfarë janë këto sjellje mo? Njërin e merr e shkatërron, e shkrin. Këtë tjetrin e merr dhe i fal gjëra. Kam ikur unë. I kam atje, e kam kundërshtuar unë këtë gjënë e Karlo Bolinos, ndaj ka hëngër Karlo kundër meje dhe vazhdon. Se është shkep Karlo me para. Karlo është shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen. A, ka dhe një gjë tjetër, se është e bukur kjo puna e turpit. E di çfarë bën kreu i organizatës? Kreu i organizatës turpin e kalon përtej turpit, fajin e kalon përtej fajit. Do ju tregoj te Kajo, te dosja e Kajos. E ka stil. Ku e ke parë ti këtë mo?," tha Ahmetaj.

Aeroporti i Vlorës

Për Aeroportin e Vlorës, Ahmetaj u shpreh se tenderi i aeroportit të Vlorës është negociuar në zyrat qeveritare dhe se partnerë të projektit i kanë pohuar ekzistencën e një pagese jozyrtare rreth 3 milionë euro. Sipas Ahmetajt 'duty-free-t' dhe hapësirat komerciale janë ndarë përpara hapjes së aeroportit, ndërsa kundërshtimet e tij dhe të Damian Gjiknurit u injoruan plotësisht.

"Edhe, edhe çfarë se isha atje? Ç’punë kam unë me procedurën? Unë kur kam pasur punë dikur për të thënë fjalën time, unë do shkoja edhe ke inaugurimi i përfundimit të punimeve nëse, nëse, nëse drejtësia do vihet në vend ore. Patjetër. Pavarësisht se sot tashmë Plaçkitësja i ka shpërndarë ato duty-free-të aty, që pa u inauguruar. E dinë të gjithë. Tashi, çfarë tha Behgjeti? Behgjeti tha që në zyrë të saj u nda koncesioni. Ë? E tha publikisht. Po. Foli dhe për një 3 milionësh, që nuk rezulton zyrtarisht. Duhet të jenë parë. Ato ma tha dhe mua. Duhet të jenë parë," tha Ahmetaj.

“Hill International” paguan hotelet e ministrave dhe Ramës

Ahmetaj ka deklaruar se kompania që mbikëqyr ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka paguar shpenzime hoteli jashtë vendit për kryeministrin Rama, zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministren Delina Ibrahimaj. Ahmetaj u shpreh se kompania 'Hill International' ka paguar hotelet e personave më sipas në Greqi dhe më pas fitoi kontrata shtetërore. 

"Ka bërë për Delinën, Delina tani ka marrë rolin e Belindës, të gjithë kompanitë shkojnë te Delina, arsyet ja kam thënë njëherë kryeministrit kur ishte kryeministër në zyrë.  Pagesa në një aktivitet në Greqi. Belinda, Rama, Delina. Të paktën këta kam unë këtu. Dhe diskutimet për supervizionin. Hill International ka marrë supervizionin për tunelin. Pra ky është supervizori i tunelit, që ka paguar për hotelet e këtyre. Tani zoti Dumani, me të njëjtin argument duhet dhe Delinën. Belindën po e po, se ka dhënë. Po siç ka tentuar të më akuzojë mua, Delina  ka bërë rialokime. I bie se ça më thua mua ti, ti ke bërë rialokime, ti ke fjetur në një hotel me gruan edhe ke bërë dhe rialokime. Pra, sipas këtij standarti zoti Dumani, ti dhe Delinën duhet ta çosh në ndjekje penale për korrupsion, apo jo? Me këtë. Ka paguar për kryeministrin dhe ka marrë dhe tender ky. Ka paguar për kryeministrin, ka paguar për Delinën dhe për Belindën. I ke këtu. Dakord? Merre. Po rrimë tek infrastruktura kritike," tha Ahmetaj.

14 miliardë dollarë

Në fund të intervistës Ahmetaj u shpreh se të gjitha këto projekte dhe të tjera, dëmi financiar ndaj buxhetit të shtetit arrin deri në 14 miliardë dollarë.

"Dhe dalja në shesh e gjithë aferave. Dalja në shesh. Çfarë ka bërë SPAK-u? E di ti sa është dëmi në dorën e Altin Dumanit, e di sa është dëmi në buxhetin e shtetit? 13 miliardë nga këto afera. 13 miliardë. Ndonjë para i është kthyer buxhetit të shtetit? Ë? Apo ka sekuestruar metra katror që unë i kam bërë në 2006 tek e tek. Aq është, ta marrësh një, dy, tre, katër. 14 miliardë. 14 miliardë dollarë. Ore, pyetje, pyetje për shqiptarët. Me ardhjen e Altin Dumanit u ul apo u rrit korrupsioni. Po. Pse nuk u fut kjo çështja e inceneratorit të Tiranës? Altin Dumani. Pse nuk u fut te kjo çështje? Ku janë sipas llogarive të para 250 milion dëme? Pse s’u fut te tuneli?," përfundoi Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje