4 Qershor 2024, 09:33
Nga r.ll
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kërkuan Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta mbështesë planin trefazor, të shpallur nga presidenti Joe Biden, që synon t’i japë fund luftës gati tetëmujore në Gazë.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se SHBA-ja shpërndau një projekt-rezolutë te 14 anëtarët e tjerë të Këshillit, për mbështetjen e përfundimit të konfliktit.
Konflikti ka nisur qysh tetorin e kaluar, kur Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - ka sulmuar papritur Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.
Në përgjigje, ushtria izraelite është duke kryer një fushatë masive sulmesh në Gazë. Sipas autoriteteve të Hamasit, që kontrollojnë këtë enklavë, mbi 36.000 njerëz janë vrarë deri më tash në sulmet izraelite.
Plani i shpallur nga Biden përfshin, mes tjerash, armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.
“Shumë liderë dhe qeveri, përfshirë ato në rajon, e kanë miratuar këtë plan. Ne i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit që t’iu bashkohet atyre në thirrjen për zbatimin e kësaj marrëveshjeje - pa vonesa dhe pa kushte të tjera”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.
Ministrat e Jashtëm të pesë vendeve kryesore arabe - Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Katarit dhe Egjiptit - kërkuan nga Izraeli dhe Hamasi që ta konsiderojnë propozimin e Bidenit “seriozisht dhe pozitivisht”.
Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar atë, ndonëse, sipas tij, plani ka të meta dhe do ende punë.
Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, se do të tërhiqen të gjitha forcat izraelite, se do të ketë lëvizje të lirë për palestinezët dhe se do të ketë ndihma për rindërtimin e Gazës./REL
shba keshilli i sigurimit okb lufta izrael-palestine
Bota
4 Qershor 2024, 09:22
N.F
Protestë kundër emigrantëve në Irlandë
EVROPË- Rreth 60,000 emigrantë të paligjshëm kanë hyrë n...
Bota
4 Qershor 2024, 08:11
N.F
Narendra Modi
INDI- Aleanca e udhëhequr nga Partia Bharatiya Janata (BJP) e kryeministrit indian, Narendra Modi, pritet ta ketë shumicën n&e...
Bota
4 Qershor 2024, 08:02
N.F
Dhëndëri
ITALI- Një dhëndër në Itali a bërë bujë për zgjedhjen e tij të veçantë në ...
Bota
4 Qershor 2024, 08:04
r.ll
Yolanda Sánchez Figueroa
MEKSIKË- Kryetarja e bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa, u q&eum...
Bota
4 Qershor 2024, 07:35
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi Evropian t’i mbajë zgjedh...
Bota
4 Qershor 2024, 07:26
r.ll
Kongresmeni dhe gruaja e tij
EKUADOR- Kongresmeni 34-vjeçar Cristian Nieto u qëllua për vdekje në Ekuador pak minuta pasi dha një...
Bota
3 Qershor 2024, 22:52
M.B
Dr. Anthony Fauci
SHBA- Dr. Anthony Fauci, që ishte eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara deri kur u l...
Bota
3 Qershor 2024, 22:47
E. D
foto ilustruese
ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se Italia do të dërgojë në Ukrainë s...
Bota
3 Qershor 2024, 22:43
B.Z
G7
SHBA - Udhëheqësit e G7 njoftuan të hënën se mbështesin planin e paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden q&e...
Bota
3 Qershor 2024, 22:45
M.B
Stafi i gazetës "The Washington Post" feston marrjen e çmimit Pulitzer
SHBA- “The Washington Post” tha të dielën se ...