LIVE UPDATES
Politike

"Rebelim kundër pushtetit të degraduar që mbron korrupsionin"/ Balliu: Rama në grahmat e fundit

Në një prenoncim për median, Balliu ngitur akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar kauzën e tyre si një çështje “jetë a vdekje” për shoqërinë.

22 Mars 2026, 18:06 Nga D.S
"Rebelim kundër pushtetit të degraduar që mbron
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se protesta do të jetë një marshim dhe një revoltë kundër një pushteti që është në gramët e fundit. Në një prenoncim për median, Balliu ngitur akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar kauzën e tyre si një çështje “jetë a vdekje” për shoqërinë.

Ndërkohë, Balliu theksoi se protesta është një rebelim kombëtar kundër një pushteti që ai e cilësoi si 'totalisht të degraduar', duke vënë në dukje koston e lartë të jetesës, duke krahasuar çmimin e naftës në Shqipëri, rreth 2.23 euro, me atë në Itali, 2.04 euro, ku pagat janë dyfish më të larta.

Balliu: Ne vazhdojmë në kuadër të asaj proteste kombëtare që është nisur dhe mendoj që sot më shumë se çdo ditë tjetër është jetike bashkimi i çdo qytetari shqiptar kundër një pushteti i cili qartazi nuk ka kohë më as të merret me hallet dhe problemet e qytetarëve, sepse është i zënë me hallet dhe problemet e veta. Në vend që të mbrojnë qytetarët nga padrejtësia, mbrojnë Lubi Ballukun dhe Edi Ramën nga hajdutët dhe nga mbrojnë hajdutët nga ligji. Në këtë aspekt, sot qytetarëve u lind e drejta të jenë në një protestë kombëtare, në një rebelim kundrejt një pushteti totalisht tanimë të degraduar. Të themi atë që është bërë tanimë jetike kjo protestë, pasi ju shikoni vetëm çmimi i naftës se si ka shkuar, se si është rritur vazhdimisht në Shqipëri dhe nuk merret asnjë masë. Në Shqipëri është gati 2.23 euro, kurse në Itali, ku e kanë dyfishin e rrogave, është 2.04 euro. Dhe qytetarët shqiptarë që janë populli më i varfër i Europës, sot paguajnë njëkohësisht edhe taksat më të larta në rajon. Pra, sot e vetmja arsye që nuk ekziston është për të ndejtur në shtëpi. Të gjitha të tjerat janë për të dalë në protestë.

Ne do të vazhdojmë në një marshim, proteste, një marshim i cili u thërret çdo qytetari, kudo që është, të bashkohet në një revoltë kundër një pushteti, i cili tanimë është në gramat e fundit. Nuk ka sot as shqiptarë, as kombëtarë, e as ndërkombëtarë, që nuk e di që Edi Rama e përdor pushtetin për të mbrojtur vjedhjet dhe korrupsionin e vet. Pra, ne kemi sot një pushtet, i cili me votë ka vendosur t'i thotë jo ligjit, jo drejtësisë dhe po hajdutërisë. Dhe e vetmja arsye pse ndodh kjo është që ato të garantojnë vazhdimësinë e sistemit të vjedhjeve të kësaj qeverie. Pra, kanë krijuar një sistem që mund të vjedhin qytetarët dhe të qëndrojnë në karriget e tyre, në bashkëpunim me krimin e organizuar. Dhe këtë sistem ata e mbrojtën në parlament me votë. Kur dhe me atë votë ata kanë rrezikuar edhe jetën e dëshmitarëve, edhe jetën e prokurorëve, sepse në dosjen e prokurorisë është faktuar që eksponentë të niveleve të larta të krimit të organizuar kanë kërcënuar dëshmitarët. Çështja Rama-Balluku nuk është më një çështje politike apo çështje korrupsioni, po është një çështje jetë a vdekje. Ne duhet të vendosim si shoqëri, a do duhet të tolerojmë abuzimin, vjedhjen dhe dhunën e pushtetit, apo do duhet të largojmë këtë pushtet. Dhe meqënëse Edi Rama nuk ka kohë të merret me hallet e qytetarëve, nuk i heq mbi taksimin që i ka bërë shtetit shqiptar, atëherë le të heqim Edi Ramën që të shpëtojnë qytetarët.", tha Balliu./Dosja.al

klevis balliu pd protesta e pds

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje