6 Mars 2024, 10:40
Nga r.ll
emirjana sako
DURRËS- Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen, në lidhje me ankimimin e kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako për gjobitjen nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Sako kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për gjobitjen e saj me 92,775 lekë. Në vendimin e gjykatës specifikohet që ndaj vendimit nuk lejohet ankimimi.
NJOFTIM PËR MEDIA
Sot, më datë 06.03.2024, ora 08:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:
1. Edlira Petri (Relatore);
2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
3. Esmeralda Xhili (Anëtare);
4. Sokol Ibi (Anëtar);
5. Alma Kolgjoka (Anëtare);
në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.1 Regj.Themeltar, Datë 22.02.2024 Regjistrimi, me:
PADITËSE: Emiriana Sako, në cilësinë e kandidates për kryetar bashkie e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërise”, në mungesë.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuar nga znj. Pavlina Docaj dhe z. Marisold Bardhi.
OBJEKTI: Ankim kundër Vendimit nr.07, datë 19.01.2024, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
BAZA LIGJORE: Kodi Zgjedhor i Republikës se Shqipërisë, neni 92/2, pika 4, nenet 152 – 159, Vendimi nr. 13, datë 04 shkurt 2022 i Komisionit Regullator “Për miratimin e udhëzuesve për mënyrën e raportimit financiar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore” ku në shtojcën 2, pika 1.
Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.07, datë 19.01.2024, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:
“…
5. Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor.
…
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.
me Vendimin Nr.1, datë 06.03.2024, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,
VENDOSI
1. Pushimin e gjykimit të ҫështjes.
2. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
U shpall në Tiranë më datë 06.03.2024.
Tiranë, më 06.03.2024
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë
emirjana sako
Politike
6 Mars 2024, 10:27
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 5 mars që të...
Politike
6 Mars 2024, 08:36
M.B
Fredi Beleri
ATHINA- Media greke "Protothma" i ka dedikuar një artikull çështjes së dënimit të kryebashkiakut t&eum...
Politike
6 Mars 2024, 08:57
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur para pak minutash në ambienet e SPAK, pasi pritet të mb...
Politike
6 Mars 2024, 07:33
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Agjencia e lajmeve Reuters, i ka dedikuar një artikull vendimit të GJKKO-së dje që vendosi të dënojë...
Politike
5 Mars 2024, 22:07
r.ll
luan baci
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se Fredi Beleri ishte...
Politike
5 Mars 2024, 21:54
r.ll
vangjel dule
TIRANË- Dënimi i Fredi Belerit sot nga Gjykata e Posaçme u komentuar nga kryetari i Partisë Bashkimi të Drejtave t&...
Politike
5 Mars 2024, 21:36
N.F
Sekretari i OMONIA-s
TIRANË- Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatë së Posaçme për d&eum...
Politike
5 Mars 2024, 21:27
r.ll
edi rama
GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar një artikull për dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme për kryeba...
Politike
5 Mars 2024, 20:28
N.F
Petro Beleri
GREQI- Djali i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë p&e...
Politike
5 Mars 2024, 19:11
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të tij ka folur...