23 Shtator 2022, 21:01
Nga F.M e.k
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një interviste nga NeW York-u u ndal dhe tek raporti i tij me presidentin francez, Emannuel Macron për të cilin tha se është një person interesant dhe që i vlerëson njerëzit.
Rama foli dhe për raportin me të teksa tregoi dhe një bisedë që ka pasur me Macron. Rama shprehet se ai i ka shkrua një mesazh ku e pyeste se si shkojnë gjërat në vendin tonë. Ai tha se Macron është një njeri me vizon dhe jo një arrogant siç mendojnë disa francezë.
PJESË NGA INTERVISTA:
Gazetari: Nga katër pyetjet që ju bëra më herët , u përgjigjët për tre prej tyre, por jo për njërën. Sapo përshkruat disa nga cilësitë e Angela Merkelit, mendoni se të njëjtat cilësi do të vlenin edhe për kryeministrin tonë të sapo larguar nga detyra?
Edi Rama: Ju po përpiqeni të më çoni në rrugën e gabuar. Pak më parë po më flisje për pikturat. Është një pikturë tjetër e famshme, ku përshkruhet një vajzë e re mbi kalë dhe Alistair tani po më shtyn që unë të jem në rolin e asaj zonjës së re, pasi i tregon kryeministrit të gjorë shqiptar se sa “i tmerrshëm ishte kryeministri Boris Johnson”. Por, unë nuk do të bie në atë kurth.
Gazetari: Por, megjithatë, sërish nuk do të përdorje asnjë prej cilësive me të cilat përshkruajte Angela Merkelin, se përndryshe me siguri s’do të kishe hezituar ta bëje? Na fol pak lidhur me udhëheqësit e rinj francezë krahasuar me liderët e rinj gjermanë. Si mendon se janë krahasuar me liderët gjermanë lidhur me punën e tyre në dekadën e fundit?
Edi Rama: Mendoj që Emmanuel Macron ka një problem tjetër. Njerëzit, veçanërisht në Francë, vërtet s’e kanë idenë se kush është ai në të vërtetë dhe është për të ardhur keq që ai nuk mund ta demonstrojë, sa herë është në publik, se sa interesant është, sa njerëzor është, sa shumë i respekton ai njerëzit dhe sa kureshtar është të dëgjojë të tjerët. Është vërtet e jashtëzakonshme që presidenti i Francës, krejt papritur të shkruan një mezazh, përmes të cilit të pyet: “Si i shikon gjërat? Më trego pak për këtë”? Kjo do të thotë se ai është dikush absolutisht, në fakt shumë ndryshe, edhe pse jo absolutisht ndryshe nga ajo që mendojnë francezët, sipas të cilëve ai është njeri arrogant, i cili nuk do t’ia dijë për njerëzit dhe që s’do të t’ia dijë për askënd, veç të pasurve. Kjo s’është aspak e vërtetë. Ai është njeri me vizion, me ambicie. Megjithatë, nuk e kuptoj çfarë mungon te ai, që nuk arrin të krijojë lidhjen e duhur me njerëzit.
edi rama
Politike
23 Shtator 2022, 20:57
Ku ishe përpara tre zgjedhjeve dhe ku do shkosh në lidhje me këto çështje, per shembull për t’u marrë seriozisht n&...
Politike
23 Shtator 2022, 20:53
F.M e.k
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një interviste të dhënë nga New Yorku u ndal dhe tek situata e k...
Politike
23 Shtator 2022, 20:48
F.M
Edi Rama
BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me emigrimin e shqiptarëve. Në një intervistë për emisioni...
Politike
23 Shtator 2022, 20:46
F.M
Edi Rama
BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama e ka prekur sërish temën e sulmeve kibernetike. Këtë herë, në një i...
Politike
23 Shtator 2022, 20:41
F.M
Edi Rama
TIRANË- Shkarravinat e bëra gjatë mbledhjeve të qeverive, kryeministri Edi Rama i konsideron pjesën më të ...
Politike
23 Shtator 2022, 20:36
F.M
Edi Rama
BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka folur për rrugëtimin e tij në politikë. Në një intervistë për em...
Politike
23 Shtator 2022, 20:31
Anne Neuberger
TIRANË- Një zyrtare e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara thot&eum...
Politike
23 Shtator 2022, 19:33
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri, e sheh të vështirë pengimin me ligj t&...
Politike
23 Shtator 2022, 19:09
Shkollat
TIRANË- Në Shqipëri kolegji turk Mehmet Akif, një istitucion arsimor jopublik dhe kopështi për fëmijë &ldq...
Politike
23 Shtator 2022, 17:37
F.M
Takimi mes Yuri Kim e Ilir Metës
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas takimit q...