Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama u shpreh se Shqipëria po ndryshon çdo ditë dhe se Kavaja është një shembull shumë kuptimplotë për faktin që Partia Socialiste i ka vetë në dorë edhe rezultatin pozitiv.
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vijuar me procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste, ku ndalesa e radhës ishte Kavaja.
Rama u shpreh se Shqipëria po ndryshon çdo ditë dhe se Kavaja është një shembull shumë kuptimplotë për faktin që Partia Socialiste i ka vetë në dorë edhe rezultatin pozitiv.
“Shoqëria jonë ndryshon me shpejtësi thuajse përditë. Shqipëria ndryshon çdo vit dhe Partia Socialiste nuk mund të mos ndryshojë me ritmin e shoqërisë që pastaj që Shqipëria të ndryshojë edhe më shpejtë. Kavaja është një shembull se si mosmbajtja e ritmit të ndryshimit, se si mbyllja e partisë me idenë që fitorja i takon disave dhe nuk i takon të gjithëve, se si mungesa e vetëdijes për nevojën e një vetëreflektimi të vazhdueshëm prodhon faturën e humbjes. Kavaja është një shembull shumë kuptimplotë për faktin që Partia Socialiste i ka vetë në dorë edhe rezultatin pozitiv, edhe rezultatin negativ, edhe fitoren edhe humbjen. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm edhe në raport me detyrimet që kemi këtu përsa i përket këshillit bashkiak. Më thanë që ishte bllokuar buxheti i Bashkisë. Ne mund të kemi numrat për të bllokuar buxhetin e bashkisë, por ne nuk mund të jemi bllokuesit e buxhetit të bashkisë.Këshilltarët e bashkisë janë aty për t’i shërbyer komunitetit, nuk janë aty për t’i bërë karshillëk ultrasëve të anës tjetër. Kemi bërë edhe ne shumë gjëra që po të ktheheshim mbrapa, jam i bindur që nuk do t’i përsërisnim sepse kemi mësuar shumë gjëra ndërkohë. Ashtu sikundër ne e shikojmë se sa rezultat jep kur ti bën një opozitë qorre, shurdhe dhe ku trurin e le në frigorifer kur del nga shtëpia dhe në vend të trurit përdor krahët, përdor këmbët, përdor kokën sikur të ishte një tenxhere bosh me të cilën i bie murit. Nuk funksionon. Partia Socialiste është një forcë që historikisht ka dëshmuar vullnet për të korrigjuar, apo për të rindërtuar, apo për të risjellë në jetë çka të tjerët kanë bërë shtrembër, kanë shkatërruar, apo kanë asgjësuar”, tha Rama.
Ervin Mete TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete ditën e djeshme shkoi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për tu ...
Foto ilustruese TIRANË -Negociatat mes Opozitës dhe mazhorancës kanë nisur për një marrëveshje që mund të rikt...
Kuvendi TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla shpalljen të pa...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për media ku ka folur në lidhje me &...
Foto ilustruese TIRANA- Ndryshimet e fundit ligjore që u publikuan në Fletoren Zyrtare për ligjin e prokurimeve publike janë sjellë...
Kuvend TIRANË- Procesi i aplikimeve për investimet strategjike do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2024, pas votimit n&e...
volodymyr zelensky dhe edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e djeshëm me raketa ruse në Odessa pak larg vendtak...
ilir beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kundërshtuar një faturë prej 120 mije lekë të rin...
Lili Sula TIRANË- Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula në kuadër të festës së mësuesit ka mb...
enkelejd alibeaj TIRANË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se sot n&...