LIVE UPDATES
Politike

"Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese"/ Meta: Institucionet e deformuara të drejtësisë t’i kthehen frymës kushtetuese të 140 votave

Sipas tij, çdo mbështetje ndërkombëtare që ndihmon në forcimin e zbatimit të ligjeve është e mirëpritur, si në luftën kundër karteleve dhe krimit të organizuar, por edhe korrupsionit.

17 Janar 2026, 16:09 Nga E. D
"Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë për ndryshime
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se reforma në drejtësi gjatë këtyre 10 viteve në mënyrë antikushtetuese u shndërrua në Ramaformë ndaj edhe në vend që të frenohej korrupsioni, përkundrazi eksplodoi.

Duke lëshuar akuza të furta ndar qeverisë, Meta theksoi se edhe sot e kësaj dite askush nuk ka guxuar ta thërrasë Edi Ramën për firmën e tij zyrtare që i jepte bonusin 8% kompanisë së inceneratorëve, që ende nuk ekzistonte në atë kohë.

Në një intervistë për Syri.Net, Meta tha se Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, por institucionet e deformuara të drejtësisë t’i kthehen frymës kushtetuese të 140 votave dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet.

Sipas tij, çdo mbështetje ndërkombëtare që ndihmon në forcimin e zbatimit të ligjeve është e mirëpritur, si në luftën kundër karteleve dhe krimit të organizuar, por edhe korrupsionit.

Pjesë nga intervista:

Ndërkohë që SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të Zv/Kryeministres Balluku, Kryeministri Rama duket sikur ka ndryshuar qëndrim ndaj SPAK-ut, por edhe ka lënë për të kuptuar se është i gatshëm të bëjë ndryshime në Kushtetutë apo Kodin Penal, për të kufizuar rolin e institucioneve të drejtësisë.

A do të ishit ju në një linjë me Z. Rama?

Reforma në drejtësi gjatë këtyre 10 viteve në mënyrë antikushtetuese u shndërrua në Ramaformë ndaj edhe në vend që të frenohej korrupsioni, përkundrazi eksplodoi. Çdo gjë ishte Drejtësi me Regji për të paralizuar drejtuesit e opozitës nga njëra anë dhe për të “lëshuar” me marrëveshje disa ish-ministra e zyrtarë në duart e SPAK-ut për të treguar se ja SPAK-u është “i paanshëm” dhe godet në dy krahët.

Ndërkohë jo vetëm korrupsioni pesëfishohej dhe shtatëfishohej, si në tenderat e AKSHI-t, por edhe metastazat e krimit të organizuar kapnin edhe të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare veç të tjerash.

Edhe sot e kësaj dite askush nuk ka guxuar ta thërrasë Edi Ramën për firmën e tij zyrtare që i jepte bonusin 8% kompanisë së inceneratorëve, që ende nuk ekzistonte në atë kohë.

A ka fakt dhe provë penale më të qartë se kjo, që as edhe një analfabet nuk do ta firmoste. Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, por institucionet e deformuara të drejtësisë t’i kthehen frymës kushtetuese të 140 votave dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet.

I vetmi devijim që duhet rishikuar është ndalimi i përgjimeve të gjykatësve pa vendim gjykate, siç e ka rekomanduar edhe Komisioni i Venecias, që të garantohet pavarësia e gjykatave. Ndërsa heqja e veprës së shpërdorimit të detyrës apo veprave të ngjashme as duhet shkuar në mend në një shtet ku shpërdorimi i detyrës është kthyer në normalitet.

A besoni se ndërkombëtarët do shtojnë ndikimin e tyre që drejtësia të veprojë më aktivisht?

Çdo mbështetje ndërkombëtare që ndihmon në forcimin e zbatimit të ligjeve është e mirëpritur, si në luftën kundër karteleve dhe krimit të organizuar, por edhe korrupsionit. Por unë besoj fuqimisht se drejtësia duhet të jetë vetvetja dhe fuqinë e legjitimitetin ta ndjejë nga Kushtetuta dhe zbatimi i drejtë i ligjit në mënyrë të barabartë dhe në kohë.

Fakti që sot administrata e Presidentit Trump e ka shpallur prioritet luftën kundër karteleve dhe në vendin e rajonin tonë është pozitiv. Por të mos harrojmë se çfarë ndodhi edhe në vendin tonë në ndikimin e administratës së mëparshme e cila në veçanti ndaj vendit tonë, por edhe rajonit, diktohej nga Deep State i Sorosit.

Sepse ata kishin prioritet shkatërrimin e familjes dhe “lulëzimin” e dhjetëra gjinive. Korruptimi nga Rama i diplomatëve sorosistë e deri edhe te McGonigal solli shumë pasoja në kapjen e drejtësisë dhe të shtetit. Është së pari vetë lufta e shqiptarëve ajo që do të garantojë një drejtësi të pavarur në mënyrë që ata të mos përmbyten në dimër nga korrupsioni e të digjen në verë po nga korrupsioni.

Është kjo luftë e shqiptarëve që do t’i çojë miliardat e eurove që vjedh Rama me tunele si vrima apo rrugë që përmbysen sapo inagurohen, në rritjen e pensioneve dhe pagave si në vendet e tjera të rajonit./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet