6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë, Sejko tha se rritja e shpejtë e çmimeve të energjisë, të ushqimeve dhe të produkteve bazë në tregjet botërore, ka shtrenjtuar kostot e jetesës së familjeve dhe ka rritur kostot e prodhimit të bizneseve.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri edhe një herë thirrje që rezervat buxhetore të përdoren për lehtësimin e pasojave sociale të rritjes së çmimeve. Gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë, Sejko tha se rritja e shpejtë e çmimeve të energjisë, të ushqimeve dhe të produkteve bazë në tregjet botërore, ka shtrenjtuar kostot e jetesës së familjeve dhe ka rritur kostot e prodhimit të bizneseve. Po ashtu, paqartësia mbi kohëzgjatjen dhe pasojat e konfliktit të armatosur, ka shtuar pasiguritë në tregjet financiare dhe ka krijuar pengesa të reja në zinxhirët e furnizimit.
Inflacioni në vend dhe në botë po regjistron nivelet më të larta të dy dekadave të fundit dhe Guvernatori tha se projeksionet aktuale sugjerojnë se pasojat e kësaj goditjeje do të jenë të ndjeshme edhe gjatë vitit në vazhdim.
“Banka e Shqipërisë është në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Bazuar në informacionin aktual dhe analizat tona, Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare ka premisa të mjaftueshme për ti rezistuar goditjes dhe për të shmangur recesionin. Në këto rrethana, fokusi i politikave ekonomike duhet të orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si një parakusht për stabilitetin financiar të vendit dhe për rritje të qëndrueshme e afatgjatë, dhe në ndihmën ndaj shtresave më në nevojë.
Ky fokus do të kërkojë rishikimin në vazhdimësi të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare, si dhe ruajtjen e fleksibilitetit buxhetor për të adresuar kontigjencat e mundshme në drejtim të lehtësimit të kostove sociale, pa dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit publik,”-tha ai.
Sipas tij, me tejkalimin e kësaj goditjeje, fokusi i politikave duhet të orientohet dhe njëherë drejt ndërmarrjes së reformave të nevojshme strukturore, të cilat do të çlirojnë potencialet prodhuese të vendit dhe do të ndihmojnë në rritjen më të shpejtë të mirëqenies së shoqërisë.
Guvernatori theksoi edhe njëherë zhvillimet pozitive në aktivitetin ekonomik gjatë vitit të kaluar. Kryefjala e zhvillimeve ekonomike të vitit 2021 ishte rimëkëmbja dhe konsolidimi. Aktiviteti ekonomik në vend shënoi një rikuperim të shpejtë e të gjithanshëm, ndërsa treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik e financiar u konsoliduan.
Sipas të dhënave zyrtare, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 8.5% kundrejt vitit paraardhës, duke tejkaluar nivelin e regjistruar përpara tërmetit e pandemisë. Rritja ekonomike ishte me bazë të gjerë. Ajo pasqyroi rimëkëmbjen e shpejtë të konsumit familjar, të investimeve private, si dhe të eksporteve të mallrave e shërbimeve.
Për më tepër, frytet e kësaj rimëkëmbjeje ishin të pranishme në thuajse të gjithë sektorët dhe degët kryesore të ekonomisë. Rikuperimi i gjithanshëm i kërkesës gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësuar bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes.
Rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit, çka u materializua në rritje të presioneve të brendshme inflacioniste. Për rrjedhojë, inflacioni shënoi një rritje graduale gjatë vitit të shkuar, ndonëse ai vijoi të mbetet nën objektiv,” tha Sejko.
Sipas tij, kjo tablo pozitive zhvillimesh ka pasqyruar jo vetëm fondamentet relativisht solide të ekonomisë shqiptare dhe fleksibilitetin e sektorit privat të ekonomisë, por edhe reagimin e koordinuar, në kohën dhe me instrumentet e duhura, të politikës fiskale, monetare e financiare./Monitor.al
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka mori sërish fjalën në Kuvend për t'iu përgjigjur kryemin...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se sot është futur në burg ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Partinë Demokratike është vulosur flamuri i non gratas. Gjatë seanc&eum...
Flamur Noka, Lindita Nikolla TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka kërkoi replikë pas fjalës së kryeministrit E...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut për arrestimin...
Kuvendi TIRANË- Opozita e duartrokiti vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës e cila refuzoi që t'ia jepte të drejt&eum...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmendi gjatë ditës së sotme ish-kryebashkiakun Agim K...
Ilir Meta AZERBAJXHAN- Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Forumin IX Global të Bakusë në Azerbajxhan ku ka folur rre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama replikoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë me deputeten e Partisë Demokratike, Jo...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se borxhi publik është rritur trefish....