LIVE UPDATES
Politike

REL: Mbi dy orë takim, s'ka marrëveshje për dalje nga bllokada në Kuvendin e Kosovës!

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

28 Qershor 2025, 20:57 Nga N.F
REL: Mbi dy orë takim, s'ka marrëveshje për dalje nga
Foto

KOSOVË- Krerët e partive politike në Kosovë nuk kanë arritur marrëveshje për dalje nga bllokada për konstituim të Kuvendit, as pas një takimi të shtunën që ka zgjatur mbi dy orë. Takimin e ka thirrur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Palët janë takuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik. Deputetët e legjislaturës së re i kanë mbajtur 38 seanca prej 15 prillit, në tentim për të konstituuar Kuvendin, por nuk kanë pasur sukses.

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Kjo e fundit, pra mënyra e ndryshimit të votimit, për partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, është veprim i papranueshëm dhe jokushtetues. Në një situatë të këtillë, deputetët pritet të mblidhen sërish të dielën për ta vazhduar seancën e 38-të, që të premten është lënë në gjysmë, me idenë se takimi i së shtunës do të ndryshojë situatën.

Abdixhiku: Kriza vazhdon

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë pas takimit se Kurti, ndonëse e ka thirrur takimin, ai nuk ka ndryshuar qëndrim.

"Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për të gjetur zgjidhje, ndonëse në të njëjtën kohë me drojën më të madhe se i gjithë ky takim ishte më tepër farsë publike sesa substancial. Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua”, ka thënë ai.

“Insistimi në pozicionet paraprake e bën të pamundur lëvizjen nga kjo gjendje”.

Abdixhiku ka thënë se Kosova do të vazhdojë të mbetet në krizë.

Kurti: PDK dhe LDK po e keqlexojnë aktgjykimin e Kushtetueses

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur takimin e së shtunës “konsultativ” dhe obligim të të gjithë deputetëve që janë betuar dhe e kanë marrë mandatin.

Ai e ka pranuar që partia e tij ka përgjegjësi për formim të Qeverisë, por ka insistuar që për Kuvendin, përgjegjësia u takon të gjitha partive politike. Kurti ka thënë se ka lëvizur në qëndrime, duke përmendur se ka ofruar dy opsione kompromisi në emër të partisë që i takon.

“Kompromisi i parë ishte ai që e ka thënë edhe kandidatja jonë e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se në rast të votimit të fshehtë nuk i merr së paku 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. Ajo këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj vendimin e saj. Ajo nuk dëshiron të votohet për dy herë me votim të fshehtë”.

“Kompromisi i dytë ishte që ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës, e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët, dhe pastaj nëse nuk e duan kurrqysh votimin e fshehtë, le t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision për votim të fshehtë, të cilin mund ta rrëzojmë me votë, sepse procesi ka mbetur në gjysmë. Ne aty e kemi deleguar Hekuran Muratin, le t’i delegojnë edhe tjerët, edhe pastaj e rrëzojmë, që më pas kryetarja dhe nënkryetarët të votohen në paketë”.

Megjithatë, Kurti ka thënë se për të është e papranueshme që partitë tjera të përcaktojnë emrin se kë do ta kandidojë LVV-ja për kryetare kuvendi.

“Takimi ja ka vlejtur. Mbledhja ka qenë e dobishme, sepse u sqaruan shumë gjëra, e njëra ndër to me të vërtetë është e çuditshme dhe brengosëse, e kjo është që, për bindjen time të fuqishme, PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht”, ka thënë Kurti, duke iu referuar faktit që këto dy parti deklarojnë se komisioni për votim të fshehtë është jokushtetues dhe që udhëheqësi i seancave, Avni Dehari – nga LVV – ka kryer shkelje gjatë mbajtjes së tyre.

Krasniqi: Situata nuk është e njëjtë pas aktgjykimit, Kurti është i njëjtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka quajtur ftesën e Kurtit si aktrim “për të përmbushur një obligim” që i ka dhënë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Përkundër faktit që situata nuk është e njëjtë pas aktgjykimit, Kurti është i njëjtë, dhe qëndrimet e tij janë të njëjta".

“Ne kërkuam shumë qartë dhe shumë drejtë me aktgjykim që të mos vazhdojmë me arbitraritetin e 20 seancave të fundit me kërkesën për komision për votim të fshehtë, por ta kthejnë pikën për votim të hapur për kandidaten. Është çështje e tyre se a e ndërrojnë emrin. Ata e dinë ofertën që ua kemi dhënë nga fillimi, këdo që nuk ka qenë ministër apo ministre edhe mund ta votojmë. Duket se kjo nuk do të ndodhë”.

Albulena Haxhiu është ministre në detyrë e Drejtësisë. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka thënë se nuk ka konsensus mes partive politike dhe që LVV-ja nuk e ka pranuar asnjë propozim të ofruar nga partitë tjera.

“Nëse edhe nesër i vazhdojmë praktikat e njëjta, ata po e shkelin me qëllim Kushtetutën”, ka thënë ajo, duke insistuar që të mos votohet më për formim të një komisioni për votim të fshehtë për votim të të nominuarës për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Limaj: Partitë të dalin nga interesat partiake

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se krizat sikurse këto, zgjidhen vetëm me marrëveshje politike.

“Si takim mendoj që është gjë e mirë që ka ndodhur. Pres të ndodhin edhe takime tjera. Natyrisht, takimi i parë është i vështirë. I ftova të gjithë të fokusohemi në marrëveshje politike. Aktgjykimi është aty ku është, e interpretojnë profesionistët. Shpresoj të kemi takime tjera”.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të dalin nga interesat partiake, “në të mirë të Kosovës”. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Deklarimet e partive Guxo dhe Alternativa

Faton Peci nga partia Guxo, parti në koalicion me LVV-në, ka thënë se interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese “nuk është fontanë dëshirash”, prandaj ka bërë thirrje për një marrëveshje politike për zhbllokim.

“Pra të kemi pako të marrëveshjes, por jo pako të votimit të kryetarëve dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, sepse rezultati i zgjedhjeve të datës 9 shkurt nuk mund të tjetërsohet”.

Mimoza Kusari – Lila nga partia Alternativa, gjithashtu në koalicion me LVV-në, ka insistuar se në asnjërin paragraf nuk është e specifikuar se “mbarëvajtja e seancës së deritashme ka shënuar diku shkelje”.

“Gjykata Kushtetuese, nëse ka dashur të ofrojë rrugë për një proces që është në vazhdim, nuk ka dhënë rrugë. Në fund e ka ofruar një mundësi për interpretime edhe më të larmishme, deri aty sa kemi pasur deklarata që nëse vazhdohet me seancën sikurse deri më tani, do të ketë pasoja, por nuk dihet se cilat janë ato”, ka thënë Kusari - Lila.

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ditë më parë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“...që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.

Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai./ REL

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen