Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas deputetes së opozitës, ky rezultat është provë e një sistemi i cili ka shndërruar zgjedhjet në administrim pushteti, duke zhdukur garën dhe ndershërinë e garës.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një reagim lidhur rezultatet e dala nga raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku ka thënë se raporti tregon se Shqipëria nuk pati zgjedhje me kushte të barabarta. Sipas deputetes së opozitës, ky rezultat është provë e një sistemi i cili ka shndërruar zgjedhjet në administrim pushteti, duke zhdukur garën dhe ndershërinë e garës.
Tabaku tha se raporti flet për përdorim të gjerë të burimeve shtetërore, për mospërputhje mes shtetit dhe partisë, për mungesë transparence në financim, dhe për mjedis mediatik të kontrolluar. Ajo deklaroi se fajtore për këtë është qeveria, e cila sipas saj ka humbur frikën nga ligji dhe respektin për qytetarin. Deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku tha rezultatet e dala nga raporti nuk mund të jenë standarti i një Shqipërie që kërkon BE-në. Në fund, Tabaku tha se Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës me një të vërtetë që nuk dëgjohet.
Reagimi i Jorida Tabaku
Gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve raporti i OSBE/ODIHR rikonfirmon qartë: Shqipëria nuk pati zgjedhje me kushte të barabarta. Dhe kjo, fatkeqësisht nuk është më një debat teknik. Në të vërtetë është provë për një sistem që ka shndërruar zgjedhjet në administrim pushteti, duke zhdukur garën dhe ndershërinë e garës. Në vend të garës së lirë, kemi një shtet-parti që përdor administratën, buxhetin dhe ekranet publike për fushatë. Në vend të medias së lirë, kemi propagandë qeveritare. Në vend të të drejtave të njeriut, kemi presion, frikë dhe heshtje. Raporti flet për “përdorim të gjerë të burimeve shtetërore”, për “mospërputhje mes shtetit dhe partisë”, për “mungesë transparence në financim”, dhe për “mjedis mediatik të kontrolluar”.
Të gjitha këto kanë një autor: një qeveri që ka humbur frikën nga ligji dhe respektin për qytetarin. Si Kryetare e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, e shoh të domosdoshme që ky raport të mos mbyllet në sirtarët e qeverisë. Ky nuk mund të jetë standarti i Shqipërisë që kërkon BE-në. Na duhet një debat publik mbi raportin e ODIHR sikundër duhet një debat i sinqertë publik mbi integrimin. Pasi, fatkeqësisht integrimi është mbyllur në kullën e kryeministrisë ndërsa parlamenti dhe shqiptarët janë në errësirë. Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës me frikën mbi kurriz dhe me të vërtetën që nuk dëgjohet. Demokracia është e fortë vetëm kur qytetari është i lirë. Dhe qytetari është i lirë vetëm kur fjala, vota dhe dinjiteti i tij janë të mbrojtura./Dosja.al
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vlerësuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR ...
Foto ilustruese TIRANA- Revista Forbes i ka kushtuar një artikull Ministres Diella dhe funksineve të saj, dhe shkruan se Shqipëria &eum...
Foto ilustruse SARANDË- Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, është emëruar nënkrye...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka arritur të kapë përfundi...
Tedi Blushi TIRANA- Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të...
Klevis Balliu TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet ...
Ilir Meta TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke l&e...
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas raportit të ODIHR mbi zgjedhje...
TIRANË- Konstatimet janë pjesë e raportit përfundimtar të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe t&eu...
Gjin Gjoni TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas raportit të ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit. Me anë të...