LIVE UPDATES
Politike

Raporti i OSBE/ODIHR/ Bylykbashi: Rama i ka kthyer zgjedhjet 20 vite mbrapa, janë cenuar të gjitha parimet themelore

Bylykbashi tha se porta e vetme për të hyrë në Europë janë zgjedhjet demokratike dhe të lira.

6 Tetor 2023, 12:29 Nga r.ll
Raporti i OSBE/ODIHR/ Bylykbashi: Rama i ka kthyer zgjedhjet 20 vite mbrapa,
oerd bylykbashi

TIRANË- Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka folur për raportin e OSBE/ODIHR. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se Edi Rama, në këtë dekadë ka bërë të mundur që zgjedhjet në Shqipëri, standardi i tyre të kthehet mbrapsht më shumë se 20 vite. Bylykbashi tha se porta e vetme për të hyrë në Europë janë zgjedhjet demokratike dhe të lira.

"Ky raport nuk është si raportet e tjera. Raporti përfundimtar i ODIHR për zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023, ka një krahasim vetëm me zgjedhjet e vitit 2001. Me një fjali të thjeshtë, Edi Rama, qeveria që ka për detyrë të garantojë një ambient të përshtatshëm për zgjedhjet demokratike, në këtë dekadë ka bërë të mundur që zgjedhjet në Shqipëri, standardi i tyre të kthehet mbrapsht më shumë se 20 vite.
Zgjedhjet demokratike janë porta dhe çelësi për të hyrë në Europë.
Ama, ajo që konstaton raporti i OSBE/ODIHR dhe mjafton të lexojmë rekomandimet prioritare, ne kemi cenimin e parimeve themelore të OSBE dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.
Është e paprecedent në një raport të ODIHR në 20 vitet e fundit, ku herët e tjera ishte bërja e reformës zgjedhore konsensuale, për herë të parë kemi një rekomandim që nënvizon zbatimin e ligjit duket hetuar dhe ndëshkuar krimet zgjedhore.
Në mënyrë specifike, raporti thotë se organet ligjzbatuese duhet të identifikojnë dhe të hetojnë në mënyrë të pavarur akuzat për shkeljet zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit, abuzimin me burimet shtetërore dhe kjo të bëhet në kohë dhe mënyrë të detajuar.
Rekomandimi i dytë prioritar e vë theksin te shitblerja e votës në mënyrë të posaçme, që cenon integritetin e zgjedhjeve.
Këtu dua të theksoj se për herë të parë, një rekomandim i ODIHR për shitblerjen e votave ka dalë në vitin 2015, në zgjedhjet e para të bëra nga Edi Rama.
Rekomandimi prioritar numër tre flet fare qartë se është cenuar sekreti i votës. Raporti jep dimensione dhe mekanizma të ndryshme të përdorur për cenimin e sekretit. Cenimi i sekretit është i lidhur drejtpërdrejt me lirinë e votës.
Presioni i ushtruar është rekomandimi tjetër, i cili thotë se janë abuzuar burimet shtetërore duke krijuar fushë të pabarabartë loje në zgjedhje.
Raporti konstaton pengimin e PD-së si forca kryesore e opozitës për të garuar me identitetin e saj, duke përdorur instrumentet gjyqësore për të vonuar këtë proces.
Raporti thotë se rrëmuja zgjedhore që krijoi qeveria duke postuar 1.3 milionë zgjedhës pa i njoftuar, ka çuar në një rekord të paprecedent, ku 30 përqind e zgjedhësve nuk janë lejuar për të votuar.
Ky raport, në mënyrë fare të qartë, nëpërmjet rekomandimeve therëse dhe gjetjeve të zeza, na përshkruan një mekanizëm që ka ngritur Edi Rama: sistemin e kontrollit të zgjedhësve përpara se të votojnë.
Pra, jemi përpara një panorame shumë të errët në lidhje me cilësinë e zgjedhjeve.
Ky dokument do jetë në duart e të gjitha kancelarive dhe do jetë shtrati i një pjese të betejës sonë politike dhe i asaj që duhet të bëjmë për të garantuar që zgjedhjet e ardhshme të mos bien në këtë kornizë që nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme." , ka thënë Bylykbashi. 

partia demokratike raporti i osbe/odihr

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë