LIVE UPDATES
Politike

Si do sillet opozita në Kuvend? Zbardhen DEBATET brenda grupit të PD! Alizoti: E kemi detyrim reagimin, të mos nënshtrohemi! Këlliçi: Të ruajmë balancat

Edhe deputeti Belind Këlliçi u shpreh kundër nënshtrimit, por theksoi nevojën për të ruajtur balancën mes reagimit politik dhe ushtrimit të së drejtës për të folur në Kuvend.

25 Tetor 2025, 12:35 Nga M.L
Si do sillet opozita në Kuvend? Zbardhen DEBATET brenda grupit të PD!
Foto ilustruese

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë në Kuvend gjatë dy seancave të javës së ardhshme, të hënën dhe të enjten. Në debatet e zbardhura nga gazetari Osman Stafa mes deputetëve demokratë, të cilët kanë theksuar se opozita duhet të reagojë nëse mazhoranca u mohon të drejtën e fjalës.

Deputeti Tomor Alizoti deklaroi se është më mirë t'i lënë të flasin sesa të nënshtrohen duke shtuar se opozita po përpiqet që në muajin e parë t'i marrin hapësirën duke e cilësuar si të patolerueshme. Edhe deputeti Belind Këlliçi u shpreh kundër nënshtrimit, por theksoi nevojën për të ruajtur balancën mes reagimit politik dhe ushtrimit të së drejtës për të folur në Kuvend.

Diskutimet:

Gazment Bardhi: Fillojmë me rendin e ditës. Siç ju kam njoftuar ka seancë të hënën dhe të enjten këtë javë. Në nisje të seancës janë për votim dy vendimet për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale. Administrata e Kuvendit sapo më ka dërguar tekstin e rishikuar për të dyja komisionet, ku shoh se janë reflektuar të gjitha amendamentet tona të dorëzuara javën e shkuar. Komisionet do jenë me barazi, bashkëkryetar dhe vendime konsensuale. Do kërkohet edhe ekspertiza e OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës dhe Komisionin e Venecias. Nëse mazhoranca i qëndron versionit të ripunuar nga administrata e Kuvendit, ne votojmë Pro.

Ndërkohe të hënën ka raportimin 5 institucionet e drejtësisë. Fillojmë me Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK, ILD, KLGJ dhe KLP. Rezolutat e mazhorancës nuk i votojmë, janë të një anëshme. Ndërkohe deputetët do të bëjnë pyetje, dhe më pas kemi kohën për diskutime nga 2 orë e 30 min për çdo institucion. Edhe në këtë seancë ata do të vazhdojnë me provokimin kundër Rregullores për të mos na lejuar ti prezantojmë pyetjet, siç vepruan seancën e kaluar. Të ndalemi këtu fillimisht për të diskutuar sesi duhet të veprojmë. Për mua është e papranueshme që ne të nënshtrohemi ndaj sjelljes së tyre, por dua të dëgjoj mendimin e grupit.

Tomorr Alizoti: Unë nuk jam radikal, besoj askush prej nesh në këtë grup. Por nuk besoj se rruga që duhet të ndjekim është të nënshtrohemi ndaj tyre. Ne kemi të drejtë të bëjmë pyetje, kemi të drejtë të flasim. Nëse na hiqen këto ne e kemi me detyrim reagimin, mos nënshtrimit, sepse po vritet thelbi i parlamentarizmit. Ata s’mund të na tregojnë ne sesi duhet të flasim, sesi duhet të vishemi. Sa sa respekt ka Edi Rama për Kuvendin e tregon me pjesëmarrjen në Kuvend. Ne jemi deputetë të opozitës, duke mbrojtur të drejtat tona mbrojmë parlamentarizmin. Unë nuk e mirëkuptoj dot askënd që thotë të mos reagojmë se pastaj ata na lenë të flasim. Fasadë në Kuvend ne nuk bëhemi dot. Duhet reagim, madje i fortë, që të gjithë të mësojnë që Shqipëria ska parlamentarizëm. Heshtja jonë është bashkëfajësi me ta në vrasjen e pluralizmit.

Belind Këlliçi: Unë mendoj se duhet të ruajmë një balancë mes reagimit dhe nevojës për të folur. Edhe unë nuk jam që të nënshtrohemi, por të gjejmë një zgjidhje sesi arrihet kjo pa humbur mundësinë për të folur.

Tomorr Alizoti: Më mirë të mos lenë të flasin sesa të nënshtrohemi. Ata po përpiqen që muajin e parë të na marrin hapësirën tonë. Kjo është e patolerueshme.

Luciano Boçi: Edhe unë mendoj që nuk duhet të nënshtroheni dhe duhet të ruajme koherencën në qëndrimet tona. Smund të ketë seancë nëse deputetët nuk lejohen të bëjnë pyetje. Nuk nuk mund dhe nuk duhet ti ikim këtij qëndrimi. Ndryshe dorëzohemi dhe mandatet tona janë të pavlera. Kryeministri shpërfill Kuvendin, Ministrat shpërfillin Kuvendin, atëherë çfare vlere kanë mandatet tona ku nuk ushtrojmë dot kontroll parlamentar. Unë jam që ne duhet të jemi solidar me njeri tjetrin mbi të gjitha dhe të mbështesim njëri tjetrin.

Flamur Noka: Miq, ne jemi deputetë të opozitës dhe opozita ka disa të drejta që ne nuk i lëshojmë kurrë. Një rregull që vepron prej 35 vitesh në Parlament nuk mund të na diktojë Niko Peleshi dhe Taulant Balla një gjë ndryshe tani. Ne jemi ne Kuvend për betejë, jo për nënshtrim. Kushdo që mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000 euro apo kollare 2000 euro, dhe për të bërë foto në foltore, asnjë lidhje nuk ka me nevojën që kanë qytetarët për përballje, për rezistencë, për betejë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa janë të drejtat tona. Të drejtat tona do ti mbrojmë. Nuk nënshtrohemi. Kush ka frikë nga përballja, dëshiron të nënshtrohet, të vazhdojë por kjo ska asnjë lidhje me opozitarizmin.

Klevis Balliu: Mendoj që nuk duhet ta lejojmë që ata të na heqin të drejtat që na njeh rregullorja. Kush është Taulant Balla të na tregojë ne sesi duhet të flasim dhe se cfarë duhet të pyesim. Pyetjet nuk lexohen, prezantohen për publikun dhe atë e bën deputeti. Në çdo seancë sajojnë një provokim të ri. Nëse e leshojmë tani bëhemi fasadë në Kuvend, dhe Edi Rama këtë don një opozitë fasadë në Kuvend.

Luan Baçi: Edhe unë nuk jam për nënshtrim, por duhet të jemi më të kujdesshëm. Duhet të jemi më pak emocional.

Sali Berisha: Secili prej nesh ka karakterin dhe emocionin e tij, por një gjë duhet të bashkojë secilin opozitar: Respekti për Rregulloren e Kuvendit. Në 35 vite deputetët kanë prezantuar pyetjet. Precedenti parlamentar është ligj dhe nuk mund të ndryshohet sipas qejfit nga krimineli Taulant Balla. Ushtari i bandave që na udhëzon ne si opozitë sesi duhet të sillemi. Kush është ai kriminel të na mohojë ne të drejtat që opozita i ka fituar në 35 vjet. Jo zotërinj deputetë, rrugë tjetër përveç reagimit ne nuk kemi.

Kush thotë të nënshtrohemi presionit të kriminelëve në qeveri, që ata mbyllkan seancën pa lejuar debat, i jep mesazhin më të gabuar votuesve tanë. Kurrë nuk mund të pranojë opozita nënshtrimin, ndryshe kot që shkojmë në Kuvend. Asgjë më shumë sesa na njeh rregullorja nuk kemi kërkuar, kurrë asnjeherë. Por ato që na jep rregullorja ne nuk i lëshojmë. Janë pjesë e misiomit tonë. Po si mund të ngrihet një kukull Kryetar Kuvendi dhe ti përgjigjet çdo kërkesë pervese të një krimineli si Taulant Balla. Asnjë nga seancat nuk është prishur për shkak të opozitës.

Nëse opozita ka si qëllim të prish seancat, të mos lejojë funksionimin normal të Kuvendit, atë e shpall publikisht dhe e kemi bërë Legjislaturën tjetër. Në këto seanca asnjë qëllim të tillë nuk kemi patur, ata kanë provokuar dhe prishur seancat plenare. Përgjegjësinë për funksionimin normal të Kuvendit e ka mazhoranca, jo opozita. Mazhoranca duhet të respektojë opozitën, të respektojë Rregullon. Është detyrë e Kryetarit të Grupit që të reagojë sa herë që kriminelët në pushtet i mohojnë një të drejtë një deputeti të opozitës. Nëse kryetari nuk e bën këtë nuk është në lartësinë e besimit tonë. Prandaj kryetari i grupit ka bërë atë që ka për detyrë ky grup, të mbrojë Rregulloren e Kuvendit.

Ndryshe ne jemi një opozitë fasadë në Kuvend dhe kjo s’mund të ndodh kurrë. Do Niko Peleshi të paralizojë Kuvendin, ta bëjë, por nuk është Kryetar Kuvendi, është një mjeran i marrë peng. Prandaj reagimi është rruga e vetme kur shkelet Rregullorja apo kur opozitës i mohohet një e drejtë që e gëzon 35 vjet. Ne duam normalitet por të vërtetë me Rregullore të respektuar. Normaliteti me Rregullore të shkelur është i rremë, është fasadë dhe ne nuk mund ta pranojmë kurrë.

Gazment Bardhi: Mirë atëherë meqenëse nuk ka mendim kundër, ky është qëndrimi i grupit. Pikë e fundit e rendit të ditës janë problemet e zgjedhësve, ju lutem ngrini shqetësime të zonave tuaja./ Dosja.al

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen