8 Qershor 2023, 17:34
Nga k.m.
Pamje nga takimi
TIRANË- Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, gjenerali Daniel R. Hokanson, ndodhet në Shqipëri ku pritet të zhvillojë një sërë takime me figura të njohura të politikës.
Sot, takimet i kanë zhvilluar me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Bajram Begaj, por edhe me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit Gjeneral Brigade, Arben Kingji. Gjithashtu, gjatë vizitës në Shqipëri pritet që të takohet edhe me trupat amerikane në Shqipëri por edhe me ato shqiptare të vendosura në Zall Herr të Tiranës.
POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE:
Gjenerali Daniel R. Hokanson, shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, po viziton Shqipërinë këtë javë. Ai është këtu për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë midis Gardës Kombëtare dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, në veçanti Programin 22-vjeçar të Partneritetit Shtetëror midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Shqipërisë, si dhe për të vlerësuar kontributet e rëndësishme të Shqipërisë si aleate në NATO. Gjenerali Hokanson gjatë vizitës së tij u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Ai do të takojë gjithashtu Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit, Gjeneral Brigade Arben Kingji. Ai do të takohet me ushtarë amerikanë dhe shqiptarë në Zall Herr. Në pozicionin e tij aktual, gjenerali Hokanson shërben si këshilltar ushtarak i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Sekretarit të Mbrojtjes, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe është kanali zyrtar i komunikimit i Departamentit të Mbrojtjes me Guvernatorët dhe Gjeneralët Adjutantë të Shtetit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Gardën Kombëtare. Ai është përgjegjës për të siguruar që më shumë se 453,000 personeli i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe Ajrit të jenë të aksesueshëm, të aftë dhe të gatshëm për të mbrojtur atdheun dhe për të siguruar burime të gatshme luftarake për Ushtrinë dhe Forcat Ajrore.
daniel r. hokanson daniel r. hokanson ne shqiperi
Politike
8 Qershor 2023, 17:16
A.B
Flamur Noka
TIRANË- Të drejtat e fermerëve ishin një nga pikat që u diskutua gjatë seancës së sotme plenare në...
Politike
8 Qershor 2023, 16:57
k.m.
Evis Kushi dhe deputetët e tjerë
TIRANË- Disa kanë kërkuar drejtësi, e të tjerë nuk kanë zgjedhur që t&eu...
Politike
8 Qershor 2023, 16:37
A.B
Flutura Acka
TIRANË- Deputetja demokrate, Flutura Açka mendon se Partia Demokratike duhet të bashkohet nëse Berisha nuk do jetë ...
Politike
8 Qershor 2023, 16:22
m.s
Olta Xhaçka
ARABIA SAUDITE- Shqipëria edhe një herë tjetër ka rikonfirmuar qëndrimin e saj, për vijimi e luftës k...
Politike
8 Qershor 2023, 16:16
A.B
Tabaku dhe Brace
TIRANË- Seanca e sotme plenare s'kaloi pa replika. E kështu ndodhi mes deputetit socialist Erion Braçe dhe asaj demokrate...
Politike
8 Qershor 2023, 16:11
m.s
Nicholas Abbott
TIRANË- Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur se nuk e ka lexuar ende draft-statutin q&e...
Politike
8 Qershor 2023, 15:54
A.B
Erion Brace
TIRANË- Reformën në Drejtësi dhe për arrestimi i ish-zyrtarëve të lartë ishte tema që u prek dit&e...
Politike
8 Qershor 2023, 15:33
m.s
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reguar për situatën në Kosovë, ndërsa the...
Politike
8 Qershor 2023, 14:54
A.B
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i kërkoi kryeparlamentares së Kuvendit përjashtimin nga seanca t&e...
Politike
8 Qershor 2023, 14:53
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla nuk është përmbajtur gjatë seancës s&...