6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rama tha se Shqipëria nuk ka një buxhet të madh dhe ka shumë nevoja për të përmbushur.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin Emmanuel Macron u pyet për NATO-n dhe propozimin e presidentit Donald Trump që vendet anëtare të dedikojnë 5% të PBB për mbrojtjen.
Rama tha se Shqipëria nuk ka një buxhet të madh dhe ka shumë nevoja për të përmbushur. Ai tha se vendi ynë e ka përmbushur detyrimin ndaj kontratës së Aleancës, rritjen e buxhetit në 2%, si objektiv i përbashkët i NATO-s.
Kreu i qeverisë u shpreh se Franca është rast unik me një ushtri të kompletuar, por tha se Shqipëria nuk mundet dot ta ketë një të tillë me të gjitha armët deri tek ajo bërthamore. Ai shtoi më tej se “nuk do të mbushim depot me lloj-lloj mallrash që as s’do t’i përdorim”.
“Së pari ne kemi ecur sipas angazhimit duke rritur buxhetin dhe kapur 2% që ka qenë objektivi i përbashkët i aleancës dhe që në krye të herës është dukur si diçka e pamundur, duke pasur parasysh se s’kemi një buxhet të madh dhe kemi shumë nevoja për të përmbushur. Por gjithsesi e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj kontratës së përbashkët ndaj aleancës. E dyta, është moment i veçantë që ka sjellë në tryezë nevojën për të investuar më shumë dhe duam ta shfrytëzojmë për të rilindur industrinë tonë ushtarake, gjë që kemi nisur ta bëjmë. Duke e shfrytëzuar investimin më shumë në buxhet për mbrojtjen si një investim për të krijuar vende të reja pune të mirëpaguara e kështu me radhë.
Duke parë që tani është fryma e përgjithshme që të rriten buxhetet na vijnë kompani nga të katërt anët e Europës, kemi këtë për të shitur, kemi atë për të shitur, blini nga ne makina, blini biçikleta, është diçka që tregon se çështja nuk është se sa para vendosim ne në dispozicion por si t’i përdorim ato para me çfarë efikasiteti dhe si këto para e kompletojnë panoramën e përgjithshme të të gjithë vendeve Europiane.
Franca është rast unikal që ka një ushtri nga A-ZH dhe mund ti bëjë vetë të gjitha, por Shqipëria nuk mundet dot ta ketë një ushtri të tillë dhe si Shqipëria ka edhe shumë vende të tjera që nuk mund të keni një ushtri që ti ketë të gjitha deri tek arma bërthamore. Ne duhet të jemi komplementarë në kontekstin e përgjithshëm, duhet një plan i mirë menduar me procedura të qarta për të gjithë dhe garanci eficense në ato paratë që vendosen.
Nëse kjo bëhet një histori që vendos në buxhet para dhe shpenzoji dhe shëno ato që i shpenzuam, atëherë do ti kemi plot depot me lloj-lloj mallrash që as nuk do ti përdorim. Përpara disa javësh pata një bisedë me CEO e një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të armëve në botë dhe më tha ‘kam vizituar një vend që ka blerë pafund armatime dhe që akoma i kanë të pahapura, nuk i kanë futur në punë’. Në letra rezulton si shpenzim i mjaftueshëm për ushtrinë por nuk është forcim i mbrojtjes. Ne duhet të jemi realist dhe të kuptojmë si do të rrisim kapacitetet jo buxhetin vetëm.
Si do të kemi një sistem të mbrojtjes së Europës me efikas, më të gatshëm, më të plotë dhe jo si do kemi në blloqe shpenzime ushtarake për të blerë mjete. Europa nuk mund të kthehet në një territor ku flitet vetëm për armë dhe mendohet vetëm për luftë. Ka edhe plot gjëra të tjera që do i kemi parasysh. Kur vjen puna tek Europa ka dy territore për të mbrojtur, atë fizik dhe shtetëror.", tha ai.
Foto ilustruese TIRANË- Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të larta p&...
macron, rama TIRANË- Në konferencën e sotme për mediat, presidenti francez Emmanuel Macron u pyet lidhur me luftën Ukrainë-Ru...
macron TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shpreh sot se uron që javën e ardhshme të rinisë dialogu mes Prishtin&...
macron TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron e nisi fjalën e tij në konferencën për mediat duke uruar kryeministrin Edi Rama...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se në takimin me presidentin Emmanuel Macron është disktuar dhe përfshirja e Franc&...
pamje nga nenshkrimi TIRANË- Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron kanë nëshkruar so...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin francez, Emma...
rama, macron TIRANË - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet edhe sot në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtarë...
kushner, rama TIRANË- Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar "Future Investment Initiative Europe" do të mbahet sot në Ti...
rama, macron TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga samiti i Komunitetit Politik Evropian që u zhvillua ditën e djeshme n...