Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
"SPAK po sulmohet nga qeveria"/ Basha: Qeveria ka hyrë në ankth
Basha është ndalur tek çështjet e drejtësisë, ku solli në vëmendje, informacionin që u dha gazetarëve një javë më parë për përpjekjen sipas tij të qeverisë për të sulmuar drejtësinë.
26 Janar 2024, 17:23Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Lulzim Basha, Kryetari i Partisë së Vulës ka folur pasditen e sotme për mediat lidhur me disa çështje të aktualitetit. Basha është ndalur tek çështjet e drejtësisë, ku solli në vëmendje, informacionin që u dha gazetarëve një javë më parë për përpjekjen sipas tij të qeverisë për të sulmuar drejtësinë.
Basha shprehu mbështetje pa kushte për punën e SPAK.
Basha:Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucioneve të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun.