Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Montserrat dha një mesazh për maxhorancën, që reforma elektorale duhet të bëhet me opozitën. Ajo theksoi se po pati një bashkim të gjerë, ka më shumë mundësi për të ndryshuar qeverinë.
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane, (PPE) Dolors Montserrat theksoi se Shqipëria ka shumë nevojë të ketë një qeveri PRO Europiane, të shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe të zgjedhjeve të lira dhe se PPE është gati ti ndihmojë.
Duke folur në një intervistë për Syri TV, Montserrat dha një mesazh për maxhorancën, që reforma elektorale duhet të bëhet me opozitën. Ajo theksoi se po pati një bashkim të gjerë, ka më shumë mundësi për të ndryshuar qeverinë.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Ju po kryeni një mision të mbledhjes së fakteve. Në këtë mision, a ka diçka apo një fakt që mund të konsiderohet si surprizë për ju ose në këtë kontekst, ka një diferencë puna juaj në terren tani që po shihni me sytë tuaj dhe po dëgjoni me veshët tuaj në krahasim me atë çfarë dëgjohet në Bruksel?
Dolors Montserrat: Është e qartë që kur je në Bruksel, nganjëherë duket sikur je brenda një flluske dhe për ne është e rëndësishme. Pra, për këtë, PPE pëlqen të dalë në terren, të jetë dëshmitare e dorës së parë për atë çfarë po ndodh, të dëgjojmë me veshët tanë shoqërinë përbërë nga të gjithë ekspertët dhe të njohë realitetin. Dhe si parti shumë demokrate, PRO europianë, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit që jemi, për ne është shumë e rëndësishme të kemi zgjedhje të drejta, të lira.
Nga çfarë kemi parë dhe dëgjuar, do të ndihmojmë nga Europa, nga institucionet europiane, nga partia jonë do të ndihmojmë që të ketë një demokraci të plotë këtu në Shqipëri përmes një reforme elektorale, përmes luftës kundër korrupsionit.
Sepse nëse ju nuk i bëni këto do të thotë që nuk keni standardet europiane për të qenë anëtar i BE. Për ta realizuar këtë ka nevojë për lirinë e medias, për pavarësinë e gjyqësorit, për reformë elektorale e bërë me opozitën dhe këtu kemi nevojë për të gjithë opozitën. Duhet të ketë një bashkim të të gjithë opozitës. Mendoj se po pati një bashkim të gjerë, ka më shumë mundësi për të ndryshuar qeverinë.
Në mënyrë që të ketë një qeveri PRO Europiane, shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe zgjedhjeve të lira. Shqipëria e ka shumë nevojë për këtë se është një vend i jashtëzakonshëm. Keni një vend të bukur me bregdetin dhe malet shumë të bukura, me një gastronomi të mrekullueshme, por çdo ditë po humbisni njerëz që po ikin nga vendi juaj. Duhet ti japim një mundësi të rinjve shqiptar që të qëndrojnë këtu. Si? Fillimisht përmes një demokracie te plotë./Dosja.al
Dolors Montserrat TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane, (PPE) Dolors Montserrat ka shprehur shqtësim p&...
Pirro Vengu TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar ditën e sotme se në maj nis shkolla e aviacionit dhe uniformat...
Foto ilustruse TIRANË- Seanca e rradhës për dosjen “Meta” do të mbahet më 5 mars. Në këtë seanc&eu...
Foto ilustruse KOSOVË- Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka shprehur gatishmërinë për të gar...
TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka mbajtur një takim me Bordin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Me anë t&e...
Foto ilustruse TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka kundërshtuar ekspertimin e Prokurorisë. Gjatë një prononcimi ...
Lefter Koka TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimin e SPAK dhe ka miratuar vendimin e Gjykatës së Shkallës...
Foto ilustruse TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se për çështjen CEZ/DIA ka kërkuar pushimin ...
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar gjatë ditës s&eum...
Reni Ashiku TIRANË- Administratori i Converse Management Consulting (CMC), Reni Ashiku është paraqitur sot në Prokurorinë e Posa&c...