Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Todd D. Robinson tregoi se gjatë takimit që pati me prokurorët, dha disa mesazhe, mes të cilave se ata po bëjnë një punë mjaft të mirë, dhe se SHBA do të jetë në krah të tyre për t’i ndihmuar.
TIRANË- Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin Todd D. Robinson, u ndal te puna e SPAK. Në një intervistë për Top Channel, ai shprehu vlerësime për punën e prokurorëve të këtij institucioni, ndërsa tha se synimi i SHBA është që të vazhdojnë bashkëpunimin me ta.
Todd D. Robinson tregoi se gjatë takimit që pati me prokurorët, dha disa mesazhe, mes të cilave se ata po bëjnë një punë mjaft të mirë, dhe se SHBA do të jetë në krah të tyre për t’i ndihmuar.
Më tej shtoi se burimet janë të kufizuara kudo në botë, por një nga vendet ku nuk e kanë problem të shpenzojnë burimet është në Shqipëri, për shkak të punës së shkëlqyer që këto institucionet bëjnë.
Pjesë nga Intervista:
Anila Hoxha: Ambasada amerikane këtu në Tiranë shpërndau të dhëna dhe fotografi mbi takimin tuaj me prokurorët e posaçëm të SPAK dhe ajo që vumë re ishte stoku i dosjeve të konsiderueshme në zyrat e prokurorëve anti-korrupsion dhe kundër krimit të organizuar. Çfarë menduat në ato momente kur patë stokun e dosjeve në ato zyra?
Todd D. Robinson: Më bëri përshtypje volumi i punës që bënin. Dhe mendoj se po përdorin të gjitha kapacitetet e tyre për t’iu kundërvënë krimit dhe korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në vend. Dhe jam krenar për bashkëpunimin dhe punën e përbashkët me SPAK-un. Dhe synimi ynë është që ta vazhdojmë këtë.
Anila Hoxha: Cili është mesazhi që iu dhatë prokurorëve të posaçëm anti-korrupsion dhe që insistoni ta përsërisni sërish?
Todd D. Robinson: Dhamë një numër mesazhesh. Së pari, që ata (SPAK) po bëjnë një punë fantastike dhe jo vetëm SPAK, por të gjitha agjencitë e pavarura të drejtësisë po bëjnë punë fantastike, një punë fantastike që shqiptarët e zakonshëm nuk e shihnin kur isha unë këtu, për shembull, në vitet 2004-2006. Ky ishte mesazhi i parë; i dyti – Qeveria e Shteteve të Bashkuara është këtu për t’i ndihmuar me punën e tyre. Ajo që iu thashë ishte, burimet janë të kufizuara kudo në botë. Por një nga vendet ku nuk e kemi problem të shpenzojmë burimet tona është këtu në Shqipëri, për shkak të punës së shkëlqyer që këto institucione po bëjnë. Dhe mesazhi i fundit është se qëllimi ynë është të vazhdojmë të ndihmojmë – kemi një ekip të shkëlqyer këtu. DEA është këtu. Departamenti i Drejtësisë është këtu. FBI është këtu. Po bëjmë punë të madhe me sistemin e burgjeve. Dhe synojmë ta vazhdojmë atë punë sepse është e rëndësishme për marrëdhënien Shtetet e Bashkuara – Shqipëri. Por më shumë sepse është rëndësishme që shqiptarët e zakonshëm ta shohin të bëhet kjo punë dhe të shohin që po mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar.
todd robinson TIRANË- Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin Todd D. Robinson ka lënë të hapur kart...
TIRANË- Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin Todd D. Robinson, ka komentuar krimin e organizuar në vendin ton&...
todd robinson TIRANË- Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin Todd D. Robinson tha se prokurorët e SPAK ...
gazment bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi nuk i ka kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës. Në emisionin “Opini...
gazment bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka treguar qëndrimin që ka ish-kryeministri Sali Berisha për ...
gazment bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka treguar prapaskenat e marrëveshjes me PS, ku tha se para se t&e...
adriatik lapaj TIRANË- Drejtuesi i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka komentuar mbrëmjen e sotme marrëveshjen e ar...
lulzim basha DURRËS- Kreu i PD-së vulës, Lulzim Basha është përgjigjur ftesës së kreut të Grupit Parlamentar t...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi para mbështetësve të tij se në muajin dhjetor 2023...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme për mbështetësit e tij ...