Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga takimi njoftoi se shumë shpejt do të ngrihet një Task-Forcë e Kryeministrisë, për të ndihmuar kryesisht Bashkitë në veri të vendit me regjistrimin sa më shpejt të tokave.
KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të falenderimeve në Bashkinë e Kukësit. Nga takimi njoftoi se shumë shpejt do të ngrihet një Task-Forcë e Kryeministrisë, për të ndihmuar kryesisht Bashkitë në veri të vendit me regjistrimin sa më shpejt të tokave. Sipas Ramës, ligji 2020 i qeverisë së tij i jep mundësinë qytetarëve të bëhen pronarë të tokës së tyre me letra, në bazë të dakordësisë që kanë me njëri-tjetrin. Rama sqaroi se brenda dy javësh, në qeveri do kalojnë një vendim për të kaluar një Task-Forcë për të ndihmuar Bashkitë e Kukësit, të Tropojës, Malësisë së Madhe, të Shkodrës, për një pjesë të territorit që ka dhe Bashki të tjera që kanë këto probleme, për te ecur më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave. Kjo sipas kreut të qeverisë, do të ndikojë edhe në turizëm.
“Po flisnim qëparë për një çështje shumë të nxehtë që është e pranishme kryesisht në zonat e veriut. Ka të bëjë me tokën në fshat ku njerëzit nuk kanë problem me njëri-tjetrin, dhe ku ligji 7501 i ka penguar që të bëhen pronarë sepse ligji 7501 i fuste në sherr. Ndërkohë që ata nuk kanë sherr. U bë gjithë ajo punë thonin të gjithë nuk bëhej, unë e di se sa mbledhje dhe sa jurista janë përzierë me këtë punë, derisa bëmë ligjin 2020 që e krijon këtë mundësi që njerëzit të bëhen pronarë të tokës së tyre me letra në bazë të dakordësisë që kanë me njëri-tjetrin, dhe ka plot zona ku nuk kanë sherr ata me njëri-tjetrin. Tropoja një pjesë e madhe e gjithë territorit rural është kështu. Kukësi po ashtu. Ata nuk kanë sherr me njëri-tjetrin. Thjesht duhet që ne të rrisim kapacitetet. Sot kemi marrë një hap të parë dhe besoj që brenda maksimumi dy javësh në qeveri do kalojmë një vendim për të kaluar një Task-Forcë e cila do merret vetëm me këtë punë. Do jetë një Task-Forcë e Kryeministrisë për të ndihmuar Bashkitë e Kukësit, të Tropojës, Malësisë së Madhe, të Shkodrës, për një pjesë të territorit që ka dhe Bashki të tjera që kanë këto probleme në mënyrë që të ecim shumë më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave. Kjo do të thotë që ata njerëz që i kanë tokat, që i punojnë tokat, por që në mungesë të titujve të pronësisë nuk marrin dot një subvencion, nuk marrin dot një grant, nuk marrin dot një kredi, nuk bëjnë asnjë transaksion, as nuk e shesin dot”, u shpreh Rama.
“Kjo do të bëjë të mundur që investime të tjera nga emigracioni të vijnë këtu. Unë e kam pasur bindje absolute, pavarësisht se kur e thosha në fillim e dinë këta shokët në Tropojë, më shihnin edhe thonin ore çfarë flet ky, që Tropoja do të bëhej destinacion turistik. E kam bindje që Kukësi do të bëhet destinacion turistik, dhe nuk flas që të vijnë turistë. Flas për destinacion turistik masiv. Që turizmi të jetë e ardhura numër një e ekonomisë së Bashkisë dhe të kontribuojë në ekonominë kombëtare”, u shpreh ai.
Basha me te rinjte TIRANË- Deputeti i PD-së Lulzim Basha, pas një shkëputje një vjeçare nga politika, ka zgjedhur rikthimin...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se shifrat pas zgjedhjeve nuk ishin arsyeja se...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur për rritjen e pagave të deputetëve dhe politikanëve. E ...
Lulzim Basha me te rinjte TIRANË- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka shuar kureshtjen për largimin e tij prej një viti nga jeta politike...
Petro Koçi TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për rritjen e pagave, të cilat do të miratohen...
Erion Veliaj dhe Milena Deraj TIRANË- Këshilltarja e deputetes socialiste në Kuvend, Blerina Gjylametit, Milena Deraj u arrestua ditën ...
Basha me te rinjte TIRANË- Në takimin me të rinjtë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë katër propozime. Ai foli...
Lulzim Basha TIRANË-Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, organizoi ditën e sotme një takim me të rinjtë p&e...
Foto ilustruese Kompanitë më të mëdha të prokurimeve publike siguruan shumicën dërrmuese të të ardhurave nga t...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është rikthyer sot skenës politike pas një periudhe të...