Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha gjatë fjalës së tij foli edhe për paraqitjen dhe marrjen në pyetje nga SPAK
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalimin nga dritarja e banesës ku ka përshëndetur qytetarët e mbledhur në mbështetje të tij.
Berisha gjatë fjalës së tij foli edhe për paraqitjen dhe marrjen në pyetje nga SPAK. Ai tha se shkoi në Prokurorinë e Posaçme për ti bërë gjyqin, për të denoncuar aktin antikushtetues të Edi Ramës, dhe për vendosjen e masave të sigurisë pa marrë miratimin e parlamentit, sipas tij në një akt të mirëfilltë puçist ndaj parlamentit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta. Misionarë të guximit, misionarë të shpresës, misionarë të fitores.
Të dashur miq!
Sot unë shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas mbi 3 vitesh hetim fals, nga grupi i organizuar në kriminal të partisë, Dumani, Kraja, Millonaj dhe kompani. Për kureshtjen tuaj kur më pyetën ku banon, ju përgjigja; Rruga e Shpresës.
U dridhën nga frika. U tmerruan nga frika. Miqtë e mi!
Unë shkova dhe shkova në përputhje me një parim që unë e besoj plotësisht, për të cilin dhe kam luftuar. Në vitin 2012 kemi hequr në parlament mbrojtjen për marrjen në pyetje të deputetëve. Në këtë kontekst, isha i bindur se Edi Rama që nuk kishte lejuar grupin e tij të organizuar në kriminal në Skapin e partisë që të më pyesnin, kishte frikë dhe tmerr nga përgjigjet e mia.
Ndaj dhe unë ju deklarova përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës se jam këtu për ti bërë gjyqin, për të denoncuar aktin antikushtetues të Edi Ramës, keqshfrytëzimin e segmenteve të tij të krimit në Skapin e partisë, për vendosjen e masave të sigurisë pa marrë miratimin e parlamentit, në një akt të mirëfilltë puçist ndaj parlamentit.
Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha vendosi duke besuar se do të intimidonte në mënyrën më antikushtetuese masa ndalimi i daljes jashtë vendit, paraqitja e rregullt në polici, të cilat unë në emrin tuaj dhe të çdo shqiptari që i thotë kushtetutës, kushtetutë dhe ligjit, ligj, i refuzova me përçmimin më të madh.
Isha aty për të denoncuar gjithashtu aktin prej burracaku, aktin prej frikacaku, aktin e turpshëm kriminal të kreut të narkoshtetit Edi Rama, që urdhëroi grupin e strukturuar kriminal të tij në Skap të kryesuar nga Damani, Kraja, Millonaj, por dhe plotë të tjerë aty, ti kërkojë parlamentit rëndimin e masave, jo mbi bazë faktesh, provash, dokumentesh, se ato nuk ekzistonin, por ti kërkojë mbi bazën se unë refuzova aktin e tyre puçist dhe parlamenti i Lindës së parlamentit, në një akt të pashembullt, pa dosje, pa prova, pa fakte, pa dokumente në prani të 50 gardistëve aktin e arrestimit tim, me burg apo në shtëpi, heqjen e imunitetit e me radhë.
pamje nga protesta TIRANË- Ka nisur tubimi poshtë banesës së liderit demokrat, Sali Berisha. Të pranishëm në protest&eum...
ilir meta dhe monika kryemadhi TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është fotografuar në reanimacionin e një...
Genc Gjokutaj TIRANË- Avokati, Genc Gjokutaj ka treguar se çfarë ndodhi gjatë paradites së sotme në zyrën e SPAK, ku s...
ambasada ruse ne tirane TIRANË- Ambasada ruse në Shqipëri ka konfirmuar se në selinë e saj në Tiranë do të hapet nj...
selia e PD-së TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas shkrimit të "Zërit të Amerikës" ku dalin prova të reja në &...
foto e mbledhjeve online TIRANË- Tre deputetë të opozitës duket se kanë "harruar" bojkotin, pasi kanë marrë pjesë n...
foto ilustruese TIRANË- Parlamenti i Shqipërisë rrallë ka qenë një vend në harmoni, ku palët rivale bien dakor...
Foto ilustruese TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha u përball për herë të parë me prokurorët e SPAK&nbs...
Eno Bozdo TIRANA- Në një deklaratë për mediat, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo u ndal te &ccedi...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur Rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të...