22 Prill 2023, 09:30
Nga DOSJA
ANGLI - Në këtë moment “Topçinjtë” ndodhet në vendin e parë të renditjes me 75 pikë të grumbulluara, me vetëm 6 ndeshje para përfundimit të sezonit. Në vendin e dytë janë kampionët në fuqi të Manchester Cityt, të cilët kanë 70 pikë, por edhe dy ndeshje më pak.
“Qytetarët” po u fryjnë në shpinë Arsenalit, por Thierry Henry, kampion me “Topçinjtë” në vitin 2004, ka dashur t’u dërgojë një mesazh futbollistëve të trajnerëve Mikel Arteta. Francezi beson se Arsenali duhet të lërë mënjanë emocionet dhe të luajë pa presion në 6 ndeshjet e fundit.
“Nga këndvështrimi i Arsenalit, që në fillim të sezonit kam thënë që titulli nuk fitohet me emocione. Mund të fitosh Kupën, Champions League, ndoshta edhe Kupën e Botës, por në 38 ndeshje nuk duhet kesh emocione. Mund ta ndjesh emocionin që vjen, por mos u trego emocional, ka një ndryshim.
Qëndroni të qetë, ne jemi akoma përpara Man.City, duhet të largohen ana emocionale e lojës dhe të fokusoheni në atë që duhet të bërë. Ne jemi ende përpara”,- tha Henry, cituar nga goal.com.
Thierry Henry (45 vjeç) nuk hezitoi të përgjigjej kur u pyet se me cilin trajner do të dëshironte të punonte në karrierën e tij. Legjenda e “Topçinjve” u shpreh: "Mourinho. Sepse do të kisha dashur që ai të më trajnonte ndonjëherë. Ai nuk kishte frikë të hiqte një lojtar nga fusha kur nuk luante. Ndonjëherë më duhej për këtë,"- tha Thierry Henry, për CBS.
Mirëpo, ish-sulmuesi u vu në një situatë “delikate”, në emisionin e organizuar nga CBS Sports, kur u pyet nga Kate Abdo, nëse a do të kishte shkuar ai te rivali i madh i “Topçinjve”, në këtë rast Tottenhami, me një pagë të trefishtë.
Përgjigja e Henrit erdhi shpejt dhe ishte e qartë. "Unë po largohem! Në fakt, nuk po bëj shaka. Jo. Unë pata mundësinë dhe refuzova. Pikërisht siç thatë ju. Unë nuk do të them asgjë," tha Thierry Henry në CBS.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Prill 2023, 09:15
ANGLI - Vendimi befasoi të gjithë botën e futbollit, pasi gjermani ishte ende kontratë deri në verën e vitit 2024. Shtatë mua...
Sport
22 Prill 2023, 09:10
BRAZIL - Braziliani, i konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë në botë në atë kohë, u befasua kur u krahasua ...
Sport
22 Prill 2023, 09:00
ARABIA SAUDITE - Portugezi vuri dorën në zonën e tij gjenitale, ndërsa fansat thërrisnin emrin e Lionel Messit, një gjest i pap&...
Sport
22 Prill 2023, 08:30
ANGLI - United pati një nga ndeshjet më të këqija të sezonit, u tërhoq zvarrë nga Sevilla dhe humbi një ...
Sport
22 Prill 2023, 08:10
ANGLI - Piers Morgan, një gazetar britanik që mban një marrëdhënie miqësore me Cristiano Ronaldon, iu drejtua rrjeteve sociale p...
Sport
22 Prill 2023, 07:45
FRANCE - Sergio Ramos, ish-mbrojtësi spanjoll dhe qendërmbrojtësi i Paris SG, këtë të premte ka kritikuar seriozisht Elon Musk, ...
Sport
22 Prill 2023, 07:30
FRANCE - Në Angers, Paris Saint-Germain po teston kampionatin francez dhe mbyll ndeshjen në 2-0 në pjesën e parë.
Yl...
Sport
22 Prill 2023, 07:15
FRANCE - “Ka zhgënjim, fituam, jemi përpara, por nuk mund të luajmë vetëm në pjesën e parë. Zemërimi ish...
Sport
22 Prill 2023, 02:10
FRANCE - Në një sezon ideal, PSG nuk do të kishte luajtur kurrë këtë të premte në Angers. Nëse do të isht...
Sport
22 Prill 2023, 01:43
ANGLI - E pabesueshme dhe megjithatë plotësisht e vërtetë, me një skenar futbolli të nxjerrë nga faqet më të arta...