26 Janar 2024, 15:01
Nga N.F

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako që prej orës 12:00 ndodhet në Gjykatën e Posaçme, ku vijon seanca paraprake. Ish-zyrtari i lartë përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.
Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.
Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.
vangjush dako gjkko
Politike
26 Janar 2024, 14:23
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për gazetarët, ditën e sotme u pyet n&...
Politike
26 Janar 2024, 14:13
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i opozitës, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit foli për a...
Politike
26 Janar 2024, 14:09
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar bllokimin që deputetët e Opozitës i bënë ko...
Politike
26 Janar 2024, 12:59
M.B
Damian Gjiknuri
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka folur për mediat pasi u mirat...
Politike
26 Janar 2024, 12:48
M.B
Komisioni për Reformën Zgjedhore online
TIRANA- Teksa mbledhja u zhvillua online, bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedho...
Politike
26 Janar 2024, 12:43
M.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka folur në nisje t...
Politike
26 Janar 2024, 12:21
I.A
Komisioni
TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme online, pasi deputetët e opozit&eum...
Politike
26 Janar 2024, 11:57
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një deklara...
Politike
26 Janar 2024, 11:57
I.A
Ergys Verdho
TIRANË- Drejtori i Korporatës Energjitike Shqiptare Ergys Verdho ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Burime p&eu...
Politike
26 Janar 2024, 11:33
I.A
Arben Kacorri
TIRANË- Drejtori i Monitorimit dhe Mbikqyrjes në Agjencinë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve te...