LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura/ 14-vjeçare me drogë dhe protitucion, biseda tronditëse si funksiononte grupi

Nënat tregojnë se për javë të tëra, çdo tentativë për t’i rikthyer fëmijët në shtëpi shoqërohej me debate, ofendime dhe shkëputje totale komunikimi.

23 Maj 2026, 22:40 Nga D.S

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura/ 14-vjeçare

DURRËS- Katër nëna nga Durrësi po bëjnë çdo ditë një betejë, që nga njëherë ngjan me një mision të pamundur. Duan të rikthejnë në shtëpi fëmijët e tyre, të cilët largohen për jave të tëra pa asnjë adresë. Bëhet fjalë për minorenë të moshës 14 dhe 17 vjeç me sjellje aspak normale për moshën që kanë, me një gjuhë sfiduese dhe shpesh kërcënuese ndaj prindërve.

Nënat tregojnë se për javë të tëra, çdo tentativë për t’i rikthyer fëmijët në shtëpi shoqërohej me debate, ofendime dhe shkëputje totale komunikimi. Vajzat u bënë të pasjellshme dhe nuk pyesnin më për njeri. Madje, dhe kur pas ndërhyrjes sonë, policia përpiqet t’i kthejë në shtëpi, ata nuk stepen aspak, madje rebelohen edhe ndaj tyre.

Duke parë se vajzat janë tërësisht jashtë kontrollit, nisur dhe nga sjelljet e çuditshme që kanë vënë re, nënat kanë nisur të dyshojnë për më të keqen e mundshme. Sipas tyre vajzat mund të jenë abuzuar dhe seksualisht. Kështu që ne vihemi në lëvizje dhe monitorojmë çdo lëvizje të vajzave.

Fillimisht i lokalizojmë dhe më pas vihemi në ndjekje. Ato ndodheshin në një lokal, ndërkohë që kanë ditë pa u kthyer në shtëpi. Kishin marrë një shtëpi me qira, me idenë se do u krijonte pavarësi të plotë dhe do të ishin të lirë nga jeta familjare dhe do të bënin çfarë të donin. Pamjet brenda asaj shtëpie janë të rënda, hashash, pije

Ndërsa jemi në vëzhgim të situatës, një të dielë në drekë, marrim një telefonatë nga njëra prej nënave, e cila na thotë se vajza po kthehet në shtëpi. Në këto kushte, nisemi me urgjencë drejt Durrësit. Me shpresën se duke ndjekur njërën prej vajzave, mjaft aktive në shoqërinë e saj, do të identifikonim lokacionin ku ndodhej dhe pjesa tjetër e minorenëve. Vihemi në ndjekje.

Por ndërsa nënat ndjekin taksinë ku është 14 vjeçarja, diçka shkon keq dhe adoleshentja e kupton që dikush i është vënë pas. Prandaj për të mos dekonspiruar bazën në të cilën mblidhet me bashkëmoshatarët e saj, vendos të dalë zbuluar dhe pranon të flasë me ne, në prezencën e nënës.

Është vetëm 14 vjeçare, dhe dy javë larg familjes së saj, i duken gjëja më normale. Ndërkohë që ne flisnim me vajzën, nëna e saj ka marrë telefonin dhe ka arritur të hapë bisedat në WhatsApp dhe aty për herë të parë mësojmë të vërtetën tronditëse. Ky grup vajzash 14-15-dhe 17 vjeçe, ushtrojnë çdo ditë prostitucion, madje duke rekrutuar edhe minorene të tjera jashtë grupit të tyre. Në fakt kjo ishte frika më e madhe e nënave të përfshira.

Ndaj duke e ditur se një ditë më parë prindërit i ishin drejtuar komisariatit të policisë Durrës për të kallëzuar largimin e fëmijëve nga shtëpia pa adresë, dhe duke parë se në çfarë situatash ishin përfshirë ky grup adoleshentesh, kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

14 vjeçarja u shoqërua nga uniformat blu të qytetit për t’ju nënshtruar disa protokollevetë tjera në lidhje me sigurinë për jetën e saj. Ndërkohë që ajo që zbuluam nga mesazhet e shkëmbyera mes këtyre adoleshtëve ishin tronditëse. Takime, prostitucion dhe abuzime. 14-vjeçare e kthyer në tutore dhe "biznes’’ me prostitucion.

Dy vajzat, njëra 14 dhe tjetra pak më shumë se 16 vjeçe diskutojnë krejt normalisht se si ta shfrytëzojnë për prostitucion shoqen e tyre, edhe ajo 14 vjeçe. Biseda me klientë të moshave të ndryshëm dhe të vërteta tronditëse, se si burra që kishin dhe moshën e babait të vajzeve, duan të takohen me vajza të mitura, ndërsa këto të fundit tashmë ishin në një rrugë që dukej pa kthim në kurthin e prostirtucionit./Piranjat.al

piranjat 14-vjeçare me drogë dhe protitucion

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje