LIVE UPDATES
Politike

Salianji në Gjirokastër: SPAK të shkojë tek koka, aty ku qelbet edhe peshku në këtë vend

Salianji u shpreh drejtoritë dhe ministritë me buxhetin më të madh kanë dalë zbuluar para qytetarëve.

31 Mars 2024, 12:35 Nga h.k
Salianji në Gjirokastër: SPAK të shkojë tek koka, aty ku
Foto ilustruese

GJIROKASTËR-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Gjirokastra tha se kjo qeveri është e zhytur në zullume dhe se paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për personat me rekorde kriminale.

Salianji u shpreh drejtoritë dhe ministritë me buxhetin më të madh kanë dalë zbuluar para qytetarëve.

Ai solli shembullin e kryetarit të bashkisë Libohovë, të cilin SPAK e mori të pandehur për trafik droge.

E keni parë që këto kohë drejtoritë dhe ministrat me buxhetin më të madh, qeveria dhe bashkitë kanë dalë zbuluar. Janë lakuriq në sytë e publikut si të zhytura në abuzime zhvatje të parave të taksapaguesve. 

Është rasti sot këtu ta diskutojmë sesi edhe një bashki që e morën dhunshëm në qarkun tuaj, bashkinë në Libohovë e patë si kryebashkiaku aktual ishte i përfshirë në trafik droge.

Ishte kthyer në shkelës së ligjit dhe bashkëpunëtor të trafikantëve dhe sot drejton një komunitet.

A është dita sot që në një situatë normale që qeveria, kryeministri, ministrja ti kërkojë ndjesë qytetarëve të Gjirokastrës.

A jemi në të njëjtën situatë me kryebashkiakun e Tepelenës, analfabet funksional?

A jemi sot përpara fakteve ku aferat qindra miliona euroshe në shëndetësi, tek rrugët, tek inceneratorët, në bujqësi, ku fermerët duhet të merrnin para nga taksapaguesit evropiane përveç taksapaguesve shqiptare, të cilat kanë shkuar edhe ato tek personat me rekorde kriminale.

Për këtë arsye janë bllokuar fondet e AZHBR-së, për shkak të hetimeve duke lënë fermerët dhe blegtorët pa ndihma, sepse paratë kërkon ti marrë vetëm qeveria”, u shpreh deputeti i PD.

Po ashtu, Salianji tha se inkurajon Prokurorinë e Posaçme që të mos rrijë në paradhomë, por të futet tek njerëzit e fuqishëm, aty ku siç tha ai qelbet peshku.

Si ka mundësi që treçereku i bashkëpunëtorëve të Edi Ramës në bashki dhe qeveri janë sot përpara drejtësisë, ndërsa Rama dhe drejtuesit politik të tij jo.

A mund të hanë ata dardha dhe kumbulla pa dijeninë e Ramës? Ne kemi votuar konsensusin për drejtësinë e re.

Ne kemi inkurajuar që të vijë dita që SPAK të mos ndalet tek dera e njerëzve të rëndësishëm të këtij vendi, por që ta hapë derën me shkelma dhe të hyjë tek njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi, për ti nxjerrë përpara drejtësisë dhe jo për të gjetur çdo variant për të shmangur ata që janë përgjegjës për aferat në vend.

SPAK të shkojë tek koka, aty ku qelbet edhe peshku në këtë vend” tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje