LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Inceneratorët, kompleks veprash penale, s'ka ligj që i bën gjë Ëngjëll Agaçit, ka marrë 40 mln €

Kryedemokrati u shpreh qeveria jep para edhe pse ‘djegësat’ nuk kryejnë asnjë punë, ndërkohë që s'ka ligj që i bën gjë Ëngjëll Agaçit që ka marrë 40 milionë €.

19 Shtator 2022, 12:03 Nga k.m.
Berisha: Inceneratorët, kompleks veprash penale, s'ka ligj që i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat theksoi se afera e inceneratorëve është afera e vetme në Shqipëri, Europë dhe botë mbi të cilën kanë rënduar akuza dhe janë shpallur në kërkim menaxhere dhe pronarë të saj, por që vazhdojnë të jenë njësoj sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Në një deklaratë për shtyp, kryedemokrati u shpreh qeveria jep para edhe pse ‘djegësat’ nuk kryejnë asnjë punë, ndërkohë që s'ka ligj që i bën gjë Ëngjëll Agaçit që ka marrë 40 milionë €. Po ashtu, Berisha tha se është koha për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale qeveritare.

FJALA E PLOTË:

Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës, Erion Velisë, nuk ka ligj, nuk ka institucion, nuk kë forcë në ëktë vend që mund t’u bëjë gjë. Kështu, muaj më parë, SKAP-i i partisë, në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigante, që tejkalon 420 milionë euro, njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash. Pra, një kompleks veprash penale nga më seriozet. Me gjithë këtë, kjo ndërmarrje kriminale, kjo aferë kriminale është e vetmja në Europë dhe në botë, mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdon njëlloj sikundër asgjë nuk ka ndodhur, sikundër asgjë nuk është konstatuar, sikundër asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar, sikundër askush nuk është burgosur në këtë aferë. Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: si mundet pas të gjithë këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudopronarëve të kompanive të djegësave, qeveria e Edi Ramës dhe Ministria e Financave, të disbursojë gjer sot, rreth 100 milionë euro. Të vazhdojë të disbursojë plotësisht të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Fierit. Mbi 6 milionë euro. Të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës. Të ndërtojë, të urdhërojë OSHEE-në të ndërtojë, linjën e tensionit të lartë për djegësin e Tiranës, me një shumë prej 6 milionë eurosh. Si mund të ndodhin këto? Këto ndodhin, kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin e vetëm se kjo është aferë e Edi Ramës. Është Edi Rama që në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me opinionin ligjor të Entit Kombëtar të Prokurimeve Publike, që thotë se negociata e mbyllur është e ndaluar të përdoret, ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura. Është Edi Rama ai që ka pranuar, që të gjitha prokurimet për djegësat nga Elbasani, Tirana dhe Fieri, të bëhen vetëm nga një kompani, kompania e tyre. Ndaj dhe nëse gjer më sot, pagesat e prapambetura për kompanitë e tjera shqiptare që kanë bërë punime dhe nuk kanë marrë shumën që u takon, kanë kaluar në 120 milionë euro për vitin, kompania e Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Velisë, ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti, pa kryer asnjë punim. Kjo vetëm për faktin se është kompani e qeveritarëve. Në këto kushte, SKAP-i i partisë po përdoret si një instrument për hetime fake, për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. SKAP-i i partisë de facto është bërë mburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj me sipërmarrjen e tyre. Në këtë kontekst, akuzoj direkt Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn dhe Erion Velinë edhe për faktin tjetër, që të ndërmerret një hap i detyruar nga gjykata, duhet një kontroll administrativ i zbatimit të kontratës. Kontrollin administrativ duhet ta ushtrojë Ministria e Financave dhe ajo e Mjedisit. Por kjo nuk ndodh kurrë, sepse Edi Rama nuk lejon të ushtrohet kontroll mbi kompaninë e tij. Dua të them se SKAP i partisë ka të gjithë autoritetin ligjor jo vetëm të konfiskojë pronën e krimit, jo vetëm të vendosë para ligjit pronarët e saj qeveritarë, por edhe ata qeveritarë që nuk ushtrojnë kontrollin administrativ mbi këtë ndërmarrje, që është shndërruar në një gropë gjigante të zezë që përpin djersën, mundin e taksapaguesve shqiptarë. Është koha, të dashur qytetarë, t’i bëjmë gjyqit publik Ramës, Agaçit, Ahmetajt dhe Velisë. Të cilët e ndjejnë se janë të pashpresë përpara jush dhe kanë filluar t’i përcjellin fajin njeri-tjetrit. Edi Rama deklaron se në rast se nuk ka filluar, pavarësisht nga dhjetëra milionë euro që janë disbursuar, djegësi i Tiranës, është përgjegjësi e atyre që kanë marrë para. Me fjalë të tjera, përgjegjësi e Erion Veliajt. Erion Veliaj deklaron se nuk ka lidhje, edhe pse Edi Rama i ka dhënë 8 përqind bonos për të fituar tenderin me negociata të mbyllura. Paçka se Erion Veliaj ka vendosur pa pyetur parlamentin e Tiranës, duke marrë pushtetin e tij, sepse donte të mbushte valixhet e tij. Pacaka se ka firmosur në emër të qarkut, pavarësisht se nuk është autoriteti i tij. Prandaj jam këtu për të dënuar edhe njëherë këtë organizatë kriminale qeveritare dhe qëndrimin e SKAP që u shërben atyre si mburojë. Për t’u bërë thirrje qytetarëve me thirrjet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, ndër më kriminalet në Europë dhe botë.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron