All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

'Situata e përmbytjeve tregon dështimit total të kësaj qeverie'/ PL: Dëmshpërblimi i banorëve është urgjent, të shpallet gjendja e emergjencës në zonat e përmbytura

Ajo tha se për vite me radhë janë shpërdoruar miliarda lekë për projekte fantazmë, paratë e taksapaguesve janë shpërdoruar për koncesione, inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe afera korruptive.

12 Janar 2026, 15:14 Nga E.d
All - Paragraf - 1

 

'Situata e përmbytjeve tregon dështimit total të kësaj
Jasmira Memelli

 

TIRANË- Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli ka deklaruar ditën e sotme se situata e përmbytjeve në vend, tregon dështimit total të kësaj qeverie. Përmes një deklaratë për mediat, Memelli kërkoi dëmshpërblimin urgjent të banorëve, të cilët janë prekur nga kjo situatë si dhe shpalljen e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura.

Ajo tha se për vite me radhë janë shpërdoruar miliarda lekë për projekte fantazmë, paratë e taksapaguesve janë shpërdoruar për koncesione, inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe afera korruptive.

Ndërkohë që kanalet kulluese, argjinaturat dhe infrastruktura mbrojtëse janë lënë në mëshirë të fatit. Memelli u shpreh se Shqipëria ka nevojë për institucione që parandalojnë krizat, jo që shfaqen vetëm pasi dëmi është bërë. Në fund, ajo tha se kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet moral për të folur për menaxhim krizash.

 

Deklarata e PL

Situata e përmbytjeve në Shqipëri është pasqyra më brutale e dështimit total të kësaj qeverie për të mbrojtur qytetarët dhe pronën e tyre. Çdo vit, me të njëjtën arrogancë dhe papërgjegjshmëri, qeveria lë mijëra familje të përballen të vetme me pasojat shkatërruese të përmbytjeve, pa asnjë plan real parandalimi dhe pa asnjë reagim serioz emergjent.

Banorë të zonave të tëra janë sot të izoluar, shtëpi të shkatërruara, biznese të falimentuara, toka bujqësore të mbuluara nga uji dhe balta, ndërsa institucionet shtetërore kufizohen vetëm në deklarata boshe dhe propagandë mediatike.

Për vite me radhë janë shpërdoruar miliarda lekë për projekte fantazmë, paratë e taksapaguesve janë shpërdoruar për koncesione, inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe afera korruptive, ndërkohë që kanalet kulluese, argjinaturat dhe infrastruktura mbrojtëse janë lënë në mëshirë të fatit. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore , por fatkeqësi qeveritare.

Qeveria mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mungesën e investimeve, për keqmenaxhimin e territorit, për betonizimin e pakontrolluar dhe për injorimin e paralajmërimeve të përsëritura nga ekspertët dhe komunitetet lokale. Në solidarizim të plotë me qytetarët në zonat e përmbytura, Partia e Lirisë kërkon:

Dëmshpërblim të menjëhershëm dhe të plotë për të gjithë banorët e prekur, pa burokraci dhe pa vonesa të qëllimshme. Shpalljen e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura dhe mobilizimin real të të gjitha strukturave shtetërore.

Transparencë të plotë mbi fondet e emergjencave dhe mënyrën se si janë shpenzuar deri më sot si dhe përgjegjësi politike dhe ligjore për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë situatë përmes neglizhencës dhe korrupsionit. Qytetarët nuk mund të vazhdojnë të paguajnë çmimin e paaftësisë dhe arrogancës së kësaj qeverie.

Shqipëria ka nevojë për institucione që parandalojnë krizat, jo që shfaqen vetëm pasi dëmi është bërë. Kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet moral për të folur për menaxhim krizash.
Justifikimet dhe premtimet boshe nuk pinë më ujë. Dëmshpërblimi i banorëve është i domosdoshëm dhe duhet të jete i menjëhershëm./Dosja.al

jasmira memelli pl shqipëria

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria