28 Korrik 2024, 13:17
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS nuk ka kursyer edhe deputetët socialistë për të cilët shprehu edhe kritikat e tij.
Rama tha se në sallë janë deputetë të cilët paguhen nga taksat e shqiptarëve, ndërsa nuk e kanë përmbushur akoma as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në çdo kohë për detyrën.
Më tej kryeministri tha se ka po ashtu edhe nga ata deputetë që dalin në takimet me popullin vetëm kur shoqërojnë Ramën apo marrin pjesë në fushata anëtarësimesh për të realizuar një fotografi prezence.
Rama: Dua t’u kërkoj ndjesë sot gjithë atyre në këtë sallë dhe jashtë saj, që deputetë nuk janë, por kanë investuar mundin e tyre dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzisht të kësaj përfaqësie të madhe të PS të jenë këtu sot si deputetë.Dua t’ju kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë këtu të ulur mes nesh që nuk e kanë përmbushur akoma as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në çdo kohë për detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë, se sa shumica dërrmuese e shqiptarëve. Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua kur shkoj në zonën e tyre, apo që shkojnë në organizatat e partisë vetëm për të bërë një fotografi prezence ku zhvillohet një fushatë anëtarësimesh.
Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin në punët e shtetit vetëm për punët e tyre, të familjes së tyre dhe tarafit të tyre. Apo edhe ata deputetë që kur kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë duken në foltoren e kuvendit një herë në Hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga Hëna, ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë vetëm me njëri tjetrin. Natyrisht për vatanin por kryesisht për të rejat e fundit nga portalet e thashethemeve për qeverinë.
Një ndjesë të veçantë edhe për disa që u është bërë ves të bëjnë komentatorin e kolegëve dhe të qajnë halle karriere me dashakeqës lloj lloj të kësaj shtëpie, apo të gjuajnë brenda shtëpisë nga frëngjijtë e disa pocaqi kanaleve dhe portaleve duke hedhur gurin dhe fshehur dorën, por duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pushon. Ndjesë për këdo deputet që nuk u takon kjo fjalë sepse fatmirësisht nuk janë të gjithë dembelë dhe kokëçarës ndaj detyrave që ose e nderojnë deputetin në sytë e zgjedhësve.
edi rama
Politike
28 Korrik 2024, 13:05
r.ll
edi rama
TIRANË- Në fjalimin e tij para socialistëve, kryeministri Edi Rama pas falenderimeve për Lindita Nikollën, komentoi edhe ...
Politike
28 Korrik 2024, 12:55
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste. Ai tha se kongresi i sotëm ësh...
Politike
28 Korrik 2024, 12:35
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste u ndal edhe te koleg&...
Politike
28 Korrik 2024, 12:32
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh në mbledhjen e Kongresit t&...
Politike
28 Korrik 2024, 12:27
r.ll
majlinda dhuka
TIRANË- Në nisje të Kongresit ka mbajtur fjalën edhe kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka. Ajo u shpreh se q&e...
Politike
28 Korrik 2024, 12:22
r.ll
adea pirdeni
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni, në fjalën e saj në Kongresin Zgjedhor t&eum...
Politike
28 Korrik 2024, 12:13
r.ll
fatmir xhafaj
TIRANË- Kreu i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj ka mabjtur fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste.
Xhafaj g...
Politike
28 Korrik 2024, 11:51
r.ll
lindita nikolla
TIRANË- Lindita Nikolla, e cila dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, në seancën e fundit të sesionit parlamentar...
Politike
28 Korrik 2024, 11:06
r.ll
edi rama
TIRANË- Partia Socialiste mbledh sot Kongresin. Ministrat e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ...
Politike
28 Korrik 2024, 07:36
r.ll
edi rama
TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Kongresin Zgjedhor në orën 11:00 në pallatin e Kongreseve...