LIVE UPDATES
Politike

"Nuk ka të ardhme nëse heshtim", Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni në betejën për votën e lirë

Ai ju bëri thirrje edhe të rinjve dhe pensionistëve, duke premtuar se me ardhjen e PD në pushtet do të trefishohen rrogat. 

30 Mars 2024, 20:28 Nga r.ll
"Nuk ka të ardhme nëse heshtim", Berisha thirrje
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen në betejë për votën e lirë. 

Berisha tha se nëse shqiptarët heshtin nuk ka të ardhme për ta. Ai ju bëri thirrje edhe të rinjve dhe pensionistëve, duke premtuar se me ardhjen e PD në pushtet do të trefishohen rrogat. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Ndaj dhe sot, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjithë atyre që besojnë se vota e lira është zemra e lirisë dhe dinjitet njerëzor pa liri nuk ka, të ngrihemi në betejë për votën e lirë. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, që e shohin se si po varfërohen, se si skamja po thellohet çdo ditë. Se si qindra e mijëra pensionistë qajnë me lot të ftohta mjerimin e tyre, skamjen e tyre.

Të ngrihemi, t’i japim fund këtij regjimi. I bëj thirrje çdo shqiptari, që e ndjen veten shqiptar, të ngrihemi se kurrë në histori, Shqipëria nuk ka qenë para kësaj alternative të jesh apo të mos jesh, si sot që ka humbur në 8 vite, një të tretën e popullit të vet. Të ngrihemi, të mos pranojmë që Shqipëria të tretet, të shuhet para syve tanë. Historia kurrë nuk do të na e falë ne këtë!

Të mos harrojmë se sot ne jemi përgjegjës jo vetëm për veten tonë, por jemi përgjegjës për të gjitha brezat që kur banorët e këtij vendi e ndjejnë veten shqiptar gjer sot. Jemi përgjegjës edhe për brezat që vijnë. Po heshtëm sot, ata të ardhme në këtë vend nuk kanë.Ndaj të ngrihemi se pushtues më të egër nuk kemi pasur ndonjëherë në troje. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, pensionistëve shqiptarë, ju që shihni që rrogat tuaja zvogëlohen gjithnjë për shkak të rritjes së çmimeve.
Ju që para 10 vitesh, ishit në krye të pagave në Ballkan dhe sot keni zbritur të fundit, se varfëria do na topisë më shumë, gjer sa të na detyrojë të flasim me veten tonë.

U bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, mos harroni kurrë se profesioni, pavarësisht nga pasioni i ligjshëm, nga dashuria e madhe që ushqeni për të, por ai është zanati dhe jo thelbi i intelektualit. Thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik. Intelektual i vërtetë është ai që ngrihet si vigan në mbrojtje të interesit publik sa herë që ai shkelmohet.
U bëj thirrje vajzave, grave, nënave, motrave, ngriheni ju të gjitha në këtë betejë pa kthim, në mosbindje civile për të shpëtuar qenien tonë kombëtare.

E vërteta është se në histori ju keni qenë shpëtimtarët e kombit dhe se këtë gjëmë të madhe që largon në 8 vite, 1.1 milionë shqiptarë, e vuani ju, më me dhimbje, më me brenga, më me mall se të gjithë të tjerët. Ndaj dhe sot o kurrë, të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij armiku të egër, të pashpirt dhe antishqiptar. I bëj thirrje çdo të riu, të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë së tij. Përgjegjësia e tij nuk është vetëm vetja. Përgjegjësia e tij është e ardhmja e Shqipërisë sepse ai vetë është e ardhmja.

Nëse ai nuk ka të ardhme këtu, Shqipëria vdes. Ndaj dhe sot të ngrihemi, të ngrihemi! U bëj thirrje të gjithë atyre që janë profesione të lira, shërbëtorë të mirë të shoqërisë, ngrihuni me guxim sepse PD ka faktuar se cila është. Ngrihuni të përmbysim këtë regjim, në mënyrë që t’i rikthejmë votën e lirë shqiptarëve. Të përmbysim këtë regjim në mënyrë që të dy dhe trefishojmë rrogat e shqiptarëve.

Të përmbysim këtë regjim që të presim me gërshërët e ligjit, duart hajdute të pushtetit, që shtrihen mbi pasuritë e shqiptarëve. Të presim me gërshërët e ligjit, lidhjet e pushtetit me krimin. U bëj thirrje pensionistëve, që keni kaq shumë kontribute dhe sot trajtoheni me asgjë, ngrihuni për vete dhe për nipërit tuaj, ngrihuni për veten dhe vendin tuaj. U bëj thirrje medieve të heqin dorë nga kjo propagandë e shpifur se nuk ka akte më të rënda se t’i shërbesh këtij regjimi duke mashtruar qytetarët.

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet