LIVE UPDATES
Politike

"Rama thotë se pas këtyre vendimeve është Erion Veliaj"/ Berisha: Pse nuk tha asnjë fjalë kur u arrestua ai, por e shkarkoi dhe shpalli zgjedhjet

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Rama nuk tha asnjë fjalë kur u vendosën masat për Erion Veliajn.

1 Dhjetor 2025, 13:55 Nga E.d
"Rama thotë se pas këtyre vendimeve është Erion
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri i vendit, Edi Rama fajëson Erion Veliajn për vendimet e fundit gjyqësore. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Rama nuk tha asnjë fjalë kur u vendosën masat për Erion Veliajn. Por, sipas tij ai e pezulloi, e shkarkoi dhe shpalli zgjedhjet në kundërshtim.

Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati deklaroi se ministri nuk është qeveria dhe pse shkarkohet një ministër nuk është e vërtetë që shkarkohet qeveria. Ai tha se ministri nuk është zyrtar administrativ dhe se ai emërohet me akt administrativ.

"Së dyti, thotë, duke bërë këtë gjë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron kundër shtrirjesë së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën sepse kjo për pasojë i hap rrugën presioneve politike. Dëgjojeni rrufjanin, thotë se është Erion Veliaj prapa vendimeve. Sepse nuk mund të thotë fajin e ka Saliu këtu. Po si mund të thotë një i çmendur kështu? Kjo i hap rrugën presionit politik ndaj qeverisë dhe destabilizimit institucional. Destabilizim sjell vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja. Përkundrazi, largimi i hajdutëve i shërben stabilitetit të institucionit. Manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale. Këtu i shkon gjuha tek dhëmballa, tek vetja e tij. Këtë ky e quan, meqenëse është vetë i implikuar, tani thotë këta godasin Belindën, që të më godasin mua.
Po, do të vijë edhe tek ti, në mos drejtësia, populli do vijë. Të garantoj këtë. Nuk ke shans të shpëtosh. Jo. Ik më mirë, jep dorëheqjen, largohu sepse në mënyrë absolute shqiptarët do të kërrejnë nga ai vend. Ministrat kanë funksione politike joadministrative. E dëgjoni çfarë flet? Ky njeri tregon me këtë se është i aftë të përqafojë standardin e injorancës, padijes së plotë në këto që thotë, vetëm të mbrojë vetën e tij se për Belindën e kishte hedhur 100 herë në Lanë. Ministri nuk është zyrtar administrativ. Ministri emërohet me akt administrativ. Deputeti zgjidhet nga populli, ministri emërohet me akt administrativ. Dhe ky bën një mashtrim të madh publik.

Së fundmi, dëgjojeni, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij. A ka avokati më të neveritshme se kjo? Imagjinoni ku shkon kryeministri. Në vend që të thotë se në këtë rast kryeministri është i detyruar të shkarkojë ministrin, tani thotë se është presion për shkarkimin e tij. Për ata që kanë standarde etike dhe morale, ky është sigurisht detyrim për largim. Nuk pezullohet një individ. Mashtrim publik. Ka zëvendësministra që mbulojnë sektorët dhe qënë momentin që ministri nuk është në detyrë, marrin automatikisht detyrimet e tij. Dhe kjo, thotë, është këmbë e krye antikushtetuese. Ky është i trallisur nga frika, nga tmerri. Atëherë qenkan zëvendësministrat jokushtetues. Ky nuk di se ç’flet. Komisioni i Venecias, mashtron ky, ka theksuar shprehimisht se qeveria mund të shkarkohet nga organet politike, jo nga organet gjyqësore. Ministri nuk është qeveria. Është një ministër. Pse shkarkohet një ministër nuk është e vërtetë që shkarkohet qeveria. Nuk shkarkon gjyqësori një qeveri. Qeverinë e shkarkojnë ata që i kanë dhënë mandatin. Ky është një mashtrim. Ministri nuk është qeveria. Qeveria është Këshilli i Ministrave. Urdhëro tani, Rama dhe Lubia që kanë vjedhur 50 milionë, qenkan qeveria. Dy hajdutë që duhet të ikin natën nga qeveria. Lidhur me Gjykatën Europiane e pranoi vetë se nuk ka asnjë rast. Se nuk shkon hajduti, përveç hajdutëve në qeverinë shqiptare, të tjerët nuk e bëjnë këtë. Pra, si përfundim Edi Rama do paditet nesër për mashtrues publik si njeriu që kërkon të pengojë drejtësinë. Dy vepra penale të rënda. Citon parime, së pari thotë Strasburgu se masat e sigurisë nuk mund të përdoren për qëllime politike. Atëherë tregon se këtu qeveris Erion Veliaj. A tha ai ndonjë fjalë kur u vendosën masat për Erion Veliajn? Jo, përkundrazi. Jo e pezulloi, e shkarkoi dhe shpalli zgjedhjet në kundërshtim." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet