22 Prill 2023, 17:54
Nga F.M
Adriatik Hoxha
DURRËS- Adriatik Hoxha, kampioni e rekordmeni kombëtar në hedhjen e gjyles, përfaqësues i Shqipërisë në lojërat olimpike Londër 2012, është njëherazi një zë kritik për atë që po ndodh sot me atletikën shqiptare. Në një rrëfim për Euronews, Hoxha tregon se edhe pse njihet si mbretëresha e sporteve, atletika në qytetin e Durrësit po shkon drejt shuarjes. Kjo për faktin se sipas tij, shumë disiplina nuk ekzistojnë më dhe se ata pak sportistë që kanë mbetur, stërviten në kushte skandaloze.
Hoxha u shpreh se nuk kanë një dhomë ndërrimi, një vend ku të vendosin sendet personale dhe se stërviten nën diell e nën shi, vetëm me një gjyle të blerë vetë nga sportistët.
“Nuk dua t’i përmend shumë këto problematikat e kushteve, sepse siç i patë edhe ju janë skandaloze. Unë kam shkuar në olimpiadë me një bosht shtange dhe ai i blerë me buxhetin tonë dhe me një gjyle të vetme”, tha Hoxha për Euronews.
Në këto kushte, pa mbështetje dhe vëmendje, edhe pse është konsideruar “mbretëresha e sporteve”, atletika dhe disiplinat e saj rrezikojnë të zhduken. Këtë pohon trajneri i Adriatikut, profesor Emin Kosturi.
“Ka pasur sportistë të një niveli të lartë në të gjitha disiplinat e atletikës pa përjashtim, që sot për fat të keq nuk ekzistojnë. Ne kemi mbetur një numër shumë i vogël trajnerësh, unë bashkë me 2 kolegë të mitë, që kemi 2-3 sportistë me të cilët marrim pjesë në gara ndërkombëtare. Me këto kushte që ne kemi sot, atletika e Durrësit është përfundimisht e shkrirë. Sot ka arrit puna, që nuk ekziston fare asnjë terren. Duke mos pasur terren nuk ka as të ardhme përpara,”- tha Kosturi.
Të rinjtë nuk kanë më interes për këtë sport dhe si arsye Kosturi sheh vetëm neglizhencën e instancave vendore.
“Unë mendoj që shkaku kryesor është mosinteresimi i organeve përkatëse që merren me sportin. Infrastruktura është baza kryesore për të tërhequr të rinjtë. Nëse unë kam një fushë, një palestër, një kënd për hedhje atëherë edhe fëmijët do të vinin më shumë. Nuk është e thënë se të gjithë ata që do vijnë do bëhen sportistë, por ata duhet të vijnë ta njohin atletikën, sepse pa atletikën nuk mund të ketë sport tjetër”, përfundoi Kosturi.
adriatik hoxha
Sport
22 Prill 2023, 17:55
GJERMANI - Humbje e rëndë e Bayern Munchen në Mainz, që pritet t’i kushtojë kreun e renditjes djemve të Tho...
Sport
22 Prill 2023, 17:42
TIRANE - Pas dy fitoreve radhazi, Laçi u ndal në sfidën e luajtur në kompleksin e Partizanit ndaj Egnatias. Kurbinasit nuk shkuan për...
Sport
22 Prill 2023, 17:30
SHBA - Legjenda e UFC, Nate Diaz u përfshi në një sherr rruge së fundmi në New Orleans teksa u filmua duke luftuar me një amator. ...
Sport
22 Prill 2023, 13:37
SHBA - Inter Miami, skuadra në të cilën ish-futbollisti anglez, David Beckham, është pronari i shumicës së aksioneve, ka zg...
Sport
22 Prill 2023, 13:17
UKRAINE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, është gjithçka dhe pike referimi në skuadrën ukrainase. Ai ka ekzek...
Sport
22 Prill 2023, 12:50
ANGLI - Thomas Tuchel, Graham Potter, Bruno Salter dhe Frank Lampard, kanë qenë tashmë në pankinën e Chelseat këtë...
Sport
22 Prill 2023, 12:36
SPANJE - Roberto Firmino do t'i japë fund periudhës së tij tetëvjeçare te Liverpool në fund të sezonit,...
Sport
22 Prill 2023, 12:24
ANGLI - Jamie Carragher, ish-mbrojtësi anglez, ka konsideruar se Arsenalit do t'i duhet një "mrekulli" për të fituar titullin e Premier Leag...
Sport
22 Prill 2023, 09:45
ITALI - “Magic” Maignan duket se nuk është prekur fare nga periudha e gjatë e mungesës dhe sërish po performon shkël...
Sport
22 Prill 2023, 09:30
ANGLI - Në këtë moment “Topçinjtë” ndodhet në vendin e parë të renditjes me 75 pikë të...