LIVE UPDATES
Politike

Skema e re e pensioneve/ Balluku: Ulja e informalitetit, një pikë kyçe! Është bërë një propagandë dezinformuese

Ajo shtoi se në takimet e zhvilluar me pensionistët janë dëgjuar të gjitha shqetësimet.

29 Tetor 2024, 13:22 Nga M.B
Skema e re e pensioneve/ Balluku: Ulja e informalitetit, një pikë
Belinda Balluku

FIER- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në takimin e zhvilluar për pensionet në Fier, foli për skemën për të luftuar informalitetin. Balluku tha se gjatë kësaj kohë është bërë një propagandë dezinformuese. Ajo shtoi se në takimet e zhvilluar me pensionistët janë dëgjuar të gjitha shqetësimet.

"Unë dua ta shpreh në emër të të gjithëve, pasi kam pasur një javë intensive me takime me moshën e tretë, që është nder për fierakët të të gjithë qarkut, pa përjashtuar këtu lushnjarët, patosarakët, roskovecarët, divjakasit apo edhe mallakastriotët që përfaqësohen sot këtu që t’ju kenë dhe të diskutojmë për një çështje kaq të rëndësishme dhe që ky diskutim publik i cili ka nisur që javën e kaluar të nisë sot me ju dhe të materializohet këtu në qarkun e Fierit.

Qarku i Fierit është një qark ku gjatë vitit 2023 kemi konstatuar një numër prej 80 mijë e 709 pensionistësh të cilët gjatë vitit 2024 kanë arritur në shifrën 82 mijë e 342 pensionistë, domethënë me një rritje shumë të madhe, prej të cilëve 13 mijë e 118 janë pensione fshati dhe 57 mijë e 587 janë pensione urbane. Sipas llojit të pensionit jemi të ndarë në 70 mijë e 988 pensione pleqërie, ku 59 mijë e 8 janë pensione urbane dhe 11 mijë e 980 janë pensione fshati. Janë 5803 pensione invaliditeti, nga të cilat 5087 janë pensione invaliditeti qyteti dhe 716 fshati. Dua të theksoj që vetëm për pensionet e mësipërme për rajonin e Fierit janë 15.3 miliardë lekë në vit ose 155 milionë euro në vit të disponuara.

Në ndërkohë, që siç ju thashë unë kam bërë takime në grupe më të vogla dhe kam diskutuar me pensionistët, kam dëgjuar të gjithë problematikat që ata më kanë listuar, jua kam përcjellë edhe ju. Nga ana tjetër jam munduar të jem sa më e qartë, sa më preçize në përgjigje përsa i përket çështjeve që i shqetësojnë apo edhe dizinformimit, siç është rasti i 4.1 indeksimit të pensionit që fatkeqësisht është bërë një propagandë dizinformuese, duke thënë se bëhej fjalë për rritjen e vitit 2024, çka nuk është e vërtetë. Është thjesht një instrument financiar i cili përdoret çdo vit për të mitiguar inflacionin dhe këtë e kemi sqaruar me njëri-tjetrin.
Në ndërkohë çështjet që janë ngritur janë të shumta, duke nisur nga reforma e vitit 2014 dhe duke vazhduar pastaj me të gjithë problematikat që kanë të bëjnë me vitet e pensionit, pra vitet e plota dhe çfarë është pensioni i plotë, ai i 38 viteve. Apo edhe problematika të tjera që kemi me shumë profesione edhe të një vështirësie të veçantë që kanë qenë në qarkun e Fierit. Do ndalem vetëm për një moment edhe tek pensionet suplementare që kemi në këtë qark, duke ditur se qarku i Fierit është një nga qarqet më të rëndësishme përsa i përket industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, asaj të naftës. Kështu që këtu është aplikuar edhe statusi i naftëtarit, i cili përfshin 6000 pensione suplementare dhe nga ana tjetër ne ja kemi dalë dhe kemi arritur që tashmë të implementojmë moshën 60 vjeç, pra 5 vjet më herët daljen në pension për këtë profesion kaq të vështirë krahasuar me moshën zyrtare të daljes në pension.

Për të thënë të drejtën Kryeministër, dua të theksoj një fakt që mes këtyre njerëzve që ndodhen këtu në sallë dhe shumë prej tyre që nuk janë këtu sot në sallë, ka njerëz të cilët kanë kontribuar edhe në sektorë të rëndësishëm të vendit, siç mund të jenë pikërisht këto të naftës, apo edhe sektorë të tjerë bujqësorë, por që kanë njohje të thella ekonomike pasi kanë qenë drejtues të financave, të ndërmarrjeve të ndryshme dhe janë shumë të qartë sesi funksionon skema, kush janë problemet që skema ka, çfarë duhet të bëjmë ne për të ulur sa më shumë informalitetin përsa i përket kontributit në skema që vjen nga krahu i punës sot dhe nuk dua të them që janë habitur, pasi unë kam një vlerësim të jashtëzakonshëm për intelektin dhe për të gjithë kontributin e moshës tonë të tretë, por nga ana tjetër me të vërtetë më ka ndihmuar dhe mua me të gjithë imputet që më kanë dhënë për të qartësuar pozicionin tonë dhe për të adresuar edhe ato shqetësime që ndoshta ne nganjëherë nuk i kapim, por që i kanë shumë të qarta shokët, gjyshërit dhe gjyshet që janë këtu sot në sallë. Unë do ta mbyll këtu sepse ju mua më keni dëgjuar, por jeni këtu për Kryeministrin padyshim, edhe për kolegët e mi, të cilët po punojmë mbi këtë skemë për të zgjidhur gjithë problematikën dhe padyshim për të rritur pensionet," tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen