"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim...
7 Korrik...
Politike
Qeveria financoi koncertin e Kanye West, ‘Neomalsorja’: Shteti dhe llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakë
Deputetja, e cila braktisi PS-në pas protestave masive, u shpreh më tej se llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakël, ndërkohë theksoi se humbja e natyrës është humbje e Shqipërisë.
8 Korrik 2026, 14:33Nga E. D
TIRANË- Deputetja, Marjana Koçeku ka kritukuar ashpër vendimin e qeverisë për financimin e koncertit Kanye West. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Koçeku thekson se 4 milionë eurot e një stadiumi njëpërdorimsh do të duhej të ishin investuar në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.
Deputetja, e cila braktisi PS-në pas protestave masive, u shpreh më tej se llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakël, ndërkohë theksoi se humbja e natyrës është humbje e Shqipërisë.
Postimi i Koçekut:
Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta. 4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave. Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë./Dosja.al