LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria riafrimon të drejtën e Izraelit", Spiropali në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Në Ballkan ndikimet keqdashëse vazhdojnë përpjekjet për të destabilizuar institucionet!

Sipas saj në Ballkan vijojnë ndikimet keqdashëse që synojnë të destabilizojnë institucionet demokratike dhe të minojnë aspiratat euroatlantike. Ajo theksoi se Shqipëria beson se siguria e Ballkanit është e pandarë nga siguria e BE-së dhe NATO-s.

20 Qershor 2025, 12:26 Nga N.F
"Shqipëria riafrimon të drejtën e Izraelit", Spiropali
Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s foli në lidhje me luftërat dhe konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme që kanë ngritur shqetësime për sigurinë botërore. Spiropali u shpreh se Shqipëria qëndron në krah të Ukrainës dhe është e përkushtuar ndaj sigurisë në rajon dhe më gjerë, në përputhje me vlerat euroatlantike.

Ajo shtoi se Shqipëria ka dënuar agresionin rus dhe i është bashkuar të gjitha masave të NATO-s dhe BE-së, përfshirë sanksionet, ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Kryeparlamentarja gjithashtu ngriti shqetësimin për përpjekjet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj në Ballkan vijojnë ndikimet keqdashëse që synojnë të destabilizojnë institucionet demokratike dhe të minojnë aspiratat euroatlantike. Ajo theksoi se Shqipëria beson se siguria e Ballkanit është e pandarë nga siguria e BE-së dhe NATO-s.

Sa i përket tensioneve Iran-Izrael, Spiropali theksoi se Shqipëria riafrimon të drejtën e Izraelit dhe i bëri thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe raketave balistike. Spiropali bëri thirrje që Irani të veprojë në përputhje me detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar. 

"Ne nuk mund të qëndrojmë si vëzhgues pasiv. Shqipëria pa asnjë mëdyshje ka dënuar këtë agresion dhe i është bashkuar të gjitha masave të NATO-s dhe BE në solidaritet me Ukrainën, përfshirë sanksionet, ndihmën ushtarake dhe ndihmën humanitare. Unë pata nderin të merrja pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore për të përsëritur mbështetjen tonë të plotë dhe pa rezerva ndaj Ukrainës, por edhe për të parë nga afër realitetin e jetës nën kërcënimet e vazhdueshme dhe për tiu bashkuar thirrjes së Zelenskyt dhe liderëve të tjerë për të ndaluar këtë luftë brutale dhe për një proces domethënës që con drejt një paqe të drejtë.

Përshkallëzimi ushtarak mes Iranit dhe Izraelit vetëm e rëndon më shumë një botë të trazuar me rregulla që është nën trysni të madhe. Shqipëria riafrimon të drejtën e Izraelit dhe i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar. Një botë që po del jashtë kontrollit kërkon që ne të jemi shumë vigjilent në të gjitha frontet, përfshirë edhe rajonin tonë. Në Ballkanin  Perëndimor ndikimet keqdashëse vazhdojnë përpjekjet për të destabilizuar institucionet demokratike, të nxisni ndasitë dhe të minojnë aspiratat euroatlantike. Shqipëria beson se siguria e Ballkanit është e pandarë nga siguria e BE dhe NATO-s," u shpreh ajo.

spiropali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet