LIVE UPDATES
Politike

Rama: Rusia ka ndikim në Ballkan, njerëzit mendojnë se Putin është hero që i tregon dhëmbët Perëndimit, ja pse e përmend Kosovën

Kryeministri u ndal dhe tek lufta në Ukrainë dhe presidenti rus Vladimir Putin për të cilin tha se në Ballkan ai shihet një një "hero" që i tregon dhëmbët perëndimit. Ai foli dhe për ndikimin rus në Ballkan dhe tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë që mos të jenë nën ndikimin e frymës ruse teksa nëvizoi se kjo po arrihet falë nismës Ballkani i Hapur.

23 Shtator 2022, 21:05 Nga F.M e.k
Rama: Rusia ka ndikim në Ballkan, njerëzit mendojnë se Putin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë të dhënë nga New Yorku fooli dhe për marrëdhënien që ai ka me ish-kryeministrin britanik Tony Bler për të cilin tha se i është mirënjohës për ndikimin pozitiv që ai ka pasur në karrierën e tij. 

Kryeministri u ndal dhe tek lufta në Ukrainë dhe presidenti rus Vladimir Putin për të cilin tha se në Ballkan ai shihet një një "hero" që i tregon dhëmbët perëndimit. Ai foli dhe për ndikimin rus në Ballkan dhe tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë që mos të jenë nën ndikimin e frymës ruse teksa nëvizoi se kjo po arrihet falë nismës Ballkani i Hapur.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Gazetari: Ju përmendët rolin e qeverisë së ish-kryeministrit Toni Bler në Kosovë dhe ne kemi folur bashkë më herë dhe kam qenë vërtet i interesuar për të ditur vlerësimin tuaj rreth Kosovës, në kuptimin se ku ishte Ballkani atë kohë dhe ku është sot, por edhe për pikëpamjen tuaj që  Putini citon rastin e Kosovës. 

Edi Rama: Putini e përsërit fjalën Kosova shumë herë, veçanërisht që prej fillimit të luftës, kur ai flet shumë shpesh për Kosovën, sepse në mendjen e tij, në botëkuptimin e tij rreth së drejtës ndërkombëtare, Kosova është pasqyra ku të gjithë ata që morën pjesë në çlirimin e saj duhet të shikojnë vetë hipokrizinë e tij, teksa flet rreth rajonit të Krimesë. Në mendjen e tij, Kosova është shembulli më i madh se si bota perëndimore, Amerika dhe aleatët e saj shkelën brutalisht ligjet ndërkombëtare. Ndërsa Krimeja, në mendjen e tij, është zbuluesi i kësaj hipokrizie të madhe.

Gazetari: Edhe më shumë se rasti i Irakut, mendoni? Sipas gjykimit të tij?

Edi Rama: Sa i takon Irakut, sigurisht ai ka bindjen që ka qenë diçka që ka shkelur ligjet ndërkombëtare, por kur bëhet fjalë për Kosovën, për të është më tepër një lloj rasti binjak me Krimenë. Kështu , është një territor që iu mor një shteti në emër të popullit që jetoj atje, kurse Krimeja është një territor që është rimarrë nga shteti të cilit i takon në emër të popullit që jeton atje.

Gazetari: Situata në Ballkanin Perëndimor është diçka për të cilën njerëzit flasin shumë, por për të cilën po raportohet shumë pak. A ka diçka për të cilën njerëzit duhet të jenë në ankth. A ka diçka që politikëbërësit në Londër dhe Uashington duhet të përqendrohen më tepër? 

Edi Rama: Në këto momente, unë jam më pak i shqetësuar. Kam qenë vërtet tepër i shqetësuar në fillim, sepse, pikësëpari mendoj që Bashkimi Evropian është realiteti i vetëm gjeografik në historinë e hartave me një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshëm. Dhe brenda këtij kufiri të brendshëm gjendet edhe Ballkani Perëndimor. Pra, është e pamundur të hysh në Ballkanin Perëndimor, pa hyrë më parë në territorin e BE-së. Dhe të duhet të hysh në territorin e BE-së e të dalësh më pas prej saj që të mbërrish në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë është e pamundur të dalësh nga Ballkani Perëndimor pa hyrë sërish në territorin e BE-së. Pra është si të kesh një stomak brenda trupit, por që ndahet me kufij.

Gazetari: Ndjesë kryeministër, që po ju ndërpres për një çast, por dua t’ju rikujtoj dëgjuesve tanë se po flasim rreth tensioneve të fundit në Bosnjë-Hercegovinë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Kosovë.

Edi Rama: Tani, brenda këtyre kufinjve, brenda BE-së, Rusia ka ndikimin e saj më të dukshëm, nga Republika Sërpska në Bosnjë te vetë Serbia, në Mal të Zi, 80% e serbëve mendojnë që Putini është një hero, që po i tregon dhëmbët Perëndimit. Isha gjithashtu i shqetësuar, sepse natyrisht Putini përpiqet të ushtrojë dhe përdorë ndikimin e tij për të trazuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo do të ndodhte, në një farë mënyre lehtësisht,  nëse Perëndimi ushtron presion dhe  e shtyn Serbinë përtej një kufiri të caktuar, që të vendosë sanksione kundër Rusisë.  Serbia nuk mund t’i vendosë sanksione Rusisë, pasi në thelb kjo është e pamundur, sepse ata s’mund të jetojnë as edhe një ditë të vetme pa gazin rus. Së dyti, për shkak të opinionit publik. Kështu, të kërkosh së tepërmi dhe shumë shpejt nga Serbia mund të kishte rezultuar katastrofike për Ballkanin Perëndimor. Pasi kjo do të shkatërronte një proces që ne e kemi ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor, një process afrimi dhe bashkëpunimi, ndërtimit të paqes, si dhe iniciativën Ballkani i Hapur. Serbia, nga ana tjetër, ka përshkuar një rrugë të gjatë, sepse ishte një e papritur e madhe që ata votuan tre herë kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara, përfshi edhe për përjashtimin e Rusisë nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut. Kështu që, për sa kohë çështja e sanksioneve nuk do të jetë aq trysnuese për të shkatërruar këto gjëra, unë nuk jam edhe aq i shqetësuar.

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet