Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Punimet e Komisioneve Parlamentare/ Disa nga deputetët e opozitës "harrojnë" bojkotin, marrin pjesë në mbledhjet online (FOTO)
Që nga sesioni i kaluar, mbledhjet e komisioneve Parlamentare nuk janë lejuar të zhvillohen normalisht.
23 Janar 2024, 16:50Nga r.ll
foto e mbledhjeve online
TIRANË- Tre deputetë të opozitës duket se kanë "harruar" bojkotin, pasi kanë marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të cilët po zhvillohen në Zoom. Sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë është diskutuar nisma ligjore për dhënien e Amnistisë për të burgosurit.
Ndërkohë ajo që ka tërhequr vëmendjen gjatë kësaj mbledhje është pjesëmarrja e deputetit të PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri, po ashtu dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë. Nga ana tjetër, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputeti tjetër që ka "harruar" bojkotin ka qenë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.
Që nga sesioni i kaluar, mbledhjet e komisioneve Parlamentare nuk janë lejuar të zhvillohen normalisht. Opozitarët bllokuan në mbledhjen e fundit zhvillimin e mbledhjes të Komisionit të Medias, ndërkohë që një tjetër seancë e bllokuar ka qenë ajo e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.