Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas tij procesi i negociatave është thellësisht teknik dhe kërkon përgatitje të strukturuar dhe bashkëpunim të gjerë politik dhe institucional.
TIRANË- Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka reaguar me tone të ashpra për vendimin e shkrirjes së Komisionit të Integrimit. I ftuar në emisionin ’Kjo Javë’ në News 24, Mazi theksoi se ky vendim sjell pasoja dhe mbart probleme që duhen parë me kujdes.
Gjatë fjalës së tij ish-kryenegociatori rrëzoi deklaratat e Ramës për integrimin e Shqipërisë brenda 2030 dhe theksoi se rezultatet nuk janë aq të shpejta. Mazi solli në vëmendje shembuj konkretë nga vendet e rajonit për të ilustruar sfidat e integrimit, konkretisht ai përmendi Malin e Zi dhe Serbinë. Sipas tij procesi i negociatave është thellësisht teknik dhe kërkon përgatitje të strukturuar dhe bashkëpunim të gjerë politik dhe institucional.
Mazi përfundoi duke theksuar se integrimi në BE nuk është vetëm çështje vullneti, por mbi të gjitha ndërtimi i strukturave që mund të zbatojnë atë që negociohet. Ndër të tjera ai theksoi se Marta Kos nuk duhet të japë mesazhe që ngrejnë mendjen njerëzve se do hyjmë nesër apo pasnesër në BE.
“ Shkrirja e Komisionit, për ta bërë një praktikë të gjerë, mbart një problem tjetër që duhet parë me kujdes. Ministria e Jashtme do të merret me marrëdhëniet e dy shteteve, apo vetëm më çështje të unionit? Mendimi im është që mund të jepen justifikime, por duhej të ishte siç ishte. Nuk është mirë që të ndahen. Është njësoj si të hapësh grup-kapitujsh. Sa më shumë kapituj të hapen, aq më shumë vështirësi ka për t’i mbyllur. Ekipet e mëdha duhet të jenë të specializuar. Duhet të mbyllim të paktën 1. A do të mbyllet në 2026. Unë dyshoj se mbyllet.
Integrimi varet kryesisht nga rezultatet që duhet të arrijmë ne, por edhe nga shtetet anëtare që duhet të jenë dakord që një grup kapitujsh të konsiderohet i mbyllur. Nuk është e thjeshtë të mendosh se këto probleme do zgjidhen për 2, 3 apo 4 vjet. Rezultatet nuk janë aq të shpejta.
Mali i Zi i hapi negociatat në 2012 dhe, për arsye gjeopolitike, iu hapën menjëherë 32 kapituj. Pas 13 vitesh, ka mbyllur vetëm 3. Serbia ka hapur 24 kapituj dhe ka mbyllur vetëm 2 – edhe pse ka një administratë të madhe dhe mbështetje teknike. Ky proces kërkon mbështetje të gjithanshme nga të gjitha partitë, grupet e interesit, mediat, dhe shoqëria civile. Është një përpjekje kombëtare.
Si mund të negociojmë 83 mijë faqe për dy vite? Teknikisht, e shoh shumë të vështirë. Marta Kos i sheh çështjet politikisht. Ajo do t’i bëjë qejfin elitës që e drejton dhe shteteve kandidate.
Unë do të doja që vendi im të hynte nesër në BE, por realiteti është ndryshe. Marta Kos nuk duhet të japë mesazhe që ngrejnë mendjen njerëzve se do hyjmë nesër apo pasnesër,” përfundoi Mazi.
Ilir Alimehmeti TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti ka komentuar zgjedhjet e pjesshme në bashkinë...
Yuri Kim SHBA- Yuri Kim, ish-Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë i ka dhënë fund karrirës diplomatike. Kim shërbeu si ambasa...
Dorian Teliti TIRANË- Nënkryetari i Këshillit, Dorian Teliti ka reaguar para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të mart&eum...
Brian Mast SHBA- Kongresmeni republikan në SHBA, Brian Mast, ka paraqitur një amendament në Kongresin Amerikan që synon t&eum...
Abdi Baleta TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit Abdi Baleta. Me an&...
pamje nga vendngjarja VLORË- Kreyministri Edi Rama ka ndarë pamjet e makinave të grumbulluara të Agjencisë së Aset...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë këtë të shtunë kompensimin financiar për sub...
Bledi Çuçi VLORË- I deleguari politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi ka bërë një ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme përhapjen e Inteligjencës Artificiale në sekt...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të Opozitës në lidhje me 'Diellën'. Gjat&e...