LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Arben Ahmetaj i bëri autopsinë Ramës, tregoi se si karteli Troplini ka zonën e tij të lirë ekonomike

Në tryezën e PD me partitë e tjera opozitare, Berisha akuzoi Ramën se ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij dhe se 90 për qind e fondeve publike, nga taksat e qytetarëve, janë vjedhur ose shpërdoruar sipas KLSH dhe Bankës Botërore.

9 Janar 2026, 11:51 Nga I.A
Berisha: Arben Ahmetaj i bëri autopsinë Ramës, tregoi se si
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i ka bërë “autopsinë” Edi Ramës, duke denoncuar lidhje të rënda korruptive të qeverisë. Në tryezën e PD me partitë e tjera opozitare, Berisha akuzoi Ramën se ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij dhe se 90 për qind e fondeve publike, nga taksat e qytetarëve, janë vjedhur ose shpërdoruar sipas KLSH dhe Bankës Botërore.

Berisha akuzoi prokurorët për heshtje dhe bashkëpunim me qeverinë, duke deklaruar se kryeministri kontrollon drejtësinë.

"Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Nga 67 miliardë euro taksa të qytetarëve, po të zbresim 8 miliardë euro rroga në 12 vite, pjesa tjetër është vjedhur dhe shpërdoruar në masën 90 përqind sipas KLSH dhe BB. Shikoni se çfarë ndodh, të gjitha punët publike të tyre shemben sikur janë prej kartoni dhe jo prej betoni. Po këto janë ato që duken, po qindra e qindra milionë të tjera janë zhdukur me 98-100 përqind, siç është djegësi i Tiranës. Miq, në vitin 2013 në shkollat e Shqipërisë ka pasur 25.600 kompjuterë. I zhdukën. Dhe në tenderin e ri që ka bërë kunati i bashkëshortes së Edi Ramës, ka sjellë kompjuter me çmim 10 herë më të lartë se në dyqanet perëndimore.

75 milionë euro ishte tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, e cila nuk ekziston në Shqipëri. Pra, sikur ajo ekziston dhe duhet ta përmirësojmë. Dhe para dy javësh urdhëroi ministrin e financave që t’i disbursojë baxhanakut 25 milionët e fundit. 15 mijë euro kamera e trupit të policit. Smart city, smart vjedhja. E paimagjinueshme. 15 euro kushtonte kapelja e policit për policin suedez. 300 euro për policin shqiptar. Dhe ai që ka bërë tenderin kalon nga një studio në tjetrën duke bërë moral për Edi Ramën. Nuk ka qenë ndonjëherë më i poshtëruar ky popull se sa sot. Një mori hajdutësh paguhen për të kaluar çdo natë për të mashtruar shqiptarët.

Për të glorifikaur të keqen, për të demonizuar opozitën për faktin e vetëm se qëndron kundër kësaj qeverie. Ju e dëgjuat ndoshta autopsinë që i bëri mbrëmë ish-zëvendëskryeministri, i cili ka burimet, por ka guximin e madh t’i bëjë publike ato. Se ato që i denoncoi ai, i dinë shumë zyrtarë të tjera, por ai ka guximin t’i bëjë publike. Ju e dëgjuat se si karteli Troplini ka zonën e lirë ekonomike.
Shkoni në Xhafzotaj po të doni, Xhafzotaj është domen i Troplinëve. As miza nuk lëviz dot aty pa Troplinët. Dhe ky ka zgjedhur Duranën, pa kufi fare, sa të duan Troplinët, për të çuar ndërmarrjet pa taksa, të cilët do u paguajnë taksa Troplinëve. Për të listuar ndërmarrjet që do Troplini aty të regjistrohen dhe pa taksa. Durana. Nuk ka një kryeministër tjetër në botë që të bëjë këto që bën ky. Dhe rezultati kërkon ta marrë peng në Zvicër. Ta sjellë këtu. Bashkëpunëtor në krim me të janë ata prokurorë që heshtin para kësaj situatë. Po ata i kontrollon ky, Altin Dumanin e ka në xhep ky, e ka një mercenar të vetin," tha Berisha./Dosja.al

arben ahmetaj sali berisha

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje