Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha kritikoi ashpër sulmet e Ramës ndaj Gjermanisë, duke theksuar se vendi ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për projekte në Shqipëri me mbi 1.5 miliardë euro.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se Edi Rama se po bashkohet me Aleksandër Vuçiç ndërkohë që dera e Bashkimit Europian për anëtarësim i është mbyllur Shqipërisë për shkak të politikave dhe vjedhjeve të qeverisë së tij. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha kritikoi ashpër sulmet e Ramës ndaj Gjermanisë, duke theksuar se vendi ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për projekte në Shqipëri me mbi 1.5 miliardë euro.
Në fund, Berisha tha se Rama vepron vetëm për interesat e tij kriminale, duke shkelur ligjet dhe duke injoruar funksionimin e shtetit ligjor. Kreu i PD-së nënvizoi se opozita shqiptare mbetet e përkushtuar për integrim të plotë të vendit në BE, bazuar në meritë, standarde demokratike dhe sundimin e ligjit
"Edi Rama për interesat e tij kriminale është i aftë të sulmojë çdo vend dhe çdo njeri. Dënoj me forcën më të madhe sulmet e tij ndaj një vendi, i cili i ka dhënë Shqipërisë gjer sot ndihma jashtëzakonisht të çmuara në mijëra projekte nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, mbi 1.5 miliardë euro ose më shumë. Edi Rama nuk ka asnjë kriter tjetër as mirënjohje, as përgjegjësie përveç interesave të tij kriminale. Është e vërtetë se autoritetet gjermane kërkojnë funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Po rikujtoj këtu vizitën e ministrit federal për ndihmën ekonomike Nibel. Duhet të ketë qenë viti 2009 ose 2010. Inauguruam së bashku ujësjellësin e Beratit, financim i tyre dhe po pinim një kafe. Ai kishte deklaruar për gazetarët se ne jemi të interesuar për konsolidimin e shtetit ligjor. Një deklaratë shumë normale.
Dhe më pyeti, zoti kryeministër, a u lëndova unë me këtë deklaratë. Absolutisht aspak, çfarë kërkuat ju zoti ministër, ju kërkuat atë që është interesi i qytetarëve shqiptarë. Si mund të lëndohem unë kur ju kërkoni një gjë që është në interesin më të mirë të shqiptarëve. Dhe ai më falënderoi dhe më tha se edhe për ne, kur i japim këto ndihma, që ua marrim taksapaguesve tanë, duhet të jemi të qetë se i jepet një vendi ku qytetarët bëhen edhe më të lirë dhe më të sigurt. Tani, zhvillimi më i fundit siç e patë ju, ishte artikulli që shkroi me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç në Frankfurter Allgemine Zeitung. Aleksandër Vuçiç, i akuzuar së fundmi për safarin, gjahun e qytetarëve myslimanë në Sarajevë, si snajper që shkonte dhe bënte gjah në vikende, mori argatin e tij për t’u paraqitur me një editorial të gjatë në Frankfurter Allgemine Zeitung. Çfarë kërkonin dy kryetarët e organizatave kriminale më të rrezikshme të Europës, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.
Po, po, Aleksandër Vuçiç është gjetur se ka lidhje me Bjelivukun apo Ujkun e Bardhë dhe bandën e tij, njerëz që thernin dhe bluanin mishrat e kundërshtarëve politikë në brigjet e Danubit, njësoj siç është Ergys Agasit i cili me pam-pam apo me pengmarrje zgjidhte të gjitha problemet e kopshtit privat të Edi Ramës.
Pra, këta bëjnë një kryeartikull, në të cilin i thonë Europës se nuk ka nevojë të jemi anëtarë me të drejta të plota në BE, sepse nënkuptohet rregullat nuk i zbatojnë dot, kriteret nuk i zbatojnë dot, por na jepni tregun. Pra, me një fjalë, ky argat u rikthye tek Ballkani i Hapur, na jepni tregun e lirë. U rikthye tek Ballkani i Hapur me të cilin ky shkatërroi përfundimisht ekonominë, bujqësinë shqiptare. Nuk kishte akt më antishqiptar.
Bashkohet me aleatin e Putinit tani që e sheh se dera e Brukselit, dera e integrimit po i mbyllet për shkak të vjedhjeve të tij. Ne jemi sot për t’i deklaruar Edi Ramës se opozita shqiptare ka dhe do ketë si ylli e saj polar integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Integrimin e bazuar në meritë, e bazuar në funksionimin e shtetit ligjor, e bazuar në kriteret dhe standardet demokratike. Prandaj dhe përpiqu, bëj gati kërkesën për strehim politik në Beograd, por të garantoj se bashkë me të do përfundoni diku tjetër se edhe atij demokratët dhe populli shqiptar do i japë përgjigjen e merituar," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës do të njohë dimensione t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se rikthimi i të rinjve shqiptarë në vendin e tyre do të jetë nj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kushti i të gjitha kushteve që shqiptarët të ndjejnë një ndr...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti është kushti kryeso...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi ssulmet e forcave ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Në bashk&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Me anë të një postimi...
Sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane (PPE) në S...
Sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës shqiptare kan&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nënkryetari Ardian Gola...
Durim Bami TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme Durim Bamin. Një ditë më parë B...