15 Korrik 2024, 14:02
Nga r.ll
altin dumani
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka pyetur kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin sesa zyrtarë të lartë kanë përdorur Sky Ecc. Altin Dumani u përgjigj se nuk mund të japë dot informacione për këtë pyetje, teksa u përgjigj për çështjet e tjera.
Dashnor Sula: SPAK është mision, që nuk duhet shpërdoruar. Lideri i PD po mbahet në arrest shtëpie, për një VKM, por është e pakonceptueshme që kemi VKM të tjera, siç është rasti i ndërtimit të kateve pa leje në kulla apo VKM që kanë dalë për inceneratorët. Ata persona që hetojnë këto vepra penale mos të kenë dopio standard. Në sektorin e ndërtimit qarkullojnë rreth 4 miliard euro, ndërsa në banka qarkullojnë 85 milionë euro, që nënkupton se 3.2 miliardë euro qarkullojnë në të zezë. Sektori i parandalimit të pastrimit të parave a e kryen detyrën, duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të larta? Sa i përket Sky Ecc, sa është numri i zyrtarëve që kanë përdorur platforma të tilla? Krimi i organizuar po ndikon deri në vendosje të zyrtarëve të lartë.
Altin Dumani: Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me Agjencinë e Pastrimit të Parave, që ka luajtur dhe luan kontribut tepër të madh për çështje që kemi përfunduar si hetim dhe po hetojmë. Bankat janë te sensibiluzuara, që të raportojnë rastet tek kjo agjenci. Bankat raportojnë, njohin detyrimet e tyre ligjore, ka sektorë të tjerë, që ne i kemi identifikuar, ku ka nevojë për ndryshime ligjore. Këto agjenci të bëjnë raportim. Nuk kam informacion për të dhënë për Sky Eccc, z deputet. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një betejë e përditshme dhe vetëm nuk bën dot asgjë. Të gjitha institucionet të bashkëpunojnë për të luftuar korrupsionin.
altin dumani sky ecc dashnor sula
Politike
15 Korrik 2024, 13:58
r.ll
seanca e komisionit
TIRANË- Pas marrjes sot të dëshmisë së fundit në Komisionin Hetimor për çështjen e t&eum...
Politike
15 Korrik 2024, 13:48
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani po iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë n...
Politike
15 Korrik 2024, 13:26
r.ll
bledi cuci
BERAT- Ish-ministri i Brendshëm njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ...
Politike
15 Korrik 2024, 13:18
r.ll
Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pas raportimit të punës për vitin 2023, iu është ...
Politike
15 Korrik 2024, 12:43
r.ll
mitsotakis dhe beleri
GREQI- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarë, Fredi Beleri ka mbërritur më herët në Athin&...
Politike
15 Korrik 2024, 13:07
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani ka mohuar deklaratën e kreut të grupit ...
Politike
15 Korrik 2024, 13:03
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka drejtuar disa pyetje kryeprokurorit të SPAK...
Politike
15 Korrik 2024, 12:39
N.F
Celibashi
HIMARË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka shqyrtuar projektvendimin për caktimin...
Politike
15 Korrik 2024, 12:43
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani ka raportuar punën e institucionit që d...
Politike
15 Korrik 2024, 12:37
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ësh...