Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shehaj tha se gjatë zgjedhjeve, Rrjolli, ka votuar në 94% për partitë e vjetra politike.
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë seancës plenare në Kuvend. Shehaj i ka kërkuar Ballës të flasë për banorët e Rrjollit të cilët prej shumë kohësh po protestojnë, pasi pretendojnë se biznesmeni Bashkim Ulaj po u merr pronën. Shehaj tha se gjatë zgjedhjeve, Rrjolli, ka votuar në 94% për partitë e vjetra politike.
Pas kësaj Balla i është drejtuar Shehajt duke thënë se ai është një person i dënuar me vendim për vjedhje të dhënash personale. Sipas Ballës, Shehaj është personi i vetmi që ka ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit.
Agron Shehaj: Jam këtu mbi një muaj pas përjashtimit të kërkuar nga Taulant Balla sepse fola për një çështje, fola për Rrjollin. Aty ku e lash, aty po e rifilloj prapë në fakt, te Rrjolli. U përjashtova nga ky Kuvend sepse guxova të mbaj anën e qytetarëve. Që të flisja për ta, se si po dhunohen, se si po ju rrëmbehet prona. Por nëse ka një rast që shpjegon në mënyrë kuptimplotë se si kjo klasë politike ju ka marrë shpirtin qytetarëve shqiptarë, është rasti i Rrjollit. Po të hapësh kutinë e votimit në Rrjoll, 94% ka votuar për partitë e vjetra politike, për PS-në, PD-në.
Keni marrë vota Taulant. Ata 83 deputetë me të cilët mburresh ti janë 83, ose më mirë 86 le të themi, edhe falë votës së banorëve të Rrjollit që sot po protestojnë. 94% kanë votuar për partitë e vjetra, dhe ku janë sot, në përplasje midis banorëve që pretendojnë që një oligark, që ushtar i juaji sipas Belinda Ballukut, Bashkim Ulaj, bashkë me ish-drejtorin e hipotekës ju ka vjedhur pronën, me kë janë, pse nuk flasin. Ose nuk flasin ose i quajnë mashtruesa. Banori të një fshati të tërë, pasi ju kanë marrë votat u thonë jeni mashtruesa. Po mashtroni bashkim Ulajn.
Taulant Balla: Unë e kuptoj që ti…
Agron Shehaj: Për Rrjollin thuaj diçka Taulant, për Rrjollin, për Bashkim Ulaj dhe ish-drejtorin e hipotekës, thuaj diçka.
Taulant Balla: Kur fole zotrote kishte zhurmë në sallë? Kur fole, nuk kishte zhurmë, duro tani. Ti je një person i dënuar me vendim për vjedhje të dhënash personale. Unë nuk e kam mik, e di kush është biznesmeni Bashkim Ulaj, është një biznesmen i djathtë. Është i respektuar, e ka nisur në ‘91 biznesin e vet. Është një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri. E kam kritikuar nga kjo foltore kur kam pasur një rast të një investimi në zonën time zgjedhore që lidhej me cilësinë e punimeve, di që ka ndërhyrë të riparojë problemet. Nuk kam kërkuar, t’i ndërhyjë kurrë. Është mirë që ti që vjen vetë nga biznesi dhe të gjithë e dimë se si ke ardhur ti në politikë, ta kam thënë. Ti je i vetmi që ke ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit. E ke blerë, ja ku i ke dëshmitarët. Shpresoj që do ta bind një ditë Lulin që të bëhet i penduar dhe të tregojë sa i ke dhënë për të hyrë në Parlament./Dosja.al
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Durrësi tha se të gjitha deklaratat e për bllokimin e procesit të...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për integrimin e vendit në BE. Gjatë fjalës së tij në...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria duhet të bëjmë çmos që t&eum...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se çdo projekt që...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se gjykata ka vendosur vlerën e kom...
Sali Berisha TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të shumta, pasi mazhoranca rrëzoi nismat e Partis&...
Belinda Balluku TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për ndalimin e daljes së saj ja...
Objekti i Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë. E shkruar 18 vjet më parë, Kushtetuta e Kosovës, si akti më i lart&eum...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Ministraja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj janë...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim të ri për angazhimin e strukturave të saj në t...