LIVE UPDATES
Politike

Rritja e rrogave/ Meta: Rama manipulon, kemi pagat më të ulëta në rajon

Meta tha se këto janë premtime boshe ndërsa e akuzoi kryeministrin si të korruptuar që ka falimentuar shtetin dhe bashkitë e vendit.

30 Mars 2023, 12:00 Nga f.g
Rritja e rrogave/ Meta: Rama manipulon, kemi pagat më të ulëta
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se është duke manipuluar qytetarët me vendimin për rritjen e pagës minimale dhe shpërblimin për pensionistët. Meta tha se këto janë premtime boshe ndërsa e akuzoi kryeministrin si të korruptuar që ka falimentuar shtetin dhe bashkitë e vendit.

Ilir Meta: Pas 10 vitesh në qeverisje ai doli sërish me premtime boshe. Ajo që qytetarët shqiptarët kanë provuar është se qeveria Rama ka rritur në mënyrë tronditëse koston e jetesës, kurse pagat dhe pensionet kanë parë rritjen më të ulët ndonjëherë. Nëse në 2012-2013 pensionet në qytet u rritën 70%, ky që mashtron sot i rriti vetëm 20%. Të gjithë shqiptarët e kanë provuar qeverisjen tij të korruptuar, me rritjen stratosferike të çmimeve që vazhdon. Pse Rama priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët?! Kur të ardhurat i kishte që në fund të dhjetorit 2022 dhe duhej t’i shpërndante brenda atij viti. Edi Rama dhunon hapur Kodin Zgjedhor me këto mashtrime elektorale, por kjo nuk ia ndryshon dot humbjen. Thyerja e Kodit tregon vetëm dëshpërimin e tij, për dhjetë vite mashtrime e punë të pabëra. Në rast se Rama do të donte të rriste vërtet pagat ai kishte mundësi që në shtator të miratonte projektligjin e PL për indeksimin e pagave në përputhje me rritjen ekonomike dhe inflacionin. Në 14 maj jam i bindur se qytetarët do t’i japin ndëshkimin e merituar mashtrimeve të Edi Ramës. Kryeministrit dhe qeverisjes më të korruptuar në Evropë që ka falimentuar në këto vite, që ka i ka pasur 100% të bashkive dhe këshillave bashkiake duke i shkatërruar e falimentuar disa nga bashkitë që duhet të ishin më të pasurat.

Deklarata vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli. Paga minimale do të jetë 40 mijë lekë të reja. Ndërkohë që për pensionistët, qeveria do të japë 5 mijë lekë bashkë me pensionin. Këto vendime janë parë si lëvizje elektorale por kryeministri dhe KQZ kanë deklaruar se Kodi  Zgjedhor parashikon kufizime të qeverisë vetëm për zgjedhjet e përgjithshme./Dosja.al

edi rama ilir meta vendimet e qeverise 29 mars 2023

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën