Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai ngriti shqetësime mbi aftësinë e Perëndimit për t'iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë, veçanërisht në një kohë kur marrëdhënia transatlantike është në provë.
TIRANË- Në episodin më të fundit të podcast-it Public Square, Ditmir Bushati mirëpriti Gabrielius Landsbergis, ish-Ministër i Jashtëm i Lituanisë, për të diskutuar mbi sfidat aktuale të sigurisë në Europë dhe luftën për lirinë përballë agresionit rus. Me një perspektivë unike nga Baltiku, Landsbergis ndau përvojën e tij si ministër gjatë shpërthimit të luftës në Ukrainë, duke theksuar rëndësinë e reagimit të përbashkët europian dhe angazhimit të qëndrueshëm për mbrojtjen e vlerave demokratike.
Landsbergis theksoi se ambiciet kolonialiste të Vladimir Putinit nuk kanë ndalur dhe se Europa ende nuk është plotësisht e vetëdijshme për rrezikun real që paraqet Rusia, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për vetë sigurinë europiane. Ai ngriti shqetësime mbi aftësinë e Perëndimit për t'iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë, veçanërisht në një kohë kur marrëdhënia transatlantike është në provë.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe të ardhmes së zgjerimit të BE-së, ku Landsbergis dha një mesazh të qartë: "Europa duhet të tregojë vullnet dhe vendosmëri reale, duke kaluar nga fjalët në veprime konkrete."
Ai shprehu shqetësimin se procesi i zgjerimit po zvarritet, duke rrezikuar të humbasë ndikimin stabilizues që ka pasur deri më tani në rajon. Ky episod sjell në vëmendje edhe sfidat globale që lidhen me ndikimin e Kinës, situatën në Tajvan dhe ndryshimet në doktrinën e politikës së jashtme të SHBA-ve. Me analiza të drejtpërdrejta dhe pa filtra, Landsbergis apelon për një Europë më të fortë, më të bashkuar dhe më të përgjegjshme në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe të vetë ekzistencës së saj si aktor global.
Takimi KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) pret ...
Balluku STAMBOLL- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë p...
foto ilustruese SHKUP- Një takim mes liderëvë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet të hën&eu...
erion veliaj TIRANË- Zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojn&e...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një...
ola xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale lidhur me përgjigjen e kryeministrisë p&...
Serbët duke festuar Vidovdanin në Gazimestan GAZIMESTAN- Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, ...
nigel farage, edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të deputetit britanik, Nigel Farage. Ky i fundit...
edi rama TIRANË- Kryeministria ka reaguar sot lidhur me udhëtimin më charter të kryeministrit Edi Rama drejt Hagës, ku deklaroi se...
Kurti KOSOVË- 350 ushtarë të rinj janë betuar sot duke iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si pje...