LIVE UPDATES
Politike

Shpërthimi në Lushnje, VOA: Deputeti i PS-së dyshohet për më shumë akuza se sa janë ngritur

Prokuroria e Fierit, e cila nisin hetimin mbi ngjarjen, shpalli moskompetencë, duke qenë se zoti Çela është anëtar i parlamentit. Ai dyshohet për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, ‘Ndërtimi i paligjshëm’, dhe ‘Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia’.

7 Mars 2024, 21:33 Nga h.k
Shpërthimi në Lushnje, VOA: Deputeti i PS-së dyshohet për
Foto ilustruese

LUSHNJE-Në Shqipëri, deputeti socialist Bujar Çela pritet të hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ndërsa dyshohet për tre vepra penale, lidhur me shpërthimin e ndodhur të premten e shkuar në qytetin e Lushnjës, në një magazinë në pronësi të tij, ku 2 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën, mes të cilëve dhe ai vetë.

Prokuroria e Fierit, e cila nisin hetimin mbi ngjarjen, shpalli moskompetencë, duke qenë se zoti Çela është anëtar i parlamentit. Ai dyshohet për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, ‘Ndërtimi i paligjshëm’, dhe ‘Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia’.

Ndërkohë Gjykata ka pranuar masat e sigurisë ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’, për kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë, për tre inspektorë të të tjerë të këtij Inspektoriati si dhe për inspektorin e përgjithshëm të Njësisë Bashkiake Nr. 5, Bashkia Lushnjë.

Të gjithë dyshohen për ‘shpërdorim detyre’, duke qenë se nuk kanë ushtruar kontrolle apo verifikime për punimet që po kryheshin në magazinën e deputetit socialist. Varianti i ofruar prej tyre, ka qenë se nuk kanë patur asnjë njoftim nga Bashkia për lejen e dhënë, dhe se sistemi online e kësaj bashkie kishte muaj të tërë që nuk funksiononte. Vetëm një ditë pas shpërthimit, Inspektoriati hartoi dy proces verbale ku konstatohej ndërtimi i paligjshëm dhe urdhërohej më pas, prishja e tij.

Gjykata po ashtu ka konfirmuar arrestin me burg Leonard Gjinin, pronarin e një kompanie ndërtimi e cila kishte lidhur kontratë me deputetin socialist. Zoti Gjini në deklaratën e dhënë për oficerët e policisë gjyqësore të Komisariatit të Lushnjes, ka mohuar që firma e tij të kishte nisur punimet apo të kishte angazhuar punonjës të saj.

‘Shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur. Në datën 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Cela, për ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr.200 dt.19.09.2023. Objekti kishte një vlerë prej 1.796.3280 lekë e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve.

Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhje me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktim për të kryer punime në këtë objekt. Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin kur do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve’, lexohet në materialin që oficerët e policisë gjyqësore i kanë dorëzuar prokurorisë.

Nëse Prokuroria e Posaçme, siç me gjasë pritet të ndodhë, do të pranojë çështjen, atëherë do të rivlerësohen dhe të gjitha masat e sigurisë të vendosura deri më tani, ndërkohë që do të duhet të shprehet dhe për deputetin Çela. Ky i fundit është personi ndaj të cilit janë ngritur dyshime për më shumë vepra penale se të tjerat të përfshirë aktualisht në hetime.

Në rast se do të kërkohet një masë kufizuese, me precedentin e krijuar në rastin e ish kryeministrit Sali Berisha, Prokuroria nuk do të ketë nevojë për t’ju drejtuar parlamentit. Ajo do të duhet të bëjë këtë, vetëm nëse do të vlerësojë se duhet që ta hetojë deputetin, duke e mbajtur nën ‘arrest’.

Ngjarja e Lushnjes, dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi, që furnizon pajisjet të cilat bëjnë të mundur prerjen e strukturave metalike, përmes flakës më nxehtësi të lartë. Bombulat, ishin ngjitur lart në majën e një vinçi jashtë kushteve të sigurisë në punë./VOA 

bujar cela

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet