LIVE UPDATES
Politike

Gjokutaj tregon çfarë ndodhi sot në SPAK: Prokurorët të papërgatitur, nuk e prisnin sot Berishën

i deklaroi se u zbulua gjithashtu edhe kurthi që sipas tij ishte përgatitur nga mazhoranca, e cila kishte propaganduar që Berisha nuk paraqitet dhe nuk do të jepte shpjegime.

23 Janar 2024, 18:09 Nga r.ll
Gjokutaj tregon çfarë ndodhi sot në SPAK: Prokurorët
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati, Genc Gjokutaj ka treguar se çfarë ndodhi gjatë paradites së sotme në zyrën e SPAK, ku shkoi kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Gjokutaj u shpreh në SYRI TV, prokurorët e SPAK ishin të papërgatitur sepse nuk e prisnin që Berisha të shkonte sot në zyrën e tyre. Ai deklaroi se u zbulua gjithashtu edhe kurthi që sipas tij ishte përgatitur nga mazhoranca, e cila kishte propaganduar që Berisha nuk paraqitet dhe nuk do të jepte shpjegime.

‘Zoti Berisha, çfarë tha për mediat jashtë, u ka thënë edhe në zyrë. Tha që gjeta McGonigalin, Ramën dhe gjithë bashkëpunëtorët tek zyrat tuaja dhe u tha edhe këtë tjetrën që të mos më thoni nesër, që unë jam një njeri që u pres në besë dhe ato që them në zyrë nuk i them në publik. Kjo është një akuzë shumë e rëndë, të cilën e para duhet ta gjykojë ndërgjegjja e Ramës, nëse duhet të jetë apo jo në krye të vendit. Siç ju thashë, proamerikanizmi i Ramës nuk mund të ecë në një linjtë me antiopozitarizmin.

Kjo mazhorancë që e ka simbolizuar si anti-shtet, anti-procedurial dhe ata sot nuk e besonin se Berisha do të ishte në zyrën e tyre, dhe kjo ka sjellë edhe një pasojë, se ju çuditeni, se ata ishin krejt të papërgatitur. Berisha ka denoncuar sot në atë zyrë, ka dhënë 2-3 shpjegime, por ato nuk ishin thelbi i hetimit, sepse ata as firmat e Edi Ramës në themel të çështjes për klubin ‘Partizani’, nuk i përmendën.

Berisha qëndroi pa kufizim, nuk u kushtëzua në pyetjet e tyre, por i ka denoncuar dhe i ka thënë të gjitha objeksionet e veta. Koha ka qenë më e gjatë, më shumë shkoi në printimin e intervistave se sa ata ishin të përgatitur.

Kur ndodh kjo? Kjo ndodh kur çështja nuk ka asnjë provë, dhe thërrasin një njeri të gabuar në një çështje të gabuar.

Po ta krahasoni në korrupsionin e miliona eurove të futura nëpër xhepa me emra të caktuar të kësaj mazhorance, ky është një krahasim shumë i gabuar dhe sjell në vëmendje dhe medias që kohën e thirrur në prokurori, ata nuk mund ta barazojnë me kohën e hajdutëve të kësaj mazhorance.

Sot është zbuluar i gjithë kurthi që kishte bërë kjo mazhorancë, që Berisha nuk paraqitet, nuk jep shpjegime, dhe ata sot nuk e besonin se Berisha nuk do të paraqitej, se duan ta përdorin nesër në gjyq, për masën e sigurimit. Masa e sigurimit është bazuar në mosparaqitja e Berishës, te injorimi që Berisha u bën institucioneve. Ja që sot Berisha ishte aty. Çfarë do të thotë nesër kjo gjykata. Kjo gjykatë nesër e ka me vetveten.

Sot Berisha ka denoncuar të gjitha shkeljet në sy të prokurorëve dhe u ka kërkuar edhe njëherë, u ka dhënë shansin që të rikonsiderojnë qëndrimin e tyre dhe të rivendosin moralin e tyre ligjor në këtë çështje. Kjo ka ndodhur sot në SPAK,  një SPAK i cili unë e konstatova edhe në një panik, sepse çështja e Berishës është aktakuzë për SPAK jo për Berishën’, tha Genc Gjokutaj. 

genc gjokutaj sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë