Vrasje në Vlorë/ 58-vjeçari qëllohet me tre plumba në shkallët e banesës teksa po kthehej nga puna, autorët ende të paidentifikuar
FOTO/ Roja i objektit në Vlorë u gjet i vrarë me armë zjarri, dalin pamje nga vendngjarja 27 Prill, 08:14 ...
FOTO/ Roja i objektit në Vlorë u gjet i vrarë me armë zjarri, dalin pamje nga vendngjarja 27 Prill, 08:14 ...
Lobimi i fondacionit Shqiptaro-Amerikan, PD: Kontributi financiar është marrë përsipër nga patriotët shqiptarë...
Berisha i drejtohet Ramës: 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton 26 Prill, 20:50 "Rama hyri...
Gratë në politikë/ Ministrja kroate në takimin e PD-së: Ne jemi parti të djathta, luftojmë për familjen,...
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së kujtoi edhe një deklaratë të zëvendëspresidentit amerikan Vance ku iu drejtohej europianëve dhe shprehej se armiku më i rrezikshëm është ai që keni brenda.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë plenare.
Më tej, Berisha propozoi që Kuvendi të miratojë një rezolutë në të cilën të dënohen aktet armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së kujtoi edhe një deklaratë të zëvendëspresidentit amerikan Vance ku iu drejtohej europianëve dhe shprehej se armiku më i rrezikshëm është ai që keni brenda.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky parlament bën sikur nuk ekziston. Dy ditë më zv.Presidenti i SHBA-ve në mënyrë eksplicite u tha europianëve, shqiptarëve dhe botës se, armiku më i rrezikshëm është ai që keni brenda, sepse është ai armik që arreston kreun e opozitës. Dhe kreun e opozitës në Europë e ka arrestuar vetëm Edi Rama. Lukashenko jo, e ka jashtë vendit, nuk e ka në burg. Iu tha se, armiku juaj i brendshëm është ai që ju mbyll mediat sociale, dhe rrjetin social Tik Tok ka vendosur ta mbyllë Edi Rama, sepse nuk duron dot kritikat, talljet, përqeshjet e të rinjve, e qytetarëve.
Në fjalën e tij historike, ju them unë ju, fjala më e rëndësishme që është mbajtur në këtë kontinent, pas asaj që ka mbajtur në portën e Brandenburgut, Ronald Reagan. Ju tha, arrestoni gazetarët. Dy gazetarë i arrestoi para dy muajsh Edi Rama.
Tani, kam propozimin tim: Edi Rama të vijë urgjent në parlament dhe urgjent të miratohet këtu një rezolutë në të cilën të dënohen këto akte armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë.
Zv.Presidenti JD Vance deklaroi se ky është rreziku më i madh i qytetarëve, ky është rreziku më i madh i qytetarëve të Shqipërisë. Po ky, është rrezik për të gjithë ata që aspirojnë dhe ëndërrojnë të jenë të lirë, dhe jo ata të cilët pasurohen në mënyrë të tmerrshme due vjedhur qytetarët shqiptarë. Ndaj ju, duhet të ishit vetë ju, që të kërkonit një debat me urgjencë. Ky është vetëm njëri kapitull, natyrisht më dramatiku. Se ky ka të bëjë me sistemin, çfarë sistemi jemi. Jemi në sistem demokrat, apo jemi në sistem tiranie. Dakord. Ky është propozimi, hidheni në votë dhe pastaj vazhdojmë.", tha Berisha.
Edi Rama dhe Alex Soros GJERMANI- Alexander Soros duket se nuk po e lejon kryeministrin Edi Rama ta hedh pas "të shkuarën me të". N&eum...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas postimit të Richard Grenell, në lidhje me 17-vjetorin e Pavarësisë s&e...
Petro Koçi TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka folur nga fotorja e Kuvendit për arrestimin e kryebashkiakut...
Ajola Xoxa TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ditën e sotme për ankimimin e Ajola Xoxës n...
Grenell KOSOVË - I dërguari amerikan për operacione të posaçme, Richard Grenell, i ka uruar, siç ka thënë, miqt...
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën në ceremoninë e marshimit të FSK-së dhe Polici...
Erion Veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lejuar familjarët që të vizitojnë kryebashkiakun e arrestuar të Tira...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Siguris...
Tirane Më 10 shkurt 2025, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Së bas...
Rama, Berisha TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë kundrejt kreut të PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit në një dekl...