18 Korrik 2022, 09:23
Nga d.a.
Ervin Slianji
TIRANË- Gjykata e Apelit do të mbajë sot seancën gjyqësore të rradhës ndaj deputetit të Partisë Demokratike ndaj Ervin Salianjit për çështjen 'Babale'.
Seanca e mbajtur më 4 korrik është shtyrë për shkak të mosprezencës së gjyqtares, Elona Toro e cila dyshohet se mund të jetë me Covid-19.
Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsiderojnë politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një tjetër vendim alternativ.
Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.
Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.
Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.
dosja babale ervin salianji elona toro
Politike
18 Korrik 2022, 08:57
e.k
Pamje nga ambientet e shkollës
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën duke përshëndetur ndjekësit me foto nga dy shko...
Politike
18 Korrik 2022, 08:02
d.a.
Vulin ne kampin e emigranteve
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të pamjeve të ministrit t&e...
Politike
17 Korrik 2022, 19:41
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vendosur që ta nisin javën e fundit në Presidencë me stilim të flokëve. M...
Politike
17 Korrik 2022, 18:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me masakrën që tronditi sot Fushë Krujën. Me anë...
Politike
17 Korrik 2022, 18:39
k.m.
Foto ilustruese
Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se ky vend gjendet pranë një zbulimi të madh të nj&eu...
Politike
17 Korrik 2022, 16:44
k.m
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mbylljen e përkohshme të e-Albania dhe t&eum...
Politike
17 Korrik 2022, 16:01
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e 3-fishtë në mbikalimin...
Politike
17 Korrik 2022, 14:22
d.a.
Oliver Varhelyi
BRUKSEL- Pas votimit të propozimit francez dje në parlamentin maqedonas, Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedoni...
Politike
17 Korrik 2022, 13:41
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari nga qyteti i L...
Politike
17 Korrik 2022, 13:16
k.m.
Evi Kokalari dhe Belind Këlliçi
TIRANË- Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka sulmuar sërish deputetin demokrat Belind K&eum...