Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prona e lakmuar e shumë ndërtuesve në majë të kodrës së Ujit të Ftohtë është kërkuar vazhdimisht nga pronarë të vjetër e të rinj, nga pushtetarë apo edhe nga oligarkë apo persona të lidhur me krimin. Por, kur bashkëpunojnë disa faktorë, biznesi me politikën, sjell shkatërrimin e një historie shumëvjeçare.
VLORA- Një vendim i beftë i disa institucioneve, qendrore dhe lokale, po sjell mbylljen pas plot 121 viteve të Shkollës Tregtare në Vlorë. Projekti i kampusit të shkollave profesionale, që do të ndërtohet në qytetin e Vlorës, i hap rrugë që në zonën e Ujit të Ftohtë, ku operon kjo shkollë, të bëhet një resort.
Prona e lakmuar e shumë ndërtuesve në majë të kodrës së Ujit të Ftohtë është kërkuar vazhdimisht nga pronarë të vjetër e të rinj, nga pushtetarë apo edhe nga oligarkë apo persona të lidhur me krimin. Por, kur bashkëpunojnë disa faktorë, biznesi me politikën, sjell shkatërrimin e një historie shumëvjeçare.
Më parë, shkolla ishte mbyllur në kohën e Luftës së Dytë Botërore, nga diktatori italian Musolini, gjatë kohës që Italia pushtoi Shqipërinë dhe shkollën e ktheu në një kazermë ushtarake. Tashmë, pas Musolinit shkollën e mbyll qeveria “Rama”, ku disa eksponentë lokalë dhe qendrorë kanë firmosur për këtë shkollë!
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur fituesin e tenderit “ndërtim të ri të shkollës dhe repartit të shkollës Pavarësia Vlorë”. Fitues kanë dalë BOE “ZEQILLARI” dhe “L.T.E CONSTRUCTION”. Fondi i tenderit ka qenë 383 milionë lekë, teksa oferta më e ulët ka qenë ajo e BOE “ARKONSTUDIO”, “ALKO IMPEX” dhe “B93 II” me vlerë 283 milionë lekë. Fituesi ofroi 360 milionë, 77 milionë lekë më shumë sesa oferta më e ulët!


VoxNews analizoi dokumentet shoqëruese të tenderit, ku në krye të relacionit arkitektonik shkruhet “rikonstruksion shkolla profesionale ‘Pavarësia” dhe ‘ndërtimi i Shkollës Tregtare Vlorë’”. Por, nëse Shkolla e Mesme “Pavarësia” është në qytet, Shkolla Tregtare është në Ujin e Ftohtë!
Në dokument shkruhet se shkolla “Pavarësia” ndodhet në qytetin e Vlorës dhe ka një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë. Kapaciteti aktual është 485 nxënës, teksa gjëja më interesante e kësaj shkolle është krijimi i reparteve të praktikave për çdo profil arsimor.
Ndërkohë, në të njëjtin dokument shkruhet edhe për Shkollën Tregtare të Vlorës. “U hap në Vlorë më 8 nëntor 1924, gjatë periudhës së pushimit të vendit nxënësit sabotuan çdo masë për fashistizimin e shkollës. Me krijimin e PKSH veprimtaria revolucionare në shkollë mori karakter të organizuar. 229 nxënës e nxënëse u hodhën me armë në dorë për çlirimin e atdheut. Në këto rrethana më 22 maj 1943 shkolla u mbyll. Organet e pushtimit e kthyen atë në kazermë ushtarake. 44 nxënës të saj ranë dëshmorë, ndër ta 4 heronj të popullit. Pas Çlirimit shkolla u rihap në mars 1945, në 47-ën u hap konvikti dhe dega e mbrëmjes pa shkëputje nga puna. Për një kohë të shkurtër shkolla u vendos në Tiranë, por më pas u rikthye në Vlorë. Tradita e saj vazhdohet nga shkolla e mesme ekonomike. Ka një bashkëpunim me 120 biznese të qytetit dhe të jugut, kryesisht në turizëm” thuhet në dokumente.
Por, pasi i bëhet jehonë dhe lavdërohet Partia Komuniste Shqiptare “me krijimin e PKSH veprimtaria revolucionare në shkollë mori karakter të organizuar”, qeveria do ta prishë këtë shkollë. Në dokumente shkruhet se ajo do të transferohet në qytetin e Vlorës, atje ku ndodhet edhe shkolla e mesme Profesionale “Pavarësia”. “Godina shtrihet kundrejt bulevardit ‘Ismail Qemali’, rruga kryesore e qytetit që lidh shkollën me sheshin ‘Pavarësia’ dhe më tej me portin e Vlorë” thuhet në dokumente.
Po me territorin aktual të kësaj shkolle te Uji i Ftohtë çfarë do të ndodhë? VoxNews ka mësuar se oligarkët i anë vënë syrin, teksa synojnë shembjen e Shkollës Tregtare dhe shfrytëzimin e territorit të saj për ndërtimin e një kompleksi. Mësohet se synimi i gjithë këtij projekti ka qenë marrja e territorit në atë vend, pasi është zonë e lakmueshme për ndërtim.
Por nëse i rezistoi kohëve, edhe pushimit nga Musolini, duket se s’di i rezistojë qeverisë “Rama”. Vendimi i heq vlonjatëve, por edhe mijëra personaliteteve që kanë mësuar atje, një nga historitë më të ndritura./ VoxNews
Gjokutaj TIRANË- Ka përfunduar seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Ditën e sotm...
Foto ilustruese TIRANË- Hotelet dhe resortet me 4 apo 5 yje që përfitojnë statusin special do të përjashtohen për 10 vit...
dule, beleri TIRANË- Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi ka akuzuar Prokurorinë se Posaçme se ka penguar deputetin dhe kryetarin e...
Peter Sorensen KOSOVË- Pritjet nga i dërguari i ri evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, jan&eu...
Postimet “Çdo gjë është e qartë, Sali Berisha dhe Arlind Qorri janë bashkë,” deklaron një video e shk...
Kalaja TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka marrë pjësë ditën e sotme n&...
Belind Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në ditën e sot...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijohet Akademia e Sigurisë në vend, në mënyrë që...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Policia e Shtetit do të transformohet me standartet e Bashkimit Evropian. Gjatë&...
Blushi TIRANË- Sekretari I Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në ...